Doruntina Basha në vitin 2011 shkroi veprën “Gishti”. Kjo vepër erdhi si fryt i punës së autores me vejushat e luftës së Kosovës për t’i vetëdijësuar për humbjen e bashkëshortëve, edhe pse ata në të vërtetë rezultojnë në listën e të zhdukurve, e jo në atë të vdekurve.
Vënia e parë në skenë e veprës “Gishti” u bë në qendrën e artit “Bitef” në Beograd. Afrimi i saj me publikun erdhi një vit pas shkrimit, dhe që nga ajo kohë është vlerësuar me disa çmime ballkanike, si dhe është përkthyer në 7 gjuhë.
Nga e shtuna, vjen për herë të parë në Tiranë me regjisoren nga Serbia, Bojana Lazic.
“Gishti” është historia e Zojës dhe Kurtës, e vjehrrës dhe nuses që presin të palodhura kthimin e të dashurit të tyre, ose dhe të një lajmi për të.
Roli i nënës interpretohet nga Rozi Kostani dhe roli i bashkëshortes, Kurta i është besuar Ina Morinës.
“Gishti” trajton perspektivën e gruas në një shoqëri patriarkale.
Premiera do të vihet në sallën“Goethe”e ndërtuar në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli.
s.a/dita
