Politika evropiane duhet të bëjë shumë më tepër për të mbështetur ekonominë, duke dhënë kontributin e saj në përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të nxitur rritjen ekonomike dhe çmimet në eurozonë, u shpreh sot presidenti i institucionit.
“Për të mbledhur në mënyrë të plotë benefitet e masave të politës monetare, sferat e tjera vendimarrëse duhet të kontribuojnë në mënyrë shumë më mbështetëse, në nivel kombëtar dhe në nivel evropian”, deklaroi Mario Draghi në Frankfurt (perëndim). Thirrjet e tij drejtuar qeverive evropiane për të ndërmarrë një detyrë të vështirë për reformat strukturore janë të zakonshme, por rrallëherë me këtë intensitet.
