DPT: Dëmi i konstatuar si rezultat i evazionit 16.1 mld lekë

Bora Basholli

Gjatë vitit 2018, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm si rezultat i krijimit të skemave mashtruese. Në raportin vjetor të Tatimeve, rezulton se rastet e konstatuara kapin vlerën e 16.1 mld lekëve. Nga ana tjetër dhe detyrimet që shteti ka ndaj biznesit ka shënuar një rritje duke shkuar në 107.7 miliardë lekë.

16.1 mld është shuma e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si rezultat i skemave mashtruese gjatë vitit 2018.

Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dëmi më i madh është konstatuar nga fshehja e të ardhurave me një shumë prej 6,5 mld lekë e ndjekur nga mospagesa e taksave me 5.4 mld dhe  krijimi i skemave abuzive me rimbursimin e TVSH-së.

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka referuar në prokurori 308 çështje, ku Tirana mban pjesën më të lartë të rasteve.

Në raportin e Drejtorisë së Tatimeve theksohet ndër të tjera se në zbulimin e skemave mashtruese kanë luajtur rol edhe denoncimet e qytetarëve, nga të cilat 30% kanë rezultuar të sakta.

Nga ana tjetër dhe detyrimet që shteti ka ndaj bizneseve vazhdon të mbetet i lartë. Shifra sipas raportit shkon në 107.7 mld, me një rritje prej rreth 12 miliardë lekë.

Në stokun e borxhit të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe me 37%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 28%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% dhe TAP me 1%.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte shteti mesjetaro-hajdut qe ka ndertuar piktori zhgarravites Rama,por qe na i shet per shume te sukseseshem!
    Rama eshte nje mashtrues dhe i pa afte te beje shtet dhe duhet te qerohet nga qeveria nje ore e me pare!
    Rama eshte fatkeqesia e Shqiperise prandaj u ka dhene zemer edhe krimineleve te tjere si Berisha dhe Basha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *