Divergjencat me BE-së dhe Polonisë sa vijnë e thellohen. BE e sheh me dyshim legjitimitetin e reformave gjyqësore dhe kushtetuese të vëna në zbatim nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), një përplasje kjo që mund të çojë drejt daljes së Polonisë nga Unioni.
Qeveria polake thotë se reformat e ndërmarra janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin, por kritikët thonë se ato thjesht zgjerojnë pushtetin e qeverisë dhe sfidojnë vlerat demokratike të mbështetura nga ligji i BE.
BE dhe Polonia janë përplasur për të drejtën e abortit dhe qasjen ndaj komunitetit LGBT, por ndarja u thellua akoma më shumë të mërkurën, kur Gjykata Kushtetuese e Polonisë sfidoi një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian kundër reformave të diskutueshme gjyqësore të Polonisë. Gjykata Kushtetuese e Polonisë, gjykata më e lartë e vendit, tha se vendimi nuk ishte “në përputhje” me kushtetutën.
“Përplasja” mbi legjitimitetin e ligjit të BE-së nisi për herë të parë në shkurt 2020 kur Polonia miratoi masa të reja që u ndalonin gjykatësve të referonin çështje në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Polonia ngul këmbë që në lidhje me çështjet e brendshme që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe gjykatat e saj, u takon autoriteteve dhe legjislacionit polak, dhe jo Brukselit, të vendosin.
Ministri polak i Drejtësisë, Zbiginiew Ziobro, tha se vendimi është kundër “ndërhyrjes, uzurpimit dhe agresionit ligjor nga organet e Bashkimit Evropian”.
Nga ana tjetër, në Bruksel këtë e shohin si një përpjekje të partisë në pushtet për të larguar vendin me BE.
Ish-shefi i Këshillit të Europës, Donald Tusk, i cili dikur ka mbajtur vetë postin e kryeministrit të Polonisë, thotë se ai që po largohet nga BE-ja është kryeministri Jaroslaw Kaczynski dhe partia e tij. “Vetëm populli polak mund ta kundërshtojë këtë lëvizje”, citohet nga France 24 Tusk, i cili i është rikthyer sërish politikës.
Ombudsmani polak për të Drejtat e Njeriut, Adam Bodnar, u tha gazetarëve se Polonia është “në procesin e një Polexit-i ligjor që po zhvillohet hap pas hapi”.
Polonia u anëtarësua në BE në 2004, por mosmarrëveshjet që vijojnë prej kohësh i kanë vënë Varshavën dhe Brukselin në një kurs përplasjeje.
Njësoj si Polonia, edhe Hungaria ka pasur mosmarrëveshje me Brukselin dhe u ka ndaluar vendeve të tjera anëtare të ndërhyjnë në punët e saj të brendshme. BE ka kritikuar shpesh atë që e ka cilësuar ndalim i fjalës së lirë në universitetet e të dyja vendeve, dëbimin e think tank-eve dhe OJQ-ve të majta dhe vënien nën kontroll të mediave dhe gjyqësorit.
Disa shtete të BE-së, të tilla si Irlanda dhe Holanda, tashmë kanë ndaluar ekstradimet në Poloni, duke e agrumentuar vendimin me mosfunksionimin siç duhet të shtetit ligjor në vend. Shumë ekspertë juridikë ranë dakord se vendimi nga gjykata kushtetuese e Polonisë ishte një hap i qëllimshëm në minimin e fuqisë së ligjeve të BE-së, – raporton ResPublica.
n.s. / dita

Lindja ka mentalitet tjeter nga perendimi. Ndryshimi eshte se jane me te prapambetur dhe si te tille jane ne nje faze te zhvillimit te shtetit dhe shoqerise qe perendimi e ka kaluar ne vitet 1800-1900. Te ndalosh lindoret te pasurohen me cdo mjet, eshte mision i pamundur.
Dhe ne vazhdojme me endren e 30-vjecare, por qe duket se nuk do te mbaroje ndonjehere.
Shqiperia eshte, mbase, i vendmi vend ne bote qe nuk ben kurre PLAN B ose sic i shone anglisht i ve te gjitha vezet ne nje shporte.
Po siku te shperbehet BE ose sikur te shperbehet NATO ( duhet nje doze e madhe naiviteti te mos i mendosh edhe keto)?
Dhe ja si do te pergjigjej politikani yne i korruptuar e pa vizion:
“E, po pse, profete jemi ne qe ta dinim ne qe mund te ndodhte edhe keshtu”
Ah, mjere ky popull fisnik qe Ramiz Alia i vuri ne kurriz nje bande te korruptuar dhe ignorante..
Mund të thonë edhe siç i tha në vitin 1997 Saleh Berisha, gazetarit Piter Lukas: “Aprez moi le deluge!”-pra pas meje u bëftë kiameti. Ky mentalitet mesjetar i kohës së Luigjit të XIV, duam s’duam është mentaliteti i politikanëve që dolën nga ferri i sistemit komunist lindor europian, që janë çdo gjë, por veç burra shteti jo. Sepse, siç thuhet shpesh, politikani shikon apo mendon për xzgjedhjet e ardhshme, ndërsa burri i shtetit vetëmpër të ardhmen e vëndit. Është pra një ndryshim i madh ky. Kjo sindromë po shihet sot gjerësisht si tendencë, edhe në disa parti populiste të vetë vendeve perëndimore, anëtare të BE, gjë qëduhet të vejë në mendime gjithkënd qëe do një Europë të Bashkuar dhe plotësisht demokratike. E vështirë, por me burra shteti të kslibrit të De Gasperit, Shumanit etj, jo e pamundur.