Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po kundërshtojnë me forcë-projektin e qeverisë për shpifjen. Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja të Autoritetit të Mediave Audiovizive, që merr rolin e gjykatës.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që mediat online në rast shkeljeje mund t’i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë paguar gjobën e vendosur nga Këshilli i ankesave në AMA.
Për portalet me burime të kufizuara financiare kjo do të thotë mbyllje e tyre pasi edhe ankimimi në gjykatë, për një vendim në favor të tyre, është një rrugë e gjatë, nisur nga mbingarkesa e Gjykatave administrative.
Autoritetet thonë se drafti për shpifjen synon të rregullojë hapësirën online, dhe se gjatë diskutimeve në komisione parlamentare në vjeshtë ai mund të përmirësohet.
Qeveria pas shumë debatesh ka dërguar në Kuvend draftin antishpifje që parashikon ndërhyrje në tre ligje dhe në një vendim të këshillit të ministrave. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar në bisedime janë përfshirë disa organizata mediatike, Autoriteti i mediave audiovizive, ai i komunikimeve elektronike, dhe përfaqësues të OSBE.
Qeveria është tërhequr disa herë nga draftet e saj duke i ripunuar, por edhe drafti final e ka lënë të pakënaqur përfaqësinë mediatike. Autoritetet thonë se kjo nismë synon të vendosë rregull në hapësirën online dhe nuk ndërhyn në median tradicionale.
“Kjo vjen edhe si tendencë ndërkombëtare. Përgjithësisht hapësira online po konsumon shumë nga jeta e qytetarëve dhe është e rëndësishme që siç ata mbrohen në jetën e përditshme të mbrohen dhe nga hapësira online”- shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.
“Drafti antishpfije krijon atë që unë e quaj AMA gjykatën, që do të thotë që ngre një institucion që të dënon pa gjyq”-thotë Elvin Luku, drejtues i Medialook.
“Një akt i tillë jo vetëm që e provokon të drejtën dhe parimet themelore të gazetarisënë pavarësinë e vet, por në një pikpamje ekskludon dhe të drejtën e çdo personi qëpenalizohet sipas këtij projektligji, për ta dërguar atë në gjykatë”– pohon Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë.
Zv. Ministrja e drejtësisë shpjegon rolin e AMA në draft-ligj, duke veçuar disa elementë që sipas ekspertëve të fushës janë atribute të gjyqësorit.
“Vetëm nëse portali refuzon ta heqë materialin që bazohet në fakte të paqena, atëherë individi ka të drejtën të shkojë tek AMA. Dhe AMA sërish e fton portalin ose subjektin tjetër mediatik, që të paraqesë argumentat e kundërta duke i lënë 48 orë kohë. Është munduar ligji të krijojë atë që konsiderohet kontradiktorë mbi faktet”-shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.
“Qytetarët kanë të drejtë ta mbrojnë dinjitetin, por kjo duhet të shkojë përmes një proçesi gjyqësor. Një trupë administrative si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatën”– argumenton Besar Likmeta, gazetar i BIRN.
Qeveria ka hartuar disa variante të draftit anti-shpifje dhe në asnjë rast nuk ka marrë miratimin final të komunitetit të gazetarëve të BE, dhe OSBE. Edhe variant i ripunuar i saj që është dërguar në Kuvend ka ngjallur sërish shqetësime. OSBE shprehu rezerva që projektligji i jep rolin e gjykatave agjencive rregulluese AMA dhe AKEP.
“Përpara se OSBE të përgatiste raportin final, qeveria me një VKM, e injoroi opinionin e OSBE dhe e dërgoi draftin në Kuvend për shqyrtim dhe miratim”- thotë Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.
“Projektligji u jep shumë kompetenca agjencive rregulluese AMA dhe AKEP, që janë mbikëqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjes për shembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”– u shpreh për Zërin e Amerikës Harlem Desir, përfaqësues i OSBE për lirinë e shtypit.
“Unë besoj se qeveria nuk mund të vazhdojë me kokëfortësi të mbrojë draftet në gjendjen aktuale”– shprehu bindjen Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.
“A mund të përmirësohet ligji? Patjetër që në kuvend deputetet mund të ndërhyj nëse vënë re se ky propozim mund të përmirësohet diku. Është një ftesë për të gjithë gazetarët, dhe për të gjithë ata që mund të kontribuojnë për ta përmirësuar dhe për të patur një rregullim më të mirë të fushës”- sqaron Fjoralba Caka, zv Ministre e Drejtësisë.
“ Jo vetëm që do të këtë një asistencë dhe monitorim më të posaçëm për ndërhyrjet e mundshme në projektligjin aktual, por dhe interesim për rregullime specifike që janë propozuar nga grupet e interesit”– thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.
Një prej shqetësimeve të shoqatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, lidhet me aplikimin e gjobave të njëjta si për subjekte mediatike të mëdha ashtu dhe për portalet me burime financiare të kufizuara.
“Penalitetet që parashikohen që fillojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë të reja, janë penalitete që në shumicën e rasteve nuk mund të përballohen financiarisht nga gazetarët”– thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.
“Gjobat jo vetëm janë të larta, por dhe jo-proporcionale.Nuk mund të dënosh në të njëjtën formë si nje televizion që ka audiencë të lartë dhe buxhet të konsoliduar dhe një portal të ri që mund të ketë një ose dy vjet eksperiencë”- argumenton Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.
“ Një nga aspektet ishte pikërisht diferencimi i sanksioneve në bazë të shkeljeve. Ne këtë e kemi pasqyruar dhe në ligj duke bërë një përshkallëzim të sanksioneve. Bllokimi bëhet vetëm për ato që konsiderohen raste të rënda, siç janë përhapja e materialeve pornografike për të mitur ose publikimi i materialeve terroriste, apo nxitje të rasteve terroriste”- thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.
Përfaqësuesit e shoqatave të mediave vërejnë me shqetësim në draftin e qeverisë faktin se gjoba paguhet pas vendimit të këshillit të ankesave në AMA dhe më pas mund ta ankimosh atë në gjykatë. Për ta kjo do të thotë mbyllje e portalit, kur dihet tashmë se dhe rruga drejt vendimit final në gjykatë është e gjatë. E megjithatë autoritetet mendojnë se reforma në drejtësi do të shmangë zvarritjen e procesve në Gjykatën administrative. Por AMA vihet në qendër të kritikave të gazetarëve edhe për pavarësinë e saj.
“ Dhe kontestimi bëhet pikërisht dhe për mënyrën se si është ndërtuar AMA dhe si zgjidhen anëtarët e bordit, ku 3 propozohen nga opozita 3 nga mazhoranca dhe kryetari zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra praktikisht mazhoranca ka shumicën dhe në bordin e AMA”– pohon Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.
“ E njëjta gjë vlen dhe për median tradicionale aktualisht, e kontrollon po AMA. I njëjti merak mund të ishte ngritur shumë kohë më parë, për të bërë ndryshimet tek këshilli i ankesave”- thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.
“Nëse ne i japim të drejtën një trupë administrative të zëvendësojë gjykatën kjo do të ndikojë në lirinë e medias në Shqipëri, do detyrojë gazetarët të vetë censurohen”- pohon Besar Likmeta, gazetar i BIRN.
Në Shqipëri veprojnë mbi 800 portale online, dhe deri tani janë regjistruar mbi 270. Qeveria e sheh si domosdoshmëri formalizimin e këtij tregu për disa arsye.
“Konkretisht një nga problemet jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vendit me portalet, është që portale anonime mund të cënojnë dinjitetin, jetën dhe privatësinë e personave të caktuar. Dhe nëse këto portale nuk janë të regjistruar është e pamundur që t’i drejtohesh gjykatës” – pohon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.
“Projektligji në mënyrë të veçantë, nuk merr në konsideratë dhe injoron aspektet vetërregulluese dhe të drejtën për ekzekutime vetërregulluese nga vetë komuniteti I gazetarëve profesionistë”– thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.
Pas 5 vitesh që kur propozoi rikthimin e kriminalizimit të shpifjes qeveria ja doli të dërgojë në kuvend mes kritikash të shumta një draft anti-shpifje për hapësirën online. E megjithëse ai përmban si penalizim vetëm gjobë dhe jo burg, kundërshtarët shohin mjaft probleme në këtë projektligj që nëse miratohet pa ndryshime siç thonë ata mund të kthehet në një rrezik për lirinë e shprehjes.
b.b/dita

Per cfare dinjiteti e kane fjalen keta kusare, keta hajdute, keta kriminele?
Mire qe kane bere dhe c`nuk kane bere por tani u duhet te ruajne dhe dinjitetin e tyre!!!!
Dinjitet duan te ruajne Edi Rama, Linda Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Gramoz Ruci, Erjon Brace, Saimir Tahiri, Valdrin Pjetri, Arta Marku, Mark Frroku, Frrok Marku, Pjerin Ndreu, Ndre Pjerini, Sadri Abazi, Abaz Sadriu a si quhen keta deputet kriminele, kryebashkiake kriminele, qeveritare dhe ish-qeveritare, bashkiake dhe ish-bashkiake qe te kaluaren e tyre nuk ke se nga e kap!!!!
Ketyre u cenohet dinjiteti!!!!
Jane aq te paturpe dhe aq te pacipe sa ketyre dordoleceve te kriminaliuzar deri ne place na u cenoka dinjiteti per shpifje!!!!
Per cfare mund te shpifet ndaj tyre? Eshte shpifje ti quash hajdute?
Ne asnje rast.
Eshte shpifje ti quash trafikante droge?
Ne asnje rast. Eshte shpifje ti quash kriminele?
Edhe kjo qendron.
Atehere per cfare e kane fjalen keta maskarenj me damke?
Po ato mashtrimet dhe genjeshtrat e Edi Rames a kane hyre ne ligj?
Po ato shpifjet dhe fyerjet ketu e 30 vjet a kane hyre ne ligj me fuqi prapa vepruese?
Ja pra, ne ate vend ku shpifja dhe mashtrimi jane bere natyre e dyte per njeriun do te veproje nje ligj i vecante i nxjerre nga nje parlament mbushur me kusare dhe kriminele!!!!
Sa per te qeshur!
Kusaret duan dhe ata dinjitetin e tyre te paprekur!!!!
Eshte teper, teper vone.
As gjuhes, as shkrimit dhe as tastatures nuk keni cfare i beni.
Nuk jane mediat, por jane komunikimet dhe kesaj nuk keni cfare i beni, vetem sa genjeni veten.
Drafti per shpifje nuk pasqyron gje tjeter vetem se vertetesine e rama-vicit te binjakezuar me erdogano-vicin, dje me sulltanet e turqise osmane qe coptuan trojet shqiptare duke lene pas mijra vitima te masakrave te tyre, sot me erdoganizmin qe nuke ka te ndalur ne ligesi,me pseudo grushte shteti e burgosje kundershtaresh e gazetaresh dhe mbyllje medjash ne Turqi, kerokon kete ligesi ta importoje dhe ne Shqiperi me vellahun shpirteror ramavic. qe do te thote nje krim ne vazhdim, qe nuk duket injoruar por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve ne nderim ndaj vetes, familes e mijra viktimave te fjales se lire, e popullit dhe Shqiperise vertet te lire, e demokratike dhe ne progres njerezor. Ne kete konteks, OSBE-se e gazetareve ne vecanti, pa harruar popullin ne shumice duhet ti thone NDAL kesaje ligesie qe ndjell vec diktature nga pas. Dhe kjo nuk don as mend dhe as kalem, kur shikon se si ne turqi jane burgosur e po persekutohet gazetare dhe liria e shtypit vlen per tu deshiruar. Ky draft per shpifje ka nje domethenje, ate te binjakezimit me jashteqitjene popujve.Parlamentaret kurrse si nuk duhet te abuzojne me voten e popullit, te asaje shumice te pakices qe i votoje, apo ja grabiten e ja tjetersuan vote, ndryshe shume shpejt nga shumica e popullit qe nuk i votoje dhe nga ajo qe ja grabiten e ja tjetersuan voten, do te perballen me nje termet qe do ti jape nje fund te turpshem e pa kthim, si bashkepuntore ne tentativen per perdhosjen se fjales se lire, gje per te cilen populli ka sakrifkuar mijra partiote nga vetja. Besoni, binduni e reflektoni dhe thoni NDAL ligesive rama-vice e tuajat sa nuku eshte vone, qe SOVRANI, Ligji ,SHBA, e BE t’ju meshitojne. Dhe se fundi binduni e besoni, se ate qe nuk e ben njerezia, do ta beje shume shpejt perendia, pra Zoti, por do te kete nje cmim te madh. Nje popull qe hesht para dhunimit te fjales se lire, historia ka vertetuar se eshte bere varrmihes i varrit te tije, kuurse nje popull qe proteston ne mbrojtje te jales se lire e shporrjes nga te tre pushtetet te jashteqitjes shqiptare behet varrmihes i djallit me fytyre njeriu qe nuke ka te ngopur me leke te piset e pushtet pa kufi dhe me cdo forme brenda ligesise. Dhe se fundi pa rama-vicerit me shoke, Shqiperia do te behet vertet e lire e demokratike dhe ne Progrs Njerezor, dhe emigracioni ne mase, kjo plage e politikave bastade do te mbetet nje enderr e keqe e se kaluares.