Drama e Blerinës: Bashkëshorti më detyroi të prostituoja, nëna më dëboi

DITA Online

 

Blerina ka ftuar të atin në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, për t’i kërkuar të lejë alkoolin,  ndërsa njerkën për t’i treguar mirënjohjen dhe respektin që ka për të.

Blerina rrëfen se fëmijëria e saj ka qenë shumë e vështirë, pasi sipas zakoneve, e kanë fejuar që në moshën 13 – vjeçare me dikë që nuk e njihte. Pas një viti i ati dëshironte që ta prishte fejesën me pretendimin se nuk ishte një familje e denjë për të bijën, por Blerina vendosi që të martohej me Adriatikun për shkak të opinionit të njerëzve në fshat. Ajo solli në jetë dy djem, por nisën problemet me bashkëshortin, i cili e mbylli në shtëpi dhe nuk e lejonte të dilte prej saj.

Në moshën 21 – vjeçare Adriatiku e dhunonte dhe më pas e trafikonte si prostitutë, duke e detyruar të shkonte me meshkuj për të fituar para. Blerina “punoi” për rreth 4 muaj, derisa një person e ndihmoi për ta denoncuar bashkëshortin. Ajo i la një vendtakim atij për t’i vërtetuar policisë gjendjen e saj, por Adriatiku e kuptoi dhe u largua. Pas 6 muajsh policia arriti ta arrestonte dhe e dënoi me 19 vite burg, por Blerina duke menduar për fëmijët e saj e fali dhe u kthye me të. Adriatiku vazhdoi ta dhunonte dhe prostituonte, ndaj ajo vendosi që të largohej dhe shkoi sëbashku me fëmijët tek e ëma.

“Gjykata i kishte lënë afat 10 ditë që ta çonte në Gjykatën e Apelit. Ai nuk e bëri këtë gjë dhe pas 10 ditësh e futën në burg, ku është akoma”.

Blerina tregon se u detyrua të punonte në një lokal nate për 3 vite si valltare për të fituar para që të mund të mbijetonte e të rriste djemtë e saj. Më pas u shpërngul në Kosovë, ku u njoh me një burrë, me të cilin solli në jetë një djalë.

Arditi – Po ai si të trajton ty?

Blerina – Edhe ai … si i thonë … Nga A-ja dola prapë tek A-ja.

Arditi – Pra, nga shiu në breshër? Edhe ai sillej keq me ty?

Blerina – Edhe ai sillej keq pasi linda djalin. Para një muaji, kur më dhunoi shumë keq, mora fëmijët dhe ika.

Arditi – Tani je më me atë?

Blerina – Jo.

Blerina rrëfehet se i ati i saj, Ganiu nisi të pinte shumë alkool kur mësoi se çfarë i kishte ndodhur të bijës nga bashkëshorti i parë sepse e përjetoi shumë keq.

“I thoja çdo natë, edhe mbrëmë i thashë: ‘Ba, mos pi, rri i qetë sepse çdo problem unë e kam kaluar dhe unë do t’i kaloj. Ti mos e vrit mendjen sepse kur i kam kaluar disa gjëra edhe më të vështira në jetë, do t’i kaloj edhe këto!”

Ajo ka ftuar edhe njerkën e saj, Vjollcën në rubrikën “Ka një mesazh për ty” sepse ajo e ka mbështetur dhe e ka pranuar në shtëpi, ndryshe nga e ëma që e dëboi kur kishte më shumë nevojë për të. Ndaj Blerina premton se do ta respektojë sa të jetë gjallë.

“Nëna më dëboi nga shtëpia kur u ndava nga bashkëshorti sepse ishte nusja e djalit në shtëpi. Nëna tha: Nesër, pasnesër ti martohesh, ikën e sheh jetën tënde, unë prapë ngel me djalin. Më mirë ti ik nga shtëpia, unë mbaj djalin. Kam marrë dy fëmijët e vegjël dhe kam fjetur poshtë urës 2 ditë e 2 netë”.

Ganiu dhe Vjollca pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E Diela Shqiptare”. Ganiu është i sigurt që e ka ftuar e bija sepse e ka pikë të dobët.

Blerina – Babi, unë jam sot këtu vetëm për ty dhe Vjollcën. Ti për mua ke bërë gjithçka. Një kërkesë kam për ty, vetëm alkoolin mos ta përdorësh sepse ty po të shkatërron gjithçka. Kurse Vjollcës i them që e dua shumë dhe ka zëvendësuar vendin e nënës.

Ganiu – Unë të kam dashur dhe prapë të dua. Mos ki merak për …

Blerina – Unë asnjëherë nuk kam për t’ju lënë. Të flasë kush të dojë, le të flasin pas kurrizit, por unë jam kjo. Kur ta them fjalën që jam me ty, unë jam me ju dhe kam për të qenë sa të jem gjallë.

Ganiu – E di, kemi folur bashkë, nuk ka nevojë … dhe unë nuk kam për të …

Ganiu rrëfen se ka qenë ish – bashkëshortja dhe kunata e tij ato që kanë këmbëngulur për fejesën e Blerinës, kur ishte 13 vjeç.

Blerina shprehet se e do shumë të atin dhe njerkën dhe i përqafon, duke na treguar se dashuria e familjes të jep forcën për të përballuar gjithçka./ tvklan.al 

Share This Article
4 Comments
  • Me sa shikoj me te fituarit jane studiot e “shendriteshme” qe jane te lumtur qe gjejne keto hallexhinj te medhenj per reklame te tyre duke thithur shikues…
    .
    E verteta eshte se ai vend po shkon frikshem drejt prishjes se bazes jetes=familjes dhe si Blerina ka me mijra…le te bejne sondazhe sa porstituta kane punua dhe punojne ne semaforet e Europes por dh te Tiranes vitet e fundit..Sa shqiptare ka ne burgjet e Europes ..
    Pse eshte larguar me shume se gjysma e fuqise puntore dhe trurit te kombit….
    .
    Sidoqofte te fituarit jane politikanet dhe keto studjot Klanit apo Top Chanell qe kenaqen me keto lajme dhe nuk thone nje fjale per regjimin Demon-kratik cerekshekullor…

  • Ka 27-te vjet qe politikanet dhe qeveritaret mafioz shqiptar shkaterruan Shqiperine dhe shoqerine civile te saj ne te gjitha drejtimet si nga ana politike, ekonomike, sociale dhe morale.
    Tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, EDI RAMA me klanet e tyre mafioze dhe kriminale e kane vendin ne burg duke ju sekuestruar edhe pasuria e vjedhur. Tung.

  • po pse o idiot i demon kracise nuk ka prosituta belge gjermane FRANCEZE QE MARTOHEN NGA 30 HERE HAP FESBUKKUN E TE MESOSH TE SHIKOSH KUR BEJNE SEKS ME QEN KUAJ GOMERE DHE SE JANE 5 APO 20 FEMRA SEKSI SHQIPTARE DHE TI PARAGJYKON SHQIPERINE JO ZOTERI SHQIPTARET PUNOJNE ME MIJRA DYQANE HAPEN QYSH ME 7. 00 DHE MBYLLEN ME 12 .OO ME MIJRA SHOFERE NDERTUESE MESUESE MJEKE IFERMJERE FERMERE QE ROPATEN PER NJE ROGE QESHARAKE POR JETOJNE ME NDER PA FRIKE PA STRESE NGOPEN ME PAK DHE TI PA TE DREJTETHUA PO SHKON DREJT PRISHJES JE I PRISHUR TI NGA TRUTE SE SHQIPTARET JANE MESUAR ME PUNE TE NDERSHME NONJE SI TY TE DUKET SKETERE JO ZOTRI SHQIPERIA DO JETOJE PAVARESISHT BALTES QE HIDHNI JU INJORANTET E DEMON KRACISE

    • rudi lexo keto dy raste qe ka me mijra…te dhje..a pornodemonkracine

      25 DHJETOR 2017
      Zbardhet dëshmia në policie e SelmanAliajt, 28-vjeçari që vrau me çekiç babain e tij dhe trupin e hodhi në liqenin e Farkës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes.
      I biri e qëlloi disa herë në kokë me çekiç të atin, 74-vjeçarin Fejzi Aliaj, dhe më pas fshehu trupin duke e hedhur në liqenin e Farkës. Zhdukja e 74-vjeçarit u denoncua nga djali tjetër që kishte vetëm një ditë që ishte kthyer nga Anglia.
      Ai i ka thënë hetuesve se babai donte ta martonte dhe gruan ta ndanin bashkë. Më pas tregoi edhe vendnndodhjen e trupit të pajetë.

      TETOR 2012
      … Histori që ngjajnë dhe që përsëriten, po jo fatet. Teksa përpiqesh të hetosh më tej si ka mundur ta përdhunojë Ajshe Vatën dhe motrën e saj, monstra 80-vjeçare nga “4 rrugët e Shijakut”, zbulon se ka qenë i ati që i linte vajzat të shkonin në shtëpinë e Shaban Norjes, atëherë kur ai e kishte të shoqen gjallë.
      Për vite me radhë familjet Vata dhe Norja kishin hyrje-dalje. Babai i Ajshe Vatës, Muhameti, që sot i bie kokës me grushte për fatin e zi të të bijave dhe rolin e tij në të gjithë këtë histori, rezulton të kishte dhënë bekimin e tij për vajzat që shkonin në shtëpinë Shaban Norjes.
      Periudha e kësaj marrëdhënieje miqësore përkon me deklaratën e Shabanit për kryerjen e marrëdhënies së parë seksuale të dhunshme me të miturën Ajshe Vata dhe prishjen e miqësisë me Muhamet Vatën. Janë hetimet që kanë zbardhur plotësisht fillimin e historisë, si dhe deklarimet e të njohurve të dy familjeve. Në fund të viteve ‘90, fillim të vitit 2000 Muhamet Vata u vendos në fshatin Vëllazërim të Komunës Xhafzotaj në kërkim të një jete më të mirë.
      Donte të linte pas fshatin e largët Surroj të Kukësit për t’u mundësuar fëmijëve të vet një jetë të re, më shumë mundësi për të tashmen dhe të ardhmen, një vendim që sot kur bën bilancin e këtyre viteve do të kishte dashur t’i kthehej pas, në emër të sigurisë dhe mbrojtjes së jetës e nderit të nëpërkëmbur në vendin ku u vendos dhe nga njeriu të cilit i besoi. Pak vite më parë mësoi se ai i kishte marrë nderin e njërës prej vajzave, që familja e burrit ia ktheu në shtëpi vetëm një ditë pas dasme. Atëherë vendosi të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shaban Norjen. U konfliktua keqazi me të, por nuk e denoncoi, pasi thellë brenda vetes Muhamet Vatën e brente ndërgjegjja që kishte kontribuar pa dashje në abuzimin seksual të së bijës duke ia dhënë si në një pjatë të artë të bijën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *