“Drejtësia”, Berisha: Miratojeni me konsensus propozimin e PD

Elton Tafaruci

Ish-kryeministri Berisha në emër të PD i kërkoi mazhorancës që të refletojnë propozimin e ri të opozitës për reformën në drejtësi dhe ta miratojnë atë në konsensus.

Berisha: Ju doni ta keni drejtësinë në dorën tuaj, kurrë nuk keni për ta pasur. Rama mund t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare, por jo drejtësisë amerikane. Mos mendojë se do lajë duart duke mohuar Bilalin. Ju bëj thirrje të procedojmë këtë reformë jo për ta përjashtuar opozitën, por me idenë për të arritur konsensus me opozitën. Opozita ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Është bërë gardiane e rekomandimit të Venecias dhe parimeve të drejtësisë së pavarur. Opozita nuk kërkon asnjë lëshim në interes të saj por gjithçka në interes të drejtësisë së pavarur, ju ftoj edhe një herë të arsyetoni propozimin e fundit të PD, një propozim që absolutisht garnaton shakllën më të lartë të atij trupi që do të bëjë Vetingun e personelit të drejtëisë. Natyrisht ja ku e them këtu; nuk do kandidojë asnjë që u gjet në konflik interesi në këto organe. Nuk do kandidojë Dvorani, i cili shkel ligjin dhe kushtetutën. I bëj thirrj Prokurorit të nisë hetimet kundër tij. Të çdëmtojë dëmin që i shkaktoi qytetarëve shqiptarë.

Të ulemi bashkë me opozitën, të ketë kuroja Rama. Aferat i ka mbi kokë dhe mbi supe, nuk i shpëton atyre. Drejtësia vonon por nuk harron. Të përgatitet me avoketër dhe çtë dojë, por reformën mos e pengojë.

Share This Article
5 Comments
  • O Saleh kete rradhe ke thene nje te vertete “Drejtesia vonon por nuk harron” dhe se shpejti ne banken e te akuzuarit per krimet qe ke bere dhe te jesh i sigurte se duke dale para drejtesise per te dhene llogari do te qetesohen me qindra-mijra shpirtera shqiptaresh

  • More ,kaq karagjoza te jene keta te opozites qe bejne deklarata te tilla per reformen ne drejtesi ! Deklarojne qe te mos pengohet reforma ,te mos kete nderhyrje te polikes nderkohe kerkojne nga 6 persona per “Vitingun”

  • Kur thua ti : Miratojeni me konsensus propozimin e PD-se. Aqe me shume te shtohet indinjata dhe bindja qe ate lloj pacavure qe servir ti te mos ta shofesh me sy e jo ta miratosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *