Dr.Kosova, urtë e butë e plot tigani

redaktor

Kur Lulzim Basha nisi fushatën e tij si kandidat për bashkinë e kryeqytetit, kryeministri Berisha qëndroi larg dhe nuk u pa gjëkundi. Ekuacioni ishte i thjeshtë: Kandidatit që do ta braktiste politikën e madhe për t’iu kushtuar Tiranës, i mjaftonte imazhi i vulosur i tij si kanakar i Berishës, ndaj do ishte e tepërt prania e kryeministrit. I cili më shumë do t’i hiqte vota, se do t’i shtonte.

Katër vjet më pas, kandidati Halim Kosova ka të njëjtën sindromë. Dhe jo më kot. Basha duke qenë një kopje e zbehtë e origjinalit Berisha, edhe afatin e skadencës dhe oksidimit e ka shumë më të vogël. Sigurisht, është e paimagjinueshme që një kryetar bashkie në ikje, që ka bërë zero punë në kryeqytet, të bëjë fushatë përkrah kandidatit për pasardhës. Edhe një herë që ishin së bashku në një takim, dr.Halimi “doli nga reshti” dhe tha se vetë Basha duhet të japë llogari pse s’mbajti premtimet; e madje se ai do plotësonte jo vetëm premtimet e tij, por edhe të Bashës.

Fushata ka nisur ndërkaq, edhe pse data zyrtare është 22 maji. Ideja fillestare se Halim Kosovës nuk ke çfarë t’i thuash, përveç faktit që e ka kandiduar partia e gabuar, po venitet me shpejtësi. Merita e parë, faktikisht i shkon vetë kandidatit. Por edhe fushatës që si koncept garimi politik, t’i nxjerr të palarat edhe sikur mos të duash. Dhe duke hequr mënjanë faktin që Kosovën e ka nxjerrë si kandidat një parti e diskretituar e një ish kryetari dhe kryetari, ku të dy janë njësoj në pikiatën e pëlqimit të publikut, doktori ka dy dobësi themelore.

profili halimiE para, ligjërimi i tij politik dhe komunikimi me votuesin është në një nivel kaq të ulët, sa ka surprizuar për keq edhe më entuziastët. Si kur rrëfen historinë e disa këlyshëve qensh në shtëpi, si kur flet për ndihmën që i dha një mik zviceran para njëzet vitesh për të ngritur klinikën e tij private, si kur u kërkon votën grave meqë i ka ndihmuar të lindin (dhe fëmijëve, që i ka lejuar të lindin), apo dhe vetë kolegëve të tij mjekë (?!); në të gjitha rastet, dr.Kosova bën muhabet dhe padyshim shpalos aurën e babaxhanllëkut, por nuk premton asgjë. Po, ka premtuar një spital bashkiak, dhe ka deklaruar se kur të fitojë, nuk do ketë frikën të trokasë në derën e kryeministrit (Rama) për projekte të përbashkëta për të mirën e qytetit.

Për shkak të kësaj mospërvoje, fjalë të thëna ashtu njerëzishëm, por pa asnjë “kolaudim”, janë shndërruar në listën e gafave të fushatës. Madje edhe kur ato kanë të vërtetën brenda.

E tillë ishte deklarata se po të kishte dashur të vidhte kur ishte ministër, në një muaj do siguronte fitimet e 20 viteve, por nuk deshi vetë. Pra, kolegët e tij ministra të PD-së, që kishin vite në post, kanë bërë kërdinë?

Dr.Kosova nuk iu kthye më asaj historie, por këtu vijmë tek momenti i dytë i dyshimtë i fushatës së tij: Ajo që deri pa më parë, nënvizohet si aftësi e tij për të qenë menaxher i suksesshëm spitalor, përveçse mjek i respektuar.

Xhelozitë profesionale janë të kuptueshme, ndaj nuk është e udhës t’i japim oksigjen thashethemeve se dr.Kosova thjesht ka bërë rutinën me ndihmën e aparaturave të shtrenjta: ka ndjekur ecurinë e barrës së nënave dhe në ca raste edhe ka bërë diagnoza të gabuara. Pra, cilësinë e tij profesionale e lëmë mënjanë. Por aftësitë menaxheriale, e aq më tepër shfrytëzimin e postit afatgjatë si drejtor spitali, nuk mund t’i lëmë dot mënjanë. Si lindi klinika private gjinekologjike në Tiranë, pronë e tij? Thotë Dr.Halimi për “Opinion”:

“…Kur u hap këtu në Shqipëri mundësia për të punuar edhe si mjek privat, atëherë unë i thashë (mikut tim zviceran): tani kam nevojë për ndihmën tënde. Pse? Se rroga filloi të mos mjaftonte më për shtëpinë dhe për punët e përditshme. Dhe para çdo mjeku kishte dy mundësi: ose t’i shtrinte dorën pacientit, që ishte rruga më e lehtë, por jo e ndershme, ose të punonte pasdite, pasi doli ligji që mund të punoje edhe privat. Unë zgjodha këtë rrugën e pasdites”.

Rruga e pasdites, siç shumë e shumë dëshmitarë në vite e dinë, është që vizitat e paradites në spitalin shtetëror pa kushte, pa aparatura dhe me shërbim skandaloz, të kalonin pasdite në klinikën private me pagesë. Histori e njohur. Dhe po ashtu, njësoj i njohur fakti që askush nga mjekët e famshëm me klinika private, nuk heqin dorë nga puna në shtet, pavarësisht se siç thotë kandidati, “rroga filloi të mos mjaftonte më”.

kosova4Përse? Edhe pse ministri i Shëndetësisë duhej të kishte folur shumë më herët, dhe duket qartë se deklaratat e djeshme i ka bërë për të ndihmuar fushatën, ai konstatoi se materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ishte keqmenaxhuar nga dr.Kosova; barna të skaduara, aparatura të blera ose të dhuruara që trajtohen si pronë; pajisje, shtretër spitalorë etj, që nuk dihet nga venë sepse asnjëherë s’ka patur procesverbale… Dhe zbukurim lulishtesh në oborrin e spitalit dhe ca suva, llaç e tulla për të prishur syrin e keq.

Del se me klinikën e tanishme që vlerësohet 2.6 milionë euro, dhe me aksione të tjera në biznesin e ilaçeve, Dr.Kosova nuk ka ndenjur larg pushtetit, por i ka ardhur rrotull atij në distancë sigurie. I ka bërë hyzmetin çdo qeverie, ka shfrytëzuar mirë e mirë kosheren shtetërore me mjaltë të pafundëm dhe një ditë të bukur, kur e ftuan në politikë sepse të gjithë u diskretituan dhe duheshin ca figura babaxhanësh, ai kujtoi se gjithçka do ishte harruar.

Për të thënë të vërtetën deri në fund, mbase asgjë nga këto vëzhgime “me lupë” nuk do kishte ngjarë nëse Dr. Urtë e Butë e Plotë Tigani do vazhdonte dypunësimin e tij të artë pa u afruar aq afër zjarrit të politikës sa t’i përcëlloheshin qepallat. Tek e fundit, për fëmijën që vjen në jetë prindi jep gjithçka, mjaft që fundi i jetë i lumtur. Por ironia qëndron gjetkë: të mendosh se Dr.Kosova, ishte më e mira që mund të bënte PD-ja këto zgjedhje…

Share This Article
19 Comments
  • …Halimi eshte model i korrupsionit…ha e vidh e mos u ni…o te hengte mortja mor halimi yne…po cfar e di ti popullin budalla…?….

    • halimi eshte pa lidhje me ate qe po ben fiks si basha !! q ne keto 4 vite ska bere asgje dhe ky ska per te bere gje thjeshte do vazhdoj te vjedhi ! keto te pd-se kshu jan zakonisht

    • urte e but e beri nje investim 2.6 milion euro dhe tashi po kerkon te mari leket e bashkise dhe te bej nje spital privat te madhe dhe te bej lek pa fund !!!

    • e cfar mund te presim nda keta 2 njerez qe jane simbol i korupsjonit njeri vjedh krevatet e spitalit tjetri nuk le gje pa vjedh

    • po te drejte ka kosova pse e ka provuar ndonjere tiganin bosh ky po ky nuk e ka idene se cfar do te thote po keta jane te krimbur me leket qe i kane vjedhur popullit

  • Hartim qe nxjerr zbuluar friken e rilindjoteve…. Ju ka ngel keq me dr Halimin se sa me shume mundoheni ta shani aq me shume i ngrini vlerat. Shume rende jeni!

  • Doktori eshte nje model dhe shembull per politikanet e Shqiperise pasi me urtesine e tij , miresin e tij, punen dhe tij eshte nje simbol per politikanet e rinj ! Nuk duhet perbuzur nje personalitet i cili eshte per tu marre si pike referimi si ne oratorine etij dhe ne fushaten e bute qe po bene ne kryeqytet por edhe per pozitivitetin dhe risit e nje modeli te ri e te berit politike ne shqiperi!

  • frka qe ka kapur rilindjen vjen nga njerzit qe duan #punedhedinjitet, kjo eshte arsyeja qe ketyre rilindasve do ju vije fundi nga ata 1 miljon shqipetare qe i besuan voten e keq perdorur nga rilindasit e felliqur. keto do jene 1 miljon shqelmat qe do marrin rilindasit. besimi i vetem eshte tek PD dhe dr.halim kosova

  • Rilindja nuk ka frikè as nga Halimi as edhe nga tè parèt e Halimit por nga vehtja e vetè n.q.s nuk e menaxhon mirè Tiranèn.Z.Halimi si qerosi me flokè flet si e èma e zeqos majè thanès.Me shkurt tip doktor adhamudhi.

  • Do e kishim votuar per punen e tij,qofte ne publike,qofte ne privat si mjek! Po Jo si PD,nuk e votojme vetem per kete arsye qe mjafton! Kush mbetet me PD ne sot,nuk meriton voton tone!..

  • po mir mor njerez, ai ka nje jete mjek
    por ky tjetri pa nje dite pune ku i gjet leket per ato dasma naper kala apo keshtjella

  • Ky shan BASHEN dhe bene fushate me BASHEN. Po kaq IDJOT te jete ky popull I Tiranes valle, sa te besoje INTRIGAT e HALIM KOSOVES?

  • HALIM QYQI , Dhenderi i Gjirokatriteve KOmuniste MIQ TE NGUSHTE TE SALES DERI ME SOT, qe rren e vjedh edhe sot qe do te zgjidhet !

  • Te krahasosh Halim Kosoven me Erion Veline eshte si te krahasosh malin e korabit me Shkembin e Kavajes

  • Te nderuar komentuses dhe artikull shkrues me lejoni te ofroj dhe une komentin tim. Se pari duhet ti kujtoj z. Halim nje shprehje shume demode por domethenese andej nga ana jone se: “ben shume gabim ti heqesh koren mutit te thate se te qelb era pastaj”. Qe dua te them ishe mire ashtu si ishe pa shpallur kanditaturen. Tani le te shpegohem se pse. Na thua se je I sinqert I ndershem dhe nuk di se ceshte mash trim dhe korupsioni dhe se do e besh Tiranen nje hale se ta ka lene amanet gjyshi qe beri nje te tille ne Kavaje??? Me konkretisht ti je nga ata mjek qe qe ne kohen e atij sistemi e njihje mire korupsionin. Dhe se per te bere nje klinik private kur ndryshoj sistemi dukesh in para dhe jo nje mik nga zvicera duke te dhuruar mbi 2 milon dollars. Dhe thuaj te verteten ne se je I sinqerte se si I bere keto para. Po te isha une ne vendin tend do shpegoja thjeshte se si ti bashke me kusheririn tend A. Kosova filluat ne vitin 1993 importin ne Shqiperi te lavatriceve KANDY. Deri ketu eshte normale po ku eshte mash trims dhe korupsioni ketu.? Me le ta shpegoj , lavatricet me dokument hynin ne shqiperi por dokumentat figuronin sikur ishin vlere per ne Maqedoni dhe ne se te kujtohet i conit deri ne Qafe Thane kamjonet me lavatrice dhe kthehesh in ne Tirane ku dhe shiteshin. Dhe si aksiner ti Halimi kishe rolin kriyesor ne ate kohe se kishe nderhyrjen dhe mbeshtetjen nga qeveris e a saj kohe per keto marine te sepse kishe kolege mjekohet ne qeveri qe te hapin port at e doganes tone duke mos paguar asgje pra nje perfitim maksimal te fitimit nga ky biznes qe bere ate klinika moderne. Thua tjeter se te njoftonte mire per sherbimin tend gjithe familjet ne Tirane biles dhe nga quietest e tjera. Po eshte e vertete dhe tariffs ti ke nga me te majmet pa problem deri ketu po mos haro se maternitetin shteteror ku ke ke qene dhe jo pak drejtor e ke perdorur si tendin privat sepse ata qe vizitoheshin ne kliniken tende duhet te kishin dhe kujdesin tend ne maternitete gjate lindens dhe familjaret e shkrete nuk pysnin ne te tilla raste per dhuratat qe duhet te te beninin per kete sherbim qe maternity ti shteteror e ka per detyre ta beje falas. Pra Halim mos thuaj qe une e di ceshte korupsioni por nuk e ke bere kur u vure minister . Ti u perdore nga padroni I PD per te vene kanditaturen per kryetar dhe nga vesi qe tani e ke ne gjak me shume se sa duhet per te marre dhe bashk one dhe enderon te arrish maja te nje kapitalisti miliarder.

  • Dua te pershendes Dr.Kosoven pasi me ne fund doli nje burre qe pronon qe ka nje klinike private qe kushton 2 milion dollar dhe e ka ndertuar me para te marra nen dore e mbi dore nga njerezit. por kur ndodh ljo o njerez. Po ju kujtoj disa deklara te politikaneve tane te “nderuar”
    – Sali Berisha nga 92 deri ne 2005 me 50 000 leke te reja pasuri dhe 1 apartament ne Brrake te fituar nga privatizimi dhe nga 2005 deri ne 2013 kjo llogari e shtuar shume pak por nuk me kujtohet shuma. Malli qe i bleu vajza shtepi se do kishte perfunduar ne azil bashke me Lilin.
    – Edi Rama ne 2011 kur la Bashkine e Tiranes dhe 2013 kur u be Kryeminister 3000 euro pasuri dhe studion qe i kish lene babai. Malli qe mori gruan e fundin me rroge te madhe se ngeli duke banuar me qera ne 60 metra katror ose ne shtepite e shokeve.
    – Erjon Veliaj malli qe e martoi mamaja me pensionin e saj se do kishte ngelur pa martuar.
    – Ilir Meta me rrogen e debutetit dhe si minister duke kursyer duke lene dhe buken se e keni pare si eshte katandisur (dobesuar fare i shkreti) ka blere shtepi ne bllok plot 2 kate pallati ne bllok dhe ka bere vile ne lalez, por ka miq e shoke qe i japin jahte per te shkuar nga lalezi ne Jale te Vunoit se s’ka me cfare te shkoje bashke me Monin.
    – Per kete Bashen nuk po me kujtohet gje por dhe ky shume i varfer eshte vet me duket por malli qe ka ate kunatin qe i mban femijet me buk.
    – Ky eshte morali i gjithe polites sot pradaj kush ta haj ta haj dhe mire ti bej. Politika eshte si shkopi qe ka rene ne puseten e hales dhe kush ju te gjithe me larte po e nxirrni ate dhe thoni qe nuk jeni bere pis e nuk mbani ere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *