Një operacion antidrogë është zhvilluar pas mesnate në Ampelia, Igumenicë ku janë arrestuar 4 shqiptarë. Gjatë kontrollit të ushtruar në kufirin greko-shqiptar u është gjetur 76 kg marijuanë,
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20, 22, 30 dhe 41-vjeç, të cilët u kapen duket kaluar kufirin në këmbë e duke transportuar 4 çanta që përmbanin 47 pako me 76 kg 570 gram marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan dhe 4 celularë.
Nga kontrolli në sistem, rezulton se dy prej të arrestuarve kanë masë ndalimi hyrje në Greqi dhe në zonën Shengen.
o.j/dita
