I ashtuquajturi audioskandal i përgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm në fokusin e analizës së Dr. Sabit Brokajt, ish-ministër i Mbrojtjes në këtë intervistë ekskluzive në DITA.
Pse Dr. Brokaj e quan këtë përgjim një sajesë false të opozitës dhe cili është qëllimi i vërtetë që fshihet pas tij.
Cili është Babalja në Vlorë dhe pse vlonjatet qeshin me këtë personazh.
Arsyetimi i Dr. Brokajt që e quan opozitën “idiote” që jo vetëm nuk ka ditur asnjëherë të bëjë punë të mira për Shqipërinë, por edhe intrigat i bën shumë keq dhe që nuk i beson askush. Për më tepër në Vlorë…
– Doktor, kemi më shumë se një javë që opinion publik po ndjek një audiopërgjim që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Opozita ka vendosur të bëjë një protestë në Tiranë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm. A është ky një pretekst për të bërë protesta dhe sa e besueshme është opozita në një ndërmarrje të tillë?
– Po e ndjek me vëmendje gjithë këtë që po ndodh dhe më vjen vetëm keq për një opozitë të tillë. Pse e them këtë? Gjithçka është një skenar i montuar shumë keq në të gjitha aspektet. Askush me mend në kokë nuk e beson këtë skenar. Kjo që po ndodh është një lojë e ndyrë e opozitës. Kam parasysh këtu taktikat e luftës së saj politike. Dhe i vetmi qëllim i kësaj gjoja lufte politike të saj aktualisht është për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE, kur aktualisht jemi më afër se kurrë kësaj ëndrre evropiane të shqiptarëve. Pa asnjë mëdyshje këtë unë e konsideroj një qëndrim antishqiptar dhe antikombëtar të opozitës. Më e keqja është se kjo është një lojë antishqiptare dhe është e lexueshme se gjithçka bëhet për të penguar hapjen e negociatave me BE-në.
– Doktor, ata që flasin janë njerëz konkretë, të cilët tashmë njihen publikisht. Pse duhet vënë në dyshim audiopërgjimi dhe faktet që serviren në të?
– Fare thjesht. Për ata që kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend sidomos muajt e fundit, natyrisht që kjo që tashmë na serviret si një skup i madh, ishte e pritshme. Do të sajohej me doemos një ngjarje e tillë. Mirëpo problemi është më i thellë se sa duket. Sepse ashtu sikurse ata nuk kanë mend të bëjnë gjëra të mira dhe me brumë për të mirën e këtij vendi, ashtu nuk kanë mend të bëjnë edhe sajesa të kësaj natyre.
– Pse e quani këtë një sajesë?
– Sepse paaftësia dhe idiotësia e tyre që pasqyrohet në të bërit opozitë, pasqyrohet edhe në këtë qëndrim që ata gjoja bëjnë në kundërshtimin që i bëjnë qeverisë. Jo thoni pse e konsideroj këtë një sajesë? Sepse është një sajesë e mirëfilltë me një qëllim të pastër antikombëtar. Kujt i intereson në Shqipëri apo kujtdo në Europë që të dërgosh emaile pambarim në të gjitha kancelaritë me këtë të ashtuquajtur skandal, sikur të ishte dhe i vërtetë. Përveç mosvotimit të hapjes së negociatave, nuk ka asnjë qëllim tjetër. Mirëpo ato shërbejnë vetëm si bumerang për këtë opozitë, sepse vijnë zgjedhjet e radhës dhe të gjitha këto emaile dhe sajesa të opozitës do të përkthehen në votën e popullit. Dhe populli që i njeh shumë mirë problemet, që nuhat të keqen që shumë larg di të ndëshkojë pa mëshirshëm…
– Pse jeni kaq i bindur në këtë që sapo më thatë?
– Unë pak më parë u thashë se mirë që nuk janë aspak të zotë të bëjnë një punë të mirë për të vend, po pse janë dhe kaq idiotë për të bërë punët e këqija. Merre me mend të marrësh për dëshmitar Babalen dhe ta paraqesësh atë si njeriun e së vërtetës, si kauzë për një lëvizje të opozitës për të përmbysur qeverinë. Kuje e zezë! Po a e dini ju se kush është Babalja? Me Babalen në Vlorë tallen të gjithë. Kur hapet ky muhabet qeshin të gjithë kur u përmend Babalen. Këtë e them me siguri, pasi unë e kam mundësinë që të shkoj shpesh në Vlorë dhe e di mendjen e tyre. Qeshin në Vlorë sepse ai shumë-shumë ka qenë një mbushës bidonash… E ja, këtë Babalen ka zgjedhur opozita që t’i përfaqësojë në këtë “betejë” politike që i ka shpallur qeverisë…
– Meqë jemi te Vlora që ka bërë histori dhe ku ju shkoni shpesh, ç’mendim ka Vlora për protestën e radhës të opozitës më 26 maj?
– Po unë ua thashë pak më parë se Vlora tallet me rastin e Babales. Për pasojë tallet dhe qesh edhe me ata që përfaqësohen nga Babalja. E them këtë me përgjegjësi se para dy ditësh isha vetë në Vlorë dhe komunikoj përditë me njerëzit e mi atje. Është e mençur dhe trime Vlora dhe e di se kur ia bën bamp. E kur tallet Vlora me këtë opozitë, mendoj se duhet të tallet e gjithë Shqipëria. Le ta marrin vesh edhe ndërkombëtarët këtë fakt… Ju në “DITA” me të drejtë e kini denoncuar si rastin e Babales ashtu dhe qëllimin e keq të opozitës në këtë rast. Prandaj dhe e gjithë kjo zhurmë po përcillet me indiferentizmin më të madh./Xh.Sh/DITA

Kur nuk ke pulen do te hash sorren-thot Salehu.
Babolen e kane shfrytezuar,por edhe Babolja ja u ka hedhur me audio-pergjimin;diallogu eshte me nje nga kamarrjeret.Por kete Babolja nuk mund ta dekllaroi,sepse Partia Demokratike i ka marre peng familjen dhe Babolja kercen si prifti nga belaja….
doli dhe ky kerma e PS!
na lodhen keta qe Vloren e kane ne xhep!
laj gjuhen i kermuar!
O kokpalar . Ato qe thot ky komunisti jan te verteta . Por ti nuk ke per ta kuptuar cdo te thot qe Vlora tallet me keto skenare ku personazhet qe e luajn jan kriminela ,hajdut ,trafikant dhe vrases .Meso dhe nje gje se ndoshta nuk te shkon nder mendje . Po te mos ishte ngritur Vlora ne 97 sot ti do ishje pjese e Serbis bashk me Kosoven .
Mire mor SPATA mire , ne 97 Vlora paska shpetuar Kosoven e Shqiperine prej Serbise. Nje pyetje kam : Si nuk e shpetoi Vlora Shqiperine nga viti 1944-1990 , por e la komunizmin Enverian te lidhej fillimisht me serbet , me pas me ruset e kinezet, te gjithe ne mos thene shtete armike ato jane aspak dashamirese ndaj nesh.Kjo qe thua me duket shaka pa kripe.
Si duket i nderuari Kastro me shum pa krip te eshte dukur kjo e fundit .Kuptoj qe sje nga Vlora . Po te ishje do te benin pershtypje mercenaret e Berishes kur u zun rober tek monumenti i Pavarsis .Shumica e tyre nuk dinin te flisnin shqip . Ulnin koken para popullit te revoltuar dhe i falenderuan qe i veshen u dhan buk e i percollen .Perkthyes u be nje koqevar .Po kjo te duket pa krip .
Me kerkon pse nuk ndali komunizmin shqiptar, pse u lidh me Jugosllavin , me ruset e me pas me kinezet. Shum kerkoke zotrote e sthua asnje fjale per keta e kan qelbur shqiperine sot . Nuk thua pikerisht per ata qe e duan Shqiperine si Dulla . Me serbin , rusin e ku ta di une se me ke duan te shkojne .Ti i degjon kembanat e Aleatve tan se per ke bien .A kuptoni ti cdo te thot investime fushatash me ndermjetsin e investitorve rus. A kupton ti sa kemi ne ne politik qe jan pjell e agjentures serbe. Po keto jan pa krip se u mungojne bajgat ku pa shkel populli yne per 27 vite demokraci .
Un sta mburra ket vlonjatin Brokaj . Ai as qe ze ndonje vend apo pik referimi per qytetaret e Vlores .As se shava mbasi nxorri nga goja nje te vertet . E till eshte katandisur Pd qe me 6 deputet nga Vlora mbeti me dy. Pse . E ke vrar mendjen ndonjehere .U soll armiqsore. I vrau . U mori cdo gje me firmat Piramide dhe e la ,sa ishte ne pushtet, qytetin me te qelbur pa bere investime.Pse e pret Vlora Ramen per fjalet e bukura apo per ato fonde qe hodhi ne qytetin me te disktedituar nga te paret .As Noano e Shpetim Gjika nuk ben ate qe eshte ber sot per 4 vite .
Vlora i ka ndier me kohe dhe i ka perqeshur sic do perqeshi kedo qe vepron ne kundershtim me interesat kombetare .Keshtu eshte gatuar ADN e kesaj popullsie. Ti japi besen atij qe punon per kombin .Priti dhe i siguroj I. Qemalit shpalljen e Mevetsis ,kur te tjeret i nxorren dyfeqet e osmanllinjve , malazezve e serbve .U lidh me LAFNCL se e donte vendin pa ciban te huaj.U lidh me Hoxhen se spati alternativ tjeter dhe nuk u be pjese e bandave tradhetare qe investoheshin nga vet element shqiptare jasht vendit .E perkrahu deri ne ate mas qe e lejonin vet kushtet e kampit poskomunist qe u be fakt i pa kundershtueshem .Historia i ka sqaruar keto por ti mbetesh tek tezat pseudodemokratike te politikes se socme .Pse e luftuam italjanin ,gjermanin. Pse nuk pranuam anglezet e amerikanet .Pse luftuam Ballin e bandat zogolljane . E tjera e te tjera qe kemi ngelur akoma tek shtegu i dhive qe bejm vetem kakardhi.
Kot ma hape ket tem se nuk varet nga ne kjo bajge as nga vlonjatet .E sho shpetimin vetem nga veprimet e qendrimet e Aleatve qe i shohin ndryshe ngjarjet politike . Jo si dikur kur Sala vriste e priste si “burr shteti”.Apo Luli qe fluturon si “Yll ne ngjitje” .Nga keto ska me as dhe per Ramen e per kedo qe eshte i perlyer ne politiken shqiptare. Sot keshtu i kuptoj. Neser po ndryshuan per mire i duartrokas e i vlersoj .
Zoti @Spata , ne keto pak rreshta ke thene qarte e bukur te verteten , qe nuk duan ta kuptojne ca “koke pa lare” , nje pjese e tyre ,sepse jane zhytur keq ne krime dhe pjesa tjeter nga injoranca ! A nuk e shikon se si hingellijne per te marre pushtetin me dhune ?! Nuk eshte mbushur ende viti , qe PS-ja i fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare , … sepse populli i ka syte ne balle dhe e shef mire se kush e mbeshtet PD-ne . Ne se do te beheshin zgjedhje te reja ne kete qershor , propabititeti eshte edhe me i madh , qe populli ti jape 80 deputete PS-se , sepse jane idjotesite dhe politika thellesisht antikombetare e lidereve te PD-se , qe e katandisen kete parti ne nje grupim nazi- fashist , nga te cilet populli ka alergji sa here flitet .
Kryekerma e Shqiperise eshte krimineli serb , bajraktari mesjetar i Vicidolit , qe ju idjotet ende e shkoni nga pas , se keshtu e kerkon “Kanuni” , qe do tiu “fute” ne BE ! ! ! Dhe i leshoheni me egewrsi Vlores dhe e beni fajtore per
te gjitha , madje edhe pse ngriti flamurin me 1912 ! A ju kujtohet , kur ishte ne pushtet ai egersire i lindur e rritur ne mshpelle , edhe per festen e flamurit , nuk deshi ti bente ritualet ne Vlore , pooor … mundesisht ne Beograd ! Prandaj , ben mire ta”lajsh koken” , jo se e ke te pa laree , por qe te te freskohet truri , se po merrni me qafe nje popull te tere !
Ke te drejte kur citon se “Babalja” shume shume ka qene mbushes bidonash, por nje gje eshte e sigurte se ai e di kush kane qene dhe jane pronaret e skafeve, ashtu sic dhe Vlora dhe ti i di mire kush jane pronaret qe Babalja u “sherbente”….
Zabiti i di mire keto pune se velezrit brokajt ne Vlore, i njeh gjthe Vlora si kndrebandist te klandestoneve dhe me vone te droges.
Doktor a e mban mend Jasinin,Babalja eshte Jasini i historise DIL MOJ…