Dramë për Rio Ferdinand. Gruja Rebeka, ka vdekur në moshën 33-vjeçare për shkak të një tumori.
Lajmin e ka dhënë vetëm mbrojtësi i QPR-së dhe ish-kapiteni i Anglisë në një komunikatë zyrtare të klubit.
“Shpirti im binjak ka ndërruar jetë mbrëmjen e shkuar. Rebeka, gruaja ime e shkëlqyer është shuar pas një beteje të shkurtër kundër kancerit në “Royal Mardsen Hospital” të Londrës. Ka qenë një nënë fantastike për tri fëmijët tanë. Do të na mungojë shumë të gjithëve dhe do të mbetet në kujtesën tonë si një burim frymëzimi”, – ka shkruar Rio Ferdinand.

Ngushellime u prefte ne paqe