Në draftin final të ndryshimeve kushtetuese parashikohet ndryshimi i neneve që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetutese. Sipas këtyre ndryshimeve, dhe konkretisht të nenit 125, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë.
Tre anëtarë zgjidhen nga Presidenti, dhe 3 nga Kuvendi.
Në draftin e ekspertëve teknikë, KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë gjyqtarë dhe pesë anëtarë jo gjykatës.
Në draft parashikohet se, Këshilli i Drejtësisë funksionon pranë dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës. Anëtarë të këtij këshilli, do të jenë Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky institucion do të merret me hartimin e politikave në sistemin e drejtësisë.
Tashmë ky draft do të duhet të miratohet nga Komisioni i Posaçëm për Reformën për t’iu dërguar Komisionit të Venecias. Por mbetet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës e cila e ka cilësuar një draft të ekspertëve të mazhorancës.
