Drama e 4-vjeçares së përdhunuar, nëna: S’kemi lek as për ta kuruar

anazapta

Përdhunimin e 4-vjeçares në Durrës rezulton se e ka denoncuar mjekja pediatre pas refuzimit të prindërve për të bërë kallëzim në polici. Mes lotësh, nëna e vajzës e cila u përdhunua 4 ditë më parë nga kushëriri i saj 14-vjeçar thotë se nuk e fal adoleshentin për veprimin e kryer.

 

32-vjeçarja Esmeralda X., nga zona e ish-Kënetës në Durrës rrëfen ngjarjen tragjike për GSH duke thënë se nuk ka mundësi financiare të kurojë vajzën e mitur.

Zonja Esmeralda, kur ndodhi ngjarja? E njihni autorin?

Autori është një kushëri i largët i bashkëshortit, që jeton këtu në lagje. Unë sa isha kthyer nga puna dhe fëmijët dolën për të luajtur në oborr. Më vonë më vjen vajza duke qarë dhe kishte hemorragji. Ishte e terrorizuar dhe më tha se e kishte rrahur kushëriri i saj. Më vonë më tregoi gjithçka.

Po më pas, çfarë ndodhi?

Mora bashkëshortin, Vehbiun në telefon dhe i thashë të vinte në shtëpi. U vumë në dilemë të madhe, se kishim të bënim me familjen e atij djalit, dhe për momentin heshtëm.

Kur e vizituat vajzën?

Pas dy ditësh, shkova në spital. Kur e vizitoi mjekja, më tha se me vajzën është abuzuar. Më kërkoi që të bëja denoncimin, por iu luta që ajo të heshtte, pasi i druheshim konfliktit. Më pas më dha një recetë me ilaçe, të cilat nuk i bleva.

Përse nuk i bleve?

Nuk kemi lekë. Te një farmaci këtu në zonën e Kënetës kemi 300 mijë lekë borxh, që kemi marrë veresie ilaçet. Nuk kisha ku të kërkoja tjetër. Ne kemi 2.8 milionë lekë të vjetra lista me borxhe për ushqime nëpër dyqane.

Si u lajmërua policia për ngjarjen?

Mjekja pediatre e kishte lajmëruar policinë për vajzën. Policia erdhi në shtëpinë tonë dhe më pas vajza iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore, ku u vu re dhunimi.

Si është vajza juaj tani?

Trembet herë pas here. Sapo e zë gjumi, ankohet për dhimbje barku.

A ju kanë ardhur prindërit e djalit për të biseduar dhe për të kërkuar falje?

Jo, nuk janë bërë të gjallë fare, edhe pse i kemi vetëm 200 metra larg shtëpitë nga njëri-tjetri. Ata nuk donin ta merrte vesh policia fare. Ai është djalë i vetëm i dy motrave, është rrugaç e arrogant. Djali të dënohet dhe të mos dalë nga burgu.

Kur jeni shpërngulur në zonën e ish-Kënetës?

Në 2001-shin, para 14 vjetësh, nga Burreli. Erdhëm për jetë më të mirë, por këtu gjetëm shumë më keq.

Çfarë kërkoni ju si nënë për fëmijët tuaj?

Sikur një ditë të vetme të kishin jetë normale dhe të kishin ushqim për të ngrënë. Duam një strehë normale dhe punë, asgjë më shumë. Unë tani kam nisur punë në një rrobaqepësi, ndërsa burri është i papunë. Tërë jetën kemi mbledhur kanoçe, por ato nuk shiten më. Nuk kemi as drita e as ujë, se s’kemi me se t’i paguajmë. Jemi në pikë të hallit.

Share This Article
9 Comments
  • a I lexon maskarai ne krye te qeverise keto klithje per te mbijetuar?Po ato 1200 shoqata joqeveritare ku shkerdhehen?Ku eshte mjekesia falas e skizofrenit te rilindjes?

    • Familje te varfra ka kudo ne bote, sidomos ne vendet ne zhvillim, por dhe SHBA s’ngelet pas. Ne vendet e pasura paguajne qytetaret nepermjet taksave asistencen e ketyre njerezve te pamundur, por ne Shqiperi plehra si puna jote refuzojne çdo veprim dhe ndermarrje qeveritare per te bere shtet. Ankohesh jo se te vjen keq per keta te mjere, por shpreh dufin dhe inatin kunder atyre qe ju rrezuan nga kali.
      Dua nje jete normale thote 32 vjeçarja, çka do te thote qe keto 20 e ca vjet kane qene deshtim i çdo qeverie. Gjithe ajo para’ e piste ka qarkulluar dhe njerezit kane mbetur ende me rroga 20-30 mije lekshe, sepse kemi mbetur nje ekonomi primitive, informale, mesjetare. Njerezit duan pune, por kualifikimi i tyre eshte zero. Duhen kthyer syte nga arsimimi dhe edukimi, eshte investimi me i mire per cdo familje dhe shoqeri.

      Shpreh keqardhje per vogelushen dhe familjaret e saj. Shpresoj qe shendeti dhe fati i tyre te permiresohet sa me shpejt.

  • dergoja Vangjushit moj Zonje ,dergoja Vangjushit
    thuaj :
    MERRENI KETE SHATORE TE NGURTE MJERIMI !
    Zbukuro sheshe e pjaca !

    ” SIKUR NJE DITE TE VETME TE KISHIM NJE JETE NORMALE DHE TE KISHIM USHQIM PER TE NGRENE ”
    lexoja Klosit kete rresht ,lexojani parlamentit ….Europes egoiste ….

    respekt Pediatres !

  • Ti fashisti Kris 1 , nuk te vjen turp qe shkruan gjithmone fjale ofenduese per Kryeministrin ? Duhet te dish , qe ai eshte votuar nga populli dhe fjalet e ndyra qe formulon ti , ne çdo shkrim tendin , jane ofendim per gjithe popullin . Megjithate , desha te dinja , çfare te ka bere ty , Edi Rama , more zagar i felliqur ? Ti , more bashibozuk dhe klonim i drejtperdrejte i qoftelargut Berisha , sepse me gjuhen e atij gjarperi flet , duhet te korrigjosh fjalorin dhe trurin tend te qelbur , dhe neqoftese ke ankesa e verrejtje ndaj Kryeministrit , apo kujtdo qofte , beji ato , pa ofenduar askend , e aq me pak Edi Ramen . Te kam paralajmeruar edhe here te tjera . Fundrine e zgjebosur !

  • eshte per te ardhur keq.. asnje lloj asistence nga shteti.
    Nuk dalin paret per luxin e deputeteve dhe qeveritareve, dhe nena le femijen pa mjekuar.

  • Perfajqesuesit e shtetit qe kan zemer e drite ne shpirt ,pa rrena dhe poshtersina duhet te shikojne keto raste makabre me perparsi kjo eshte ngjarje shtazarake e ndajne jeten tone nje hap nga jeta e egersirave. Thirrja e asaj nene per ndihem duhet te bjere ne veshe te zotit dhe te qeverise ,qeveria te ngrihet me kembeme kembe medja ne kembe ,organizatat e te drejtave njeriut ne kembe dhe kjo poshtersi nuk behet midis fiseve te egra ,por ne nje vende qe quhet shqiperi e quan veten shtet dhe kombe me tradita te larta morale .Por kjo klase politike trashamane kriminale duhet te ngrihet ne kembe te vendose drejtesin ne kete raste ,prokuroria te arrestoi pedofilin ,se ai eshte kontigjent I krimit do kryej krime me te renda.Politikanet ,qeveritaret ,medja,prokuroria ,shoqria civile duhet te kuptojne hallet dhe nevojate e popullit qe po jeton ne varferi ekstreme po mbledhe kallaqe rrugesh .Qeveria duhet ti ndjeje ne shpirte e zemer keto ngjarje te tilla te renda qe ndodhin e trondisin ne themel shpirtin dhe zemren e dlire te popullit.##############################

  • O asnjanjes qe fshihesh nen breket e Horrit.Per mua Rama nuk eshte me kryeminister por nje arrogant dhe mashtrues I popullit .Thjesht vellai I Berishes..

  • SIKUR NJE DITE TE VETME TE KISHIM NJE JETE NORMALE DHE TE KISHIM USHQI M PER TE NGRENE ”

    kWTW FJALI DUHET TA DWGJONW ATA QW PWR NJE NATW NW HOTELE TW SHTRENJTA HARXHOJNE ME MIJERA EURO OSE BWJNE DASMA E FESTIME TE NDRYSHME DUKE PRISHUR LEK PA HESAPW.
    TURP TW KENI!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *