Dramë në Palermo! Italia jashtë Botërorit, eliminohet nga Maqedonia e Veriut

J L

Italia mbetet për të dytin edicion radhazi, jashtë Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini është eliminuar në play-off nga Maqedonia e Veriut, duke u mundur në Palermo me shifrat 0-1.

Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa qenë të saktë me raste të panumërta të shpërdoruara.

Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat që askush nuk e kishte parashikuar.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *