Flamujt që astronautët amerikanë vendosën në Hënën po zhduken nga pak. Yjet dhe vizat nga flamujt janë zhdukur nga rrezet e ultra violetë të Diellit.
Nga gjashtë flamuj që vendosën astronautët e misioneve “Apollo” në satelitin tonë, pesë janë ende në këmbë, vetëm njeriu është rrëzuar.
Por ato të pestë që kanë mbetur janë kthyer në disa lecka anonime.
Këtë e thonë fotot me rezolucion të lartë të sondës “Lunar Reconnaissance Orbiter”, që kanë fotografuar me detaje vendet ku u ulën misionet amerikane nga korriku 1969 deri në dhjetor 1971.
Pas pak vitesh do të festohet gjysmë shekulli i shkeljes së Hënës nga Neil Armstrong në “plazhin e pisët” të Detit të Qetësisë, por deri atëherë asnjë shenjë njerëzimi nuk do të mbetet në Hënën.
