Drejt Italisë me 30 pako marijuanë në makinë, shqiptari kapet në Portin e Igumenicës

Gazeta Dita

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Igumenicë, pasi ka tentuar të trafikojë drejt Italisë mbi 23 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin e tij, teksa ndodhej në portin e Igumenicës.

Nga kontrolli ka rezultuar, se 32-vjeçari shqiptar kishte fshehur në makinën e tij lëndën narkotike të ndarë në 30 pako dhe me peshe totale 23 kg 450 gramë.

Gazetarja Shpresa Dine rapoton se arrestimi i shqiptarit dhe sekuestrimi i lëndës narkotike u realiozua gjatë operacionit të zhvilluar me ndihmën e qenit të policisë në Igumenicë të quajtur “K9”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *