“Brexit” mund të sjellë një zhvlerësim të monedhave të të gjitha vendeve të botës. Kjo është frika e madhe e presidentit të Bankës Europiane Qendrore, Mario Dragi, që shprehu pas takimit të dytë të BE-së.
“Kemi frikë se reagimet e vendeve që do tentojnë të korrigjojnë atë që për ato shikohet si një normë e pasaktë e këmbimit dhe kjo mund të sjellë një zhvlerësim të monedhës dhe rrezikon një kolaps”, tha Dragi.
Ai shtoi se dalja e Britanisë së Madhe nga BE rrezikon të ulë me 0.5% Prodhimin e Brendshëm Bruto të zonës Euro. Banka Europiane Qendrore, parashikon një ulje të PBB-së në 3 vitet e ardhshme.
