Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën me dije se ka regjistruar një rritje rekord të të ardhurave për 9 mujorin e vitit 2019.
Sipas kësaj drejtorie, të ardhurat për periudhën janar – shtator 2019 kapën shifrën 1 445 364 000 lekë kurse në vitin 2018 ishin, 1 316 393 000 lekë.
Sipas raportimeve të shifrave zyrtare, në këtë nëntëmujor ky tregues u rrit me 10% ose në vlerë 128 971 000 lekë më shumë se në 2018.
Gjithashtu numri i shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar- shtator 2019, u rrit në 1 491 475 kundrejt 1 290 994 që ishte në vitin 2018. Kjo shifër rezulton me mbi 200 mijë shërbime më shumë ose 15% më e lartë se vitin e kaluar.
e.ll./dita
