DRAMATIKE / Taulanti ndihet ligsht kur e kupton se duartrokitjet nuk janë për të

redaktor

TIRANË – Duartrokitje, thirrje, përshëndetje me dorë nga njerëz të ndryshëm në turmë, që shpresojnë se do të bien në sy të njeriut të rëndësishëm.

Taulant Balla megjithatë ruajti qetësinë atë të shtunë plot diell, teksa njerëz të kostumosur, me një kufje në vesh, me syze dielli dhe me qëndrim të trupit që dukej se ishin gati të hidheshin në zjarr nëse atij i kanosej rreziku më i vogël, e rrethonin nga të gjitha anët.

Përshëndeste me maturi, buzëqeshje me pikatore, ecte drejt me destinacioni rradhën e parë të karrigeve, packa se gufonte së brendshmi.

“E dija që isha i lindur për lider,” tha me vete.

Por u deshën vetëm dy minuta për ta kuptuar se çfarë po ndodhte. U ndie aq budalla saqë i vinte turp nga vetja dhe ishte gati të mbyllej në zyrën e tij në PS dhe të mos dilte për një javë.

“Edi, zemra ime! O figurë e kombit, eja të të puth pak!”, dëgjoi zëra femrash rreth e rrotull dhe e kuptoi që vëmendja, adhurimi, zërat e ngjirur më keq se Lul Basha në paragrafin e dytë të fjalimit, kishin vetëm një adresë: Edin dhe jo atë.

“Ptu ta marrë dreqi,” mësohet se ka shfryrë së brendshmi Taulanti, “e paskan patur me kët gallofin. E po pikë e zezë, si nuk u mërzit graria e administratës duke iu vardisur këtij pikturistit”.

Por e mblodhi veten.

“S’ka gjë. Vazhdo të përshëndesësh ashtu në përgjithësi. Mos shiko njeri në sy. Hidhe vështrimin larg. Ja, fshihu pas këtij truprojes”.

Atë çast Edi iu drejtua me zë: “E shikon sa na duan njerëzit, Taulant? Se jemi të drejtë, se jemi të ndershëm, se mendojmë e punojmë për ta”.

Ballës iu rikthyen të gjitha instiktet dhe iu përgjigj lirshëm liderit:

“Jo jemi, por je o kryetar. Ta them burrash, të mos ishe për ty, ky popull ende do kërkonte për rrënjë bimësh dhe do jetonte nëpër pemë. Figura si ty, vijnë një herë në…”

Por, i mësuar pafund me të tilla dithirambe, Edit i zgjati vëmendja vetëm dy sekonda dhe nuk dëgjoi më tej.

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike anti-duartrokitje 

Share This Article
3 Comments
  • Edhe Hitleri keshtu ni donte vartesit:Ta hyjnizonin pa fund dhe asnjehere te mos u shkonte nderment ta keshillonin apoi mos o zot ta kritikonin,se sa poer ta akuzuar e kishin te sigurte plumbin ballit!
    Kur nje gjeneral i raportoi i pari se korparmata prej 330 mije ushtaresh gjermane e Fon Paulus-it ishte dorezuar ne Stalingrad,Fyhreri e shperbleu ate me plumb pas koke!
    Provoni ta keshilloni Edi Ramen sot pa do ta ndjeniu direkt uraganin e tij kunder jush,qe te mallkoni veten pse ke lindur pas tij!
    Popull qe jargavitet pas SUNDIMTARIT nuk eshte me popull ,por BAGETI!

  • Taulant Balla, Flamur Noka, Jemin Gjana, Agim Doci, Ciljeta, Greta Koci jane e ardhmja e pushtetit popullor!
    Ndoshta per momentin askush nuk eshte ne lartesine e Monikes, Edit, Sales apo Kardashian, por, jam i sigurt, e ardhmja eshte e Taulantit dhe shokeve te tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *