Ai ishte konti i territ. Vlad Tepes Draculea (1431-1476), i njohur edhe si hellshkuesi është një nga figurat më të njohura të mesjetës së vonë në Europën Juglindore. Kjo shërbeu si bazë për grafin “Drakula” të autorit irlandez, Bram Stokers, që arriti famë botërore. Por konti që ka jetuar vërtet Vlad Tepes Draculea ka të përbashkët me vampirin gjakpirës vetëm dëshirën për të vrarë. Ka qenë një rastësi, që autori irlandez, krijoi një lidhje me mitin qindravjeçar të vampirëve. Historianët për Europën Lindore nga Universiteti i Gießenit, Thomas Bohn dhe Albert Weber thonë se “duan të vënë në dritën e së vërtetës Drakulan historik dhe me këtë edhe princin Vlad.” Ata drejtuan një projekt studimor që bashkoi burimet historike për princin e tmerrshëm në krahinën e Vllahisë në Rumaninë e sotme. Vite me radhë ekipi studimor shqyrtoi arkiva në Spanjë, Stamboll, dhe Vatikan. “Shumica e bibliotekave dhe arkivëve në Europën Lindore është djegur me kohë, vetëm 2-3% të burimeve mund të përdoren”, thonë studiuesit.
Historia dhe legjenda
Tani “Corpus Draculianum” vepra në katër vëllime për kontin Vlad u prezantua në Panairin e Frankfurtit. Por çfarë është realitet historik dhe çfarë është legjendë? Historianët duhet të zgjidhnin një detyrë të vështirë. Sepse me avancimin e perandorisë osmane në drejtim të Europës në shekullin e 15-të, u lëkundën nga themelet rendi i vjetër dhe marrëdhëniet e vasalëve. Për të ruajtur sundimin e tij Vlad duhej të ndërronte disa herë krahët përmes akteve diplomatike të rafinuara. Fillimisht një përkrahës i sulltanit turk, më vonë ai ndoqi thirrjen e papës Piu për kryqëzatë kundër osmanëve. Synimi: Të krijonte imazhin e “mbrojtësit të krishtërimit”.
Për shkak të metodës së tij mizore të eliminimit të armiqve Vlad mori emrin “hellshkuesi”. Mizoria e tij, sipas studiuesve, ishte pjesë e strategjisë së tij për të qëndruar në pushtet dhe për të treguar besnikëri ndaj partnerëve. Kështu ai vërtet i shkonte në hell të gjallë armiqtë e tij. Të dërguarve turq që nuk hiqnin çallmën ai ua gozhdonte çallmën në kokë. Por duhet thënë, se në shekullin e 15-të, ishte e zakonshme që të krijohej një imazh i keq për kundërshtarin përmes historive të trilluara, thotë historiani Weber. Mbreti hungarez, Matthias Corvins për të ngritur lart veten si mbrojtës i krishtërimit, përhapi fjalë për bëmat e tmerrshme të grafit Vlad. Për osmanët ai ishte një tradhtar rebel. Burimet ortodokse e interpretojnë konvertimin e Vlad si katolik po ashtu si tradhti. Për grekët nën sundimin osman, konti ishte luftëtar kundër pushtuesve.
Hero vlleh apo tiran sadist? Ende bëhet politikë me princin mesjetar në Rumani. Në Rumani protestuesit mbanin pankarta me pamjen e Drakulas për të ngritur zërin kundër korrpusionit në vend. Sepse Vlad gjatë gjithë jetës ishte një kundërshtar i ashpër i çdo forme të ryshfetit e korruptimit. Nëpunësit e tij që kapeshin me vepra të tilla shkoheshin të gjallë në hell. Por edhe partia nacionaliste rumune, PRU e mban figurën e grafit të tmerrshëm në emblemën e saj.
KNA/DW
v.l/ Dita

Punonte ne spital me grafi ky konti Drakula? Kush provincial e ka perkthyer kete?
Eshte material nga Deutsche Welle o idiot. Shko pyet perkthyesin ne Gjermani
Goli, ??? ka te drejte. Graf ne shqip perkthehet Kont. Nuk ka ndonje cudi qe perkthyesi ne Gjermani te mos e dije si ta perktheje. goli mund ta vertetosh me cfaredo fjalori gjermanisht-shqip.
o i mënçur, që ke pësuar GOL ose e mban veten për portier!!
materiali nga vala gjermane shkruhet në gjermanisht,apo jo??
pra idioti që e ka përkëthyer nuk paska mësuar se graf=kont në shqip!pra deformimi i “graf” në “grafi” do të thotë se copa e idiotit që e ka përkëthyer jo vetëm që nuk njeh shqipen,por dhe shkëdhen gjermanishten!!
qënje,meqënëse ti di gjermanishten nuk do të thotë se copa e idiotit që nuk di shqipen,pra përkëthyesi ka të drejtë!!apo jo??
se i vejn që unë që njoh kinezçen e japonishten duhet ti përkëthej kontët me “Bójué” dhe “Hakushaku”??
çfar do të thoshe ti nëse unë e bëja një gjë të tillë??
sigurisht do të më quaje IDIOT,njëlloj si po e quan ???? këtë përkëthyes të karit!!
O Ceno, po ty te jane errur syte apo si. A nuk e shef qe qysh ne fillim te komentit tim i jam drejtuar Golit duke thene qe ??? ka te drejte. Apo duhet pa tjeter te them qe eshte IDIOT, perkthyes kari etj, qe te kenaqesh zotrote? ta kam thene me kohe, mundohu te jesh me pak i “zjarrte” dhe me pak emocional. gjerat mund te thuhen edhe pa share.
po më qekan err syt!
me të vërtetë!!
shpëton ndonjëherë o qënje!!
gafa jemi e njerëz bëjmë!!
sa për punën e zjarrit!?
ça me i bo!kam lindur pikërisht në ditën botërore të zjarrit!!
Hahahahaha!
Edhe une u cudita nga grafi, shume shume thashe do jete ndonje gravure.
Pastaj doli me tej grafi. Grafike thashe me vete. Nga gravure ne grafike nuk ka ndonje ndryshim, por meqe autori i grafit ishte shkrimtar atehere thashe duhet te jete karakteri i shkruar.
Kur nga doli qe qenkesh kont.
Nuk eshte e thene te jesh idiot po nuk dite gjermanisht, eshte idiot ai qe perkethen shkrimin dhe nuk i ka mundesuar vetes te mesoje fjalen graf, e te na e perkethej sigurisht.
të mos dish gjuhë të huaja,nuk është mirë!!
të ndihmojnë sado pak të dish!
POR të mos dish gjuhën tënde,gjuhën amtare,gjuhën e e nënës do të thotë të jesh një i diot i patentuar!!
kështu dhe ky karabushi që paguhet me të lirë nga redaksia e ditës!
ai di gjermanishten,por jo shqipen!!
pastaj për nivelin e gazetarisë në shqipëri nuk është ndonjë kusht i veçantë njohja e shqipes!!
Vlad Tepes Draculea
ishte njëri nga dy djemt e princit të vllahisë i marrë nga osmanët peng,njëlloj si skënderbeu dhe vëllezërit e tij!!
u pregatit dhe u indoktrinua,të dy vëllezërit,dhe u rinis për në zotrimet e të jatit për të sunduar për llogari të turqve!!
ndryshe nga i vëllai,ai mbajti anën e osmanëve, vladi i futi gishtin dhe i luftoi!!mënyra e tij e të luftuarit ishte shumë mizore!sadiste!!
në radhë të parë urrejtja dhe në radhë të dytë friksimi i kundërshtarit!!
të gjithë robërit ose të vrarët nga ana e tij ai i vendoste në helle të ngulura në tokë!!
kjo ishte një mënyrë për të friksuar ushtrinë jeniçere!!