Grupi i Rithemelimit nuk e mbështet draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, për zgjedhjen e presidentit të ri. Edhe deputeti Ervin Salianji ka kritikuar kreun e grupit parlamentar të PD duke thënë se po i shkon pas Ramës dhe po nxiton të ulet në tryezë me të, ndërsa insiston që presidenti i ri duhet të jetë me angazhim në jetën politike.
Deputeti demokrat Edi Paloka, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së e quan të turpshme përfshirjen e Alibeajt dhe deputetëve të tjerë në këtë proces, duke thënë se kreu i shtetit mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf ndërsa Alibeaj e bën të njëjtën gjë me e-mail. Sipas tij, kandidati për president do të jetë i Ramës dhe emri do të dalë nga goja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
“Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu. Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozites”!
Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet perpara syve te publikut e ne menyren me te trashe. Rama ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf, Alibeu ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojne ndjekin kete rruge, jane thjeshte viktima naive qe po perdoren apo jane me vullnet te plote ne kete loje ?! Pergjegjesia eshte e tyre”, shkruan Paloka.
Sipas draftit, PD në formulën e zgjedhjes së presidentit kërkon që opozita të propozojë 4 emra kandidatësh e mes tyre të arrihet në një dakordësi mes mesazhorancës dhe opozitës për emrin që do t’i dërgohet Parlamentit për votim.
Në draft, grupi Parlamentar i PD sqaron edhe kriteret që duhet të plotësojë Presidenti i ri. Sipas këtij dokumenti, kreu i Grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ngarkohet të diskutojë me grupet e tjera parlamentare opozitare.
Nuk dihet sa është numri i deputetëve që janë përfshirë në draftin e Alibeajt që nuk është final, por do të zhvillohen sot diskutime në mbledhjen e grupit parlamentar që do të mblidhet në orën 14:00 ndërsa pritet të mungojë grupi i Berishës, i cili ka hartuar një tjetër rezolutë për qëndrimin e PD për Presidentin e ri.
a.m/dita

Mban dheu yne i Shqiperise njerez qe nuk jane te tille! Saliu nuk eshte me njeri por nje kriminel qe ka kaluar ne faza skizofrenie! Prapa tij qendrojne njerez qe nuk dine gje tjeter por vetem te jetojne nen hijen e tij! Jane lindur per te qene te tille dhe jane rritur po keshtu! Kur Saliu fliste si vrau ne 21 janr fare papritur filloi te flase per Gerdecin per vrasje per krime edhe me femije te vrare dhe nje grup te rinjsh e duartrokisnin! Deri ketu njeriu i ri i Saliut shkon me etjen per para! Jo me “siete per sapere “siete per para”!
Te dashur miq!
Jam nje antar i PD qe ne vitin 1992.
Ju bej nje thirrje te forte dhe me ndergjegje te plote:
Mbylljani gojen Sali Berishes, mos e lini te flase apo te drejtoj dhe te organizoj mbledhje apo intervista.
Mos e pranoni dhe mos lejoni te zgjidhet kryetar i partise perseri.
Mos e perfshini ne zgjedhjen e presidentit se do te deshtoni dhe socialistet do zgjedhin me budallallekun qe i karakterizon dhe per inatin tuat cil te duan.
Do humbasim zgjedhjet lokale pra dhe bashkite si dhe me vone zgjedhjet parlamentare pra pushtetin.Te jeni te sigurt.
Ne do tu mallkojme dite e perdite gjith kohen ,Mendohuni mire.
Keta jane ku theret qameti .Po nuk je me foltoren je sherbetor i Rames.Ka 30 vjet qe degjohet kjo muzike dhe Saliu ja ka percjelle dhe te rinjve kete melodi
Pavarësia e Gjyqesorit do të kërkonte natyrshëm zgjedhjen e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli. Meqenese nuk ka burrë nëne e grua babai që t’i mbushë mendjen “Mbretit të Pakurorezuar” Edi Rama të heqë dorë nga ushtrimi i pushtetit personal autokratik, të paktën Kuvendi i Shqipërisë, ose Opozita Zyrtare e PD-së të këmbëngulë për të zgjedhur në postin e Presidentit një jurist me integritet profesional dhe moral, si Ardian Dvorani, i cili do të kete si objektiv të përforcojë të gjitha hallkat e Pushtetit Gjyqesor dhe ta shndërrojë Kontrollin e Lartë të Shtetit në një institucion me atribute penale.
Humor i kendshem politik.Pd-ja pa pase pula ben ish.Rilindasit i kane kokrrat per te zgjedhe presidentin.Piktori e ka ne terezi.Po kenaqet duke pare sherret ne tre kampet e Pd-se.
Nje president qe zgjidhet nga vetem deputetet (kuklla) te parlamentit, eshte vetem nje gur shahu dhe mashe ne dore te kryetarit te partise ne pushtet! Presidenti duhej zgjidhur nga nje elektorat me i gjere, si bie fjala ne Gjermani, apo pse jo nga nje Asamble Kombetare, e cila ka pasur shancin te zgjidhet vetem nje here ne historine e Shqiperise, me 1945, sa per tu qelluar me top nga Mehmet Shehu!