In memoriam
Dr. Llukë Gjidede
Kujtimi u lind në qytetin Vlorë në vitin 1939 nga prindër biologjikë Izet e Anife Memaj. U rrit e edukua nga nёna e tij, pasi kur ende ishte 4 vjeç mbeti jetim, pa baba. Pushtuesit e huaj nazistët gjermanë dhe kolaboracionistët tradhëtarë shqipëtar në tetorin e vitin 1943 rrёmbyen qindra vlonjatё, mes te cilёve të jatin, Izet Memaj, i internuan e i dogjën në kampin më famëkeq të historisё njerëzore, Mathauzen. Izeti ishte patriot, u lidh me Luftën Nacional Çlirimtare, endëronte për një Shqipëri të lirë, të pavarur, të begatë e përparimtare. Kur e nxirrnin dhunshëm nga shtëpia e tij, Izeti me shikim të përqëndruar nga e shoqja, Anifeja, i tha:
- Amanet djalin, Kujtimin!
Ishte besëdhënie që kurrë nuk u tradhëtua!
E ndër vite Kujtimi u rrit, eci nëpër rrugët e jetës me plot optimizëm rrënjëzuar në ADN e karakterit të tij. Dritë me diell pati shkollimin e pandërprerë dhe idealet e të jatit. Në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin në Vlorë me rezultate të larta, dhe shteti arsimkërkues i kohës e dërgoi në Çekosllovaki për studime të larta nё Inxhinjeri Metalurgjike. Aty studjoi dy vjet dhe kthehet mbas prishjes sё marrëdhënieve diplomatike mes shteteve. Nuk u ligështua, me plot pasion e dinjitet vazhdoi studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për stomatologji, të cilat i përfundoi me sukses në vitin 1966.
Fatmirësisht, prej këtu nis edhe miqësia jonë vllazërore, e sinqertë, e pandërprerë që vazhdoi në dekada dhe do ngelet në histori.
Studimi i vazhdueshëm, kryesisht në shkencën e jetës, mjekësinë dhe psikologjinë njerëzore kanë qënë armët e progresit në jetë e në veçanti në profesion. Ishte i gatshëm për gjithshka në shёrbim tё shëndetit tё njerëzve në nevojë.
Emërohet stomatolog në qytetin e Vlorës, simbol i përkushtimit dhe përgjegjësisë, me etikë bashkëpunuese me të sëmurin me kolegun. E ndër vite mjeku mëson më shumë e gjykon më mirë.

Dr. Kujtimi në vijimësi ka investuar dije shkencore, etikë mjekësore dhe edukatë qytetare. Diturinë e kërkonte nëpër libra, konsultat me kolegët e aktivitete shkencore. Pёr vite me radhё punonte mbi temë doktorature “Artritet e artikulacionit temporo-mandibular”.
Dr. Kujtimi i përket brezit të stomatologëve vlonjatë, që bënë ndryshimin e madh në këtë shërbim shëndetësor. E reformuan duke vendosur në themel profilaksinë, mjekimi nga empirik u ngrit në shkencë e art, kirurgjia plastike e fytyrës nga inekzistente gradualisht arriti nivele bashkëkohore.
Për këto është punuar me vullnet e pasion, janë realizuar studime shkencore në nivel Kandidat i Shkencave e Doktor i Shkencave, e, kur është dashur janë bërë edhe sakrifica ekstreme. Midis shumë rasteve të vështira të operacioneve në spitalin e Vlorës, sjellim në vëmendje:
Në sallën operatore zhvillohej “betejë” pёr jetёn!
Me urgjencë njoftohemi se në Ishullin e Sazanit, një ngjarje e rëndë kishte vënë në alarm strukturat ushtarake. Ushtari në detyrë kishte tentuar të vetëvritej me armë zjarri. Brigada kirurgjikale maxillo-faciale vihet në gadishmëri të lartë. Dr. Kujtimi është i pari që mbwrrin në spital. I vetëplagosuri sillet me urgjencë drejt e në sallën operatore, në gjendje shoku, më shumë i vdekur nga sa i gjallë.
Dr. Kujtimi me gjakftohtësinë që e karakterizonte, tepër i përqëndruar, intervenon me saktësi për të ndaluar hemoragji vdekjeprurëse. Bisturia e tij shpëtimtare vepronte me saktësi anatomike, ndërsa unë për disa minuta realizoj traheostominë për të shmangur asfiksinë.
Me shumë vështirësi e përgjegjësi të lartë profesionale u bë e mundur ligaturë e arterie karotide externe. Është kjo një nga ndërhyrjet më të vështira në kirurgjinë faciale. Në sallë veprimet realizohen në bashkëveprim, secili në pozicionin e vet. Përvoja jonë argumenton se puna me sistem brigade, rrit cilësinë e mjekimit, shmang maksimalisht gabimet e mundëshme, shpëtohen më shumë jetë njerëzish. ”Trimi i mirë me shokë shumë!” – thotё njё fjalё e urtё popullore shqiptare.
Kush mendon se gjithё manipulimet gjatё mjekimit mundet t’i bëj vetëm, asgjë të saktë nuk do të mund të realizojё!!!
Fatmirësisht i sëmuri mbas disa seancave operatore kaloi rrezikun e ju kthye jetës normale.
Në vitin 1972 Dr. Kujtimi ftohet si pedagog në Fakultetin e Stomatologjisë, Tiranë.
- Do pyes nënën – tha ai.
Zv.Rektori ra në mendime, – Po kjo ?!
Dhe pëgjigja ishte “jo”. Kujtimi vendosi Vlorën përpara Tiranёs!
Për disa vite 1972 – 1979 Dr. Kujtimi punon mësues në Shkollën e Mesme Mjekësore në Vlorë, si dhe drejtues i Poliklinikës pranë kësaj shkolle. Vështirësitë organizative ishin të shumta. Falë përgjegjësisë edhe përvojës së fituar nga funksionimi i Poliklinikës Qëndrore të Qytetit, gradualisht ato u kapërcyen. Shumica e nd/dentistёve, që përfunduan këtë shkollë, vazhduan studimet e larta në stomatologji. Ata e vlerësonin mësuesin e tyre, i cili u ndriçoi rrugën.
Mbas viteve 90 Dr. Kujtimi ushtroi profesionin në kabinetin privat, të cilin ia besoi të birit, Izetit, Stomatolog. Nga Shoqata e Stomatologëve ka marë titull Mirënjohje.
Gjatё jetës së tij, Dr. Kujtimi ka përjetuar me dhembje mungesën e tё atit, fjalën e tij bindëse, kaq të domosdoshme në vendimmarjet rinore. Në të njëjtën kohë ka qënë po aq krenar për aktin e tij në emër të Atdheut. Brengë kanë qenë edhe hamendësitë për vendndodhjen e eshtrave të babait. Kujtimi ishte i bindur se varri i tё atit në panteonin e dëshmorëve të kombit fizikisht ishte bosh, por shpirtërisht plot. Mes rrëfenjave jo bindëse ai kёrkoi të vërteten e faktuar! Në vitin 2014 bashkë me të shoqen, Shqiponjën dhe djalin e tij, Izetin, që mban emrin e gjyshit, bёjnё udhëtimin për në kampin Mathauzen, Austri. Në librin e Muzeut gjeti emrin e tё jatit: “Memaj Izet 1944”. Aty në një kodër me hirin e mijëra njerëzve ishte dhe hiri i babait të tij!
Ra në gjunjë, i shprehu mirënjohjen e pakufishme si prind e Atdhetar!
Pa këtë veprim, ne sot do ta kishim paksa të vështirë të pohojmё:
“Dr. Kujtimi, prehu i qetë, detyrat e jetës i kreve denjësisht!”
Koha rrjedh, shembulli i Dr. Kujtim Memaj do tё mbetet i ndritur!
Këto pak fjalë të shkruara me shumë dashuri, respekt e mirënjohje për jetën e veprën e Dr. Kujtim Memës i mbyll me predikimin e Biblës:
“Të mos trishtohemi që na iku, të gëzohemi që e patëm!”
***
Mё 12 shkurt 2022 vlonjatёt pёrcollёn me dhembje e hidhёrim Dr. Kujtim Izet Memaj! Prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, u ndesh me të për dy dekada!
Frikë nuk pati, është kjo një dhunti e optimizmit të mjekëve në përgjithësi ndaj sëmundjeve kërcënuese, që janë mijëra. Kur fitojnë janë heronj, kur dështojnë janë mëkatarë!

Dr. Llukë Gjidede dhe ju shoket e tij! Ju duhet te merreni me mjekesine alternative qe eshte kundra mjekesise qe eshte e kontrolluar nga pushteti me akademit e tyre. Kujtimin ju do kishit mundur ta sheronit por nuk mundet me mjekesine zyrtare dhe tani flisni te gezeta qe pervete eshte ne dijeni te mjekesise alternative por qe nuk flet.
Shikoni ketu:
http://www.whale.to
Kerkoni ndihm ne rast nevoje per te perkthyer faqet ne shqip.
Ngushëllime familjes së Dr.Kujtimit.I paharruar qoftë.
Mjeksia mbështetet në experiencën dhe studimet shkencore në shërbim të saj.
Në se dikush do të “kurrohet” me nuska dhe nga fallxhorët është zgjedhja e atij personi.
Jetojmë në 2022.
Nuk ka te beje feja dhe magjia me mjekesine e vertet. Kastile eshte ngateruar kjo gje.
Shiko Balenen.
Mjekesia alternative mente.al,,Ju sugjeroj te njihni Dr.alternativ Sejfullah Myftari nga Berati.
Edhe po nuk ju sheroi,do t`ju argetoje.
Ti Enver Memishaj spiun ishe dhe spiun do ngelesh.
Nuk ka te beje feja dhe magjia me mjekesine e vertet. Kastile eshte ngateruar kjo gje.
Shiko Balenen dhe nese nuk di anglisht perktheje ne shqip.