Drecun: Serbia do të pengojë aksionet terroriste në Kosovë

Saimir Lleshi

Një zyrtar i Serbisë ka deklaruar sot se “incidenti te Manastiri i Deçanit ka treguar se në atë territor është krijuar baza e fuqishme e islamizmit radikal dhe se shteti (serb!) do të bëjë çmos për të penguar çfarëdo kryerje të aksioneve terroriste.

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se deri më tash nuk ka pasur ndonjë rrezik të madh për popullin serb dhe sigurinë e tij, porse aksionet individuale nuk përjashtohen, njofton tanjug, transmeton Koha.net.

“Mendoj se ky incident e ka konfirmuar këtë vlerësim ”, ka thënë Drecun.

Ai ka theksua se Serbia, edhe në periudhën e ardhshme, do ta përcjellë me vëmendje çfarë po ndodh, do të përdorë të gjithë mekanizmat që i ka për të penguar çfarëdo kryerje të aksioneve terroriste nga radikalë islamikë.

“Këshilli për Kosovën ka ardhur në përfundim se organet dhe shërbimet kompetente të shtetit shumë aktivisht po e përcjellin formimin e këtyre strukturave radikale dhe se ato të bëjnë çdo gjë që kjo të pengohet”, ka thënë Drecun. /GE/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *