Nga korriku i vitit të ardhshëm paga dysheme që nuk do i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë në muaj. Qeveria planifikon po ashtu të rishikojë disa kufij të tatimit mbi të ardhurat edhe mbi pagat e tjera.
Sipas projektligjit, i cili është ende në formën e një drafti paraprak propozohet që tatimpaguesit me paga deri në 50 mijë lekë përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë që sot është 13%.
Po ashtu në projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së taksimit progresiv. Kështu taksimi 23% mbi të ardhurat personale do të aplikohet vetëm për pagat mbi 200 mijë lekë e lart nga 150 mijë që është aktualisht. Por mbi pragun 200 mijë lekë do ketë si tatim edhe një shumë fikse prej 22 e 100 lek në muaj.
Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900. Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milion euro me pak në vit. Sidoqoftë më parë propozimi duhet të kalojë në këshill të ministrave dhe me pas për t’u diskutuar në kuvend.
o.j/dita

Rilindasit, te thenen me te beren i mbajne shume larg ndaj njera tjetres.E bejne kete punes,se prit Zot rrezikun te behen bashke ndonje dite,se demagogjija merr fund.
Nje pyetje:Keto 12milon euro me pak ne buxhet me se do te mbulohen?Ne se nje qeveri eshte me bilans negativ dhe nuk ka rruge dalje jep dorheqje.Ndonje shume e madhe nuk eshte por u shtohet borxheve.23% si ai qe mer 200,000 edhe ai qe mer rroge 20,000,000 qenkan barizim.E ardhur personale quhet edhe rroga e nje bisnesmeni,pavaresisht qe ai ka bisnes,por mer nje rroge te caktuar nga bordi drejtues i kompanise.Keshtu bordi drejtues e cakton rrogen 199,999 leke Lexova dy fjali te tilla:Nuk do te taxohen deri 40 mije leke ne muaj.Nje fjali me poshte thote:prgjysmohet tatimi per te ardhurat per fashen nga 30 deri 50 mije leke qe eshte sot 13%.Une e kuptoj keshtu:30,001 do te taxohet me 6%.Eshte ne fashen 30-50mije sipas fjalise se dyte.Ekonomist nuk jam prandaj shkrojta sipas asj qe kuptova nga shkrimi..Midis 30 e 50 eshte 40.Politika e taxave eshte e prere.Nuk ka ekuivoke.
Sh. bukur, ne kete menyre shqiptaret marrin pak fryme.
Verini taban pages minimale qe te mos jete poshte 40 mije leke.