Drafti për amnistinë: Si do të deklarohen paratë, shtëpitë dhe makinat

Ornela

Ministria e Financave ka përfunduar draftin për amnistinë fiskale të njoftuar disa javë më parë nga kryeministri Rama, e cila duket se do të përfshijë edhe pasuritë e tjera krahas parave.

Në draftin e publikuar nga abcnews.al janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për legalizimin e pasurive të vendosura në forma të ndryshme deri më tani, ndërsa nxiten shqiptarët jashtë vendit që të sjellin në Shqipëri pasuritë e tyre.

Krahas emigrantëve, amnistia synon edhe t’u japë mundësi bizneseve që të fusin në qarkullim shuma fonde, të cilat deri më tani i kanë patur të padeklaruara.

Pas deklarimit, shteti shqiptar merr përsipër që të mos cënojë asnjërin prej atyre që kanë treguar për pasuritë e tyre që i kanë patur në të zezë duke theksuar gjithashtu se askush nuk do të pyetet se ku dhe si e ka bërë pasurinë.

Si do të bëhet deklarimi i parave

Procesi për deklarimin e parave nis me plotësimin e një formulari të posaçëm për këtë qëllim, me të cilin më pas do të bëjë depozitimin e parave në banke.

Pas plotësimit, formulari verifikohet nga njësia e posaçme që do të ngrihet për këtë qëllim dhe pas verifikimit, bashkë me formularin, qytetari shkon në bankë dhe depoziton paratë.

Pas deklarimit të depozitimit të parave në bankë, qytetari do të konsiderohet se i ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore sipas ligjeve në fuqi.

Deklarimi i pasurive të tjera

Projektligji parashikon deklarimin e pasurive të tjera krahas parave, të cilat mund të jenë pasuri të paluajtshme, makina, etj.

Deklarimi i tyre do të bëhet sërish përmes plotësimit të një formulari, specifikat e të cilit do të dalin me udhëzim të ministrit të Financave pas miratimit të ligjit.

Madje, nëse pasuritë e deklaruara janë prona, deklaruesi ka prioritet për regjistrimin e tyre në hipotekë.

Tatimi i posaçëm në burim

Në rastet e deklarimit të parave apo pasurive të paluajtshme, deklaruesi paguan:

a) 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit

b) 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit

c) 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

 

o.j/dita

Share This Article
16 Comments
  • Po si do I deklaroje emigranti nese vendi ku jeton nuk i njeh?vetem nese kthehen perfundimisht ne atdhe…….mos ambistoni zyrtaret e cdo nivel dhe familjaret……

  • 5% ai qe ka tallur mender prapanicen dhe ka punuar ne te zeze ose ka vjedhur, ndersa mua qe me del shpirti ne pune me mban ky shtet pederast 15% te pages qe marr. Po cfare beni more qelbesia, more maskarenj?!?!? Po une qe jam qytetar i pergjegjshem do e ha gjithmone sa krahu ndersa banditet te tallin tralalane. ptu fare e keqe, qelbesira…

  • Mos u ngatëroni me kembët tuaja. Amnistia fiskale është për ata që kanë fituar në Shqipëri dhe nuk kanë paguar taksat. Pra u jepet mundësia që të mos paguajnë taksa për atë shumë dhe do të vihet rregull që të mos përseritet në të ardhmen. Kjo nuk ka lidhje me emigrantët që kanë paguar taksat në vendin e origjinës dhe në çdo kohë mund t’i sjellin në Shqipëri pa taksa shqiptare, mjafton që të vërtetoje që janë para të pastra, dhe nuk jane pastrim parash. Pra nuk paguhen taksa në Shqipëri, kur jane paguar taksa në vendet e tjera. Se po të mos jetë kështu, asnjë emigrant nuk sjell para në Shqiperi duke paguar taksa dy herë!!!

  • Me nje fjale ,ata te lalzit ja hodhen hajdutllikut 30 vjecar…
    Po per ata varferit,per ishet qe nuk moren as pronat e tyre do mendoni ti amnistoni…
    Ky eshte albanistani,vidh ,vidh se nje dite do fillojm nga e para…
    Po ata qe kane vjedh bankat….
    Edhe ata qe jane ne burgje per kirrupsion e vjedhje e droge duhet te amnistohen per deri sa amnistohen keta qe jane te pa denuar

    • Me dy fjale, SHBA dhe BE thote qe gjyqtare e prokurore te ndeshkohen se kishin nga 2 apartamente, ndersa avoketer seksere kriminele e hajdute te amnistohen.
      Ka bythe te rrije ky standart?
      Jam I sigurte qe në castet e fundit do te futet edhe ndonje klauzole per te shpetuar politikanet.

  • ne vend tja ua sekuestroje parate e qelbta zorraxhinjve, shteti ja u fal…ku jetojme or zot i madh

  • kjo behet per kriminelet dhe politikanet te cilet per pastrimin e lekeve zakonisht paguajne deri ne 40% , pra Rama po ju ben nder shokeve te idealit dhe njekohesisht , po mbush edhe arken e shtetit , ne fillim nxori OFL qe te trembe kriminelet dhe tani po ju thote se veproni ashtu sic dua une dhe ju pastroheni perfundimisht , pra po ju lan borxhin qe ja kane mbushur xhepat dhe kane vjedhur votat per te

  • Ky ligj legalizon pastrimin e parave te krimit.
    Merr 1 miliard euro nga mafiozet dhe deklaroi si te tuat ne Shqiperi.
    Keshtu pasyrohen parate e mafies ne kembim te nje perqindjeje fitimi.
    A nuk eshte kjo nje lloj piramide tip SUDE?

  • Hajdutet e milionave, me kostum shtetror dhe prej mafiozi, kunder pese parave te fukarrajt qe me koke ne torbe mori rrugen e kurbetit..! Po I beni njerezit te mohojne vatane ore katrane me boje..!

  • O Kryeministter mbushs ,per ke e ben draftin per kriminelet ,per veten apo oligarket ,,,o palaco vendos deklarimin e pasurise te detyrushem per cdo person ,si e ka gjithe bota ,dhe leri pislleqet

  • “janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për legalizimin e pasurive të vendosura në forma të ndryshme ”

    kur shteti kryen money loundry…

  • Amnistia fiskale do te beje te derdhen parat lume neper bankat ne Shqiperi ,duke i terhequr nga bankat e huaja jashte vendit! ,Kjo eshte ana e mire e ketij ligji,d.m.th.do te dihet secili sa para ka dhe do te jete i qete per ti perdorur ato sic ka deshire!Ajo qe shton dyshime eshte se ky ligj nuk ben dallim perSalinjte , Iliret ,Nishanet ,e lukunin qe kane grabitur me lloilloi menyrash pasurine e vendit dhe pensionisteve qe edhe kane punuar ne ndonji pune per te plotesuar pensionindhe kane marre edhe pensionin !;Shkurt ky ligj eshte i paplot dhe nuk duhet te amnistoje Fullanet e Llallet,por edhe Gjin Gjon ekompani!

  • Lerini refugjetet o komentues naive .Kjo amnisti ,me gjithe se nuk eshte e detajuar fare ,bile eshte pa afat kohor , vjen hera mut .Rama do te amnistoje te gjithe hajdutet politikane presidente ,ish presidente ,ish ministra ,zevendes min ,drejtor doganash ,hipotekash ,gjygjtare e deri tek hajduti Fullani ,ish guvernator i bankes se shqiperise e dreqi me te birin ,lista eshte pa fund .Dhe po e beri kete Rama qe nuk e besoj ,se ska as edhe nje gje sqarim konkret , per ne masen dermuese te popullit Rama do e beje vete gropen e tij .Popullin e kane vjedhur ,masakruar ,i kane vjedhur trojet ,i kane mare dinjitetin ,qe fatkeqesisht nuk e njohim fare .Duhet vepruar kondra keti mafjozi dhe cuni te Ramiz Alise me pardey te bardhe .Qofsha i gabuar per keto qe komentoj per te .Nuk ka laps qe ti shkruaje ne bote ,po te jete e vertete kjo amnisti ,prej Rames.Qofte ai ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *