Drama e Blue Sky M: 797 burra gra e fëmijë të stivosur në një anije mallrash!

redaktor

Kjo është “ngarkesa” e Blue Sky M, e shpëtuar nga italianët në Gallipoli: 797 gra, burra e fëmijë të stivosur në barkun e një anije mallrash.

Fotot janë bërë nga telefoni i një refugjati sirian i ngarkuar në këtë anije si të tjerët në 31 dhjetor.

Anija e mallrave është ngarkuar me sirianë në bregun e Mersinit në Turqi ku njerëzit janë sjellë grupe-grupe me skafe të vegjël.

7 mijë dollarë të paguar për cdo të rritur dhe gjysma e kësaj shume për cdo fëmijë.

Të gjithë në stivë: ka mes tyre avokatë, peshkatarë, mësues, gra shtatzëna, fëmijë të sapolindur.

Kanë ngrënë gjithë kohën biskota. Flasin për një kapiten turk që nuk e kanë parë kurrë dhe tre vetë ekuipazh që flisnin arabisht.

Të katërt janë zhdukur.

Anija është endur 8 ditë në det, një furtunë për pak e ka mbytur mes dy ishujve grekë, më pas era e ka shtyrë drejt Shqipërisë, dhe në fund kanë mbërritur në Galipoli.

Qanin të gjithë, përfshirë burrat. Uji dhe biskotat kishin mbaruar. / DITA

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *