Dragi paralajmëron Greqinë për reformat

Dita

Banka Qendrore Europiane i ka tërhequr veshin Greqisë lidhur me reformat që vendi duhet të ndërmarrë për të dalë nga kriza financiare. Në një reagim të tij, shefi i BQE-së Mario Dragi, ka thënë se pavarësisht progresit, Athina zyrtare duhet të veprojë. “Nevojitet më shumë punë tani dhe ky është një veprim urgjent.

Në vija të përgjithshme duhet një paketë masash që të sigurojë rritje, ndershmëri dhe qëndrueshmëri fiskale. Këto janë objektiva kryesore dhe për të arritur këtë nevojitet shumë punë”. Kjo deklaratë e palës greke behët në një kohë kur Greqia po flirton me Rusinë e Kinën për të siguruar fonde në mënyrë që të shlyejë borxhin e kreditorëve.

Ndonëse zyrtarisht dhe presidenti Putin dhe kryeministri Cipras mohuan të kenë diskutuar për ndihma financiare, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Moskë. Qeveria e re ne Greqi, ka marre dritën e gjelbër nga unioni për te prezantuar paketën e plote te masave qe do t’i siguroje marrjen e kësteve te radhes te borxhit prej 240 miliardë për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Share This Article
1 Comment
  • ORE ZOTI MASHTURES, TI JE BASHKEPUNETOR NE MASHTRIMIN ME LLOGARITE QE GREQIA PARAQITI PER TU BERE PJESE E ZONES EURO.

    KE QENE DREJTOR EKZEKUTIV I GOLDMAN SACHS PER EUROPEN, FIRMA QE QEVERRIA GREKE AUTORIZOI TE PREGATISTE BILANCET QE DO PARAQITESHIN NE APLIKIMIN E GREQISE PER TU FUTUR NE EUROZONE,

    TANI QE DOLI SHESHIT SE ATO BILANCE ISHIN TE FALSIFIKUARA, NUK KUPTOJ CFARE KUPTIMI KA QE KETE BARBON E MBAJNE NE KRYE TE BQE-SE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *