Pikërisht kur mazhoranca bëri një tërheqje të fortë dhe kryeministri Rama pranoi që anëtarët e organeve të reja drejtuese të sistemit të drejtësisë që vendosin për prokurorët dhe gjykatësit e ardhshëm të zgjidhen me 2/3 e votave (94 vota në Kuvend), nga PD erdhi kërkesa e re. As më pak e as më shumë, PD kërkoi që këta drejtues të mos zgjidhen as me 94 vota, por pakica të ketë vende të rezervuara.
Çfarë është kjo formulë? Shkurtimisht ky model parashikon që në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm në Gjykatën Kushtetuese të ketë vende të “taksura” për kandidatët e opozitës që në krye të herës. Le të kujtojmë se edhe me modelin e 94 votave në Kuvend për zgjedhjen e këtyre drejtuesve, ndikimi dhe përzgjedhja e pakicës mbi kandidaturat është e padiskutueshme.
Lidhur me vullnetin e PD-së për kryerjen e reformës në drejtësi nuk kishim ndonjë iluzion. Ishte gati e pritshme që edhe përpara lëshimit më të madh të mazhorancës, PD dhe Berisha të dilnin në çast me një pretendim tjetër. Të mendosh tjetërsoj është fyerje për inteligjencën e çdo shqiptari që ndjek zhvillimet politike.
Ajo që është në pikëpyetje në këtë rast, është mungesa e një përgjigjeje pas deklaratave të Berishës dhe Bashës. Konkretisht, sipas tyre, formulën e vendeve të rezervuara e ka propozuar eksperti i OPDAT që në nëntor. Në 25 janar në një drekë në rezidencën e Lusë me Berishën e Bashën, këtyre u është thënë të zgjedhin një nga opsionet e propozuara “dhe ne do e detyrojmë Ramën ta pranojë”. Në 3 shkurt Lu çoi email ku ofroheshin 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Në 14 shkurt i kthehet përgjigje me email Lusë në favor për vendet e rezervuara dhe në 17 shkurt i komunikohet PS.
“Të gjitha janë me e-mail me Lu dhe nëqoftëse është e nevojshme do publikohen”, tha Basha.
Pra, PD pretendon se ambasadori i SHBA-së e ka patur të qartë kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara, këtu e 4 muaj përpara. Dhe kishte marrë përsipër të bindte kryeministrin për këtë formulë. Madje ekzistojnë edhe emaile për këtë.
Ajo që të çudit dhe do ishte tejet diskretituese nëse rezulton e vërtetë, është që z.Lu të jetë investuar realisht për këtë opsion. Pra, për një opsion ku Berisha prenoton vende në kupolën e “drejtësisë së re”, si në një motel buzë rruge ku zihen dhoma me qera nga kushdo që kalon atypari. Por edhe përtej emrave të përveçëm, – apo kush është, e çfarë i ka bërë Berisha këtij vendi, – nëse një ambasador investohet që “drejtësinë e re të pavarur nga politika”, të një vendi si i yni ta ndajë sërish në llokma… po kjo politikë, atëherë përse gjithë ky mundim?
Modelin e vendeve të rezervuara, e ka patur vetëm Kroacia më herët, dhe akualisht veç Malta e vockël i zgjedh kështu krerët e drejtësisë.
Me këtë “model” është detyruar të funksionojë vetëm Kosova e re dhe e dirigjuar nga ndërkombëtarët, kur erdhi puna për vendet fikse në Kuvend, të akorduara për pakicën serbe, dhe ato në qeveri.
Nëse vjen puna deri këtu, artificat janë të kota: S’kemi pse mundohemi për t’ja hequr drejtësinë nga thonjtë e Berishës, për t’ja lënë në prehër Berishës. Le të rrijë siç është.
Por ndërkaq, ambasadori do ishte e udhës të sqaronte deklaratat e Berishës dhe Bashës: Vërtet ka emaile ku ai e dinte që në shkurt se çfarë kërkonte konkretisht PD? Vërtet ai ishte dakord me këtë?
******
Ç’parashikon modeli i “vendeve të rezervuara”
Propozimi aktual parashikon që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të kenë secili nga 11 anëtarë: gjashtë nga rradhët e profesionistëve dhe pesë nga rradhët e jo-profesionistëve të cilët do të jenë profesorë të së drejtës, nga Shkolla e Magjistraturës, avokatë, noterë dhe nga shoqëria civile. Njëri nga anëtarët e Komisionit të Venecias sugjeroi një model sipas të cilit disa vende (pozicione) në Këshillin Gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë të rezervohen për pozitën ose opozitën. Më konkretisht, ai sugjeroi që maxhoranca mund të plotësojë tre vende dhe opozita të mund të plotësoje dy vende, por nga një listë e personave të kualifikuar e propozuar nga një trupë ekspertësh.
Ky nuk është një model votimi proporcional, por mund të quhet modeli i “Vendi të Rezervuar”.
Ky model duhet të merret në konsideratë me mjaft kujdes, pasi disa devijime të tij mund të sjellin pasoja negative :
- Në qoftë se partive u lejohet të përzgjedhin dhe të emërojnë të gjithë anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë), kjo gjë do të politizojë tej mase të dy këshillat. Në qoftë se grupime, si për shembull shoqëria civile, dhoma e avokatisë, profesorët e së drejtës, ose vetë këshillat mund të propozojnë ose dalin me një listë të detyrueshme të kandidatëve të kualifikuar prej të cilës mazhoranca dhe opozita mund të zgjdhin, kjo gjë do ta pakësonte riskun.
- Pritshmëria e standarteve ndërkombëtare bashkëkohore është që për anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë) të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri, normalisht duke përfshirë avokatët, akademikët apo nga shoqëria civile. Disa nga këto modele thjesht rezultojnë në emëriminin në këto Këshilla të politikanëve, gjë e cila përsëri nënkupton një shkallë të papranueshme të kontrollit politik.
Modeli i “Vendit të Rezevuar” duhet të përzgjedhë nga rradhët e kandidatëve më të kualifikuar
Komisioni i Venecias, në shumë opinione të tij, vë theksin se është tejet e rëndësishme që përbërja e këshillave të jetë e tillë që të shërbejë edhe si roje (gardian) kundër korporatizmit dhe politizimit. Korporatizmi rrjedh nga fakti që kemi shumicë gjyqtarësh ose prokurorësh, por në përbërje duhet të ketë një numër të konsiderueshëm edhe nga rradhët e profesionistëve. Në qoftë se anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë) do të zgjidhen vetëm nga politika, kjo gjë do të çonte në politizim.
Modeli i “Vendit të Rezevuar” duhet të sigurojë shumëllojshmëri
Komisioni i Venecias rekomandon që anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë) duhet të zgjidhen me shumicë të cilësuar (ose përmes mënyrave/mjeteve të tjera që sigurojnë balancën politike, siç mund të jetë për shembull votimi proporcional). Ai gjithashtu rekomandon që anëtarët jo-profesionistë duhet të jenë “përdorues të sistemit të drejtësisë,” siç mund të jenë avokatët, akademikët apo shoqëria civile.
Modeli i “Vendit të Rezevuar” është i rrallë në Evropë
Një variant i ndryshëm nga ky egziston vetëm në dy vende evropiane: Kroaci dhe Maltë.
- Në Kroaci, Këshilli Kombëtar Gjyqësor ka në përbërje 7 gjyqtarë, 2 profesorë të së drejtës, dhe 2 deputetë (një nga maxhoranca dhe një nga opozita).
- Në Maltë, Komisioni për Administrimin e Drejtësisë ka në përbërje 4 gjyqtarë, 4 anëtarë ex-officio, dhe 2 anëtarët jo-profesionistë (njëri emërohet nga Kryeministri dhe njëri nga kryetari i opozitës).
Komisioni i Venecias nuk ka dhënë ndonjë opinion për asnjërin nga këto variante. Sipas këtyre dy modele evropiane, shumica e anëtarëve janë apolitikë, me vetëm dy prej anëtarëve të cilët zgjidhen në mënyrë politike tejet të hapur. Në Kroaci, ata janë deputetë të parlamentit, ndërsa në Maltë ata thjesht emërohen nga Kryeministri dhe kryetari i opozitës. Nuk është e qartë nëse Komisioni i Venecias do të mund ti aprovojë këto modele për Shqipërinë. Gjithashtu, nuk është e qartë se si do të përcaktohet se kush do ta përfaqësoje opozitën, pasi në të ardhmen, mund të ketë shumë parti të cilat do ta pretendonin këtët të drejtë.
Variante të mundshme të modelit të “Vendit të Rezervuar”
Një variat mund të jetë që secili këshill të ketë në përbërje pesë anëtarë jo-profesionitë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë), dy të jenë profesorë, dy avokatë dhe një nga shoqëria civile. Por, duhet të ketë një proces apo procedurë që të sigurojë se kandidatët janë të kualifikuar, siç mund të jetë për shembull procesi i rishikimit i bërë nga këshilli i emërimeve apo përzgjedhja/miratimi nga ana e Këshillave respektivë.
DITA


“Modelin e vendeve të rezervuara, e ka patur vetëm Kroacia më herët, dhe akualisht veç Malta e vockël i zgjedh kështu krerët e drejtësisë.”
ça të keqe ka??
ndër partitë e majta vetëm ajo laburistja e ka variantin e mbajtjes së postit të kryetarit të partisë kur ka fituar zgjedhjet!!ne e bëmë tonin,pavarsisht se të gjithë të tjerat bëjnë zgjedhje çdo katër vjet!!
kështu dhe për këtë zgjedhim atë që ju leverdis ndyrësirave!!
ec mo se rrumpallë është këtu!!bëni sikur luftoni me njëritjetrin dhe na boshatizni xhepat ne idiotëve!!publikut e kam fjalën,se popull nuk jemi më!!
LU ESHTE NOMEKLATURE E BERISHES BEOGRADIT DHE BIBERAJVE.Kush nuk e ka kuptuar kete pas 25 vjetesh o eshte Stefan ‘ ‘gazetar’ o Gomar!?
Sa te gjendet formula e re shikoni me vemendje si veprojne eproret e Lu (Kineze),Lu(shqipetare) dhe Berit(Ballkanas) duke shpartalluar shumicen duke i bere ftese Likes te gjendet jashte ketyre kontureve te nguteshme per votim te menjehereshem ne parlament pasi tashme treshja ka dale hapur e thote “O si themi Ne “o s’ka drejtesi!Likja eshte marre peng e do te vazhdoje vizitat boshe per te treten here radhazi deri sa kinezi i motres te na gjeje ndonje formule qe ta haje Rama ose te largojne nga bashkeqeverisja Liken!Sala eshte gati ta votoje ne parlanet me nje kusht qe mos te shkarkohet Dhalla,Visho,Jari dhe Keshili i larte gjyqesor dhe Keshilli i larte i prekurorise te jene te perbere me numra te barabarte pozite opozite ne menyre qe kurdohere fjalen e fundit ta thone “kinezet “e radhes!
Bunkerizimi i Berishes, presupozon vdekjen e Rames dhe te nje milion shuplakave ….!!
Bunkerizimi i Berishes, presupozon vdekjen e Rames dhe te nje milion shuplakave ….!!
Presupozon vdekjen e shprese dhe triumfin e se keqes
dhe fatkeqesise se popullit shqiptar Nje “shkemb Zisifi”
mbi shpatullat e shqiptareve si popull dhe si komb !
Kjo do te jete tradhetia me madhe e te gjitha kohrave se
egsistences se kombit shqiptar !!!
PD po lan mutin me shurre dhe shurren me mut! Nuk i del zeri tani! I ka mbetur muti ne gryke, Bashes dhe vjeherrit te tij qe quhet Sali Berisha, spiuni i rusit, i UDB-se. Dhe persa kohe do te jete i gjalle ky njeri perbindesh, ne Shqiperi nuk do te kete as paqe, as qetesi, por vetem urrejtje, percarje, hakmarrje dhe ndoshta edhe lufte civile, te cilen e nisi qe ne vitin 1997! Po populli!!! Populli rri e veshtron, shkon nga e shtyn era e korrupsionit, vrasjeve, droges dhe padrejtesise!
Opinione
THANK YOU US- EU BROTHERS !
– Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
Thank You US and EU Brothers!
God bless USA and EU !
Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
E meritojme !
Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
– E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
“USA…. EU…
We love You
We love You! ”
Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
USA…. EU…
We love You!
We love You !