Ish kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mos bllokojë reformën në drejtësi.
“Edi Rama mos u bëj varrmihës i konsensusit se historia do të dënojë në mënyrë të pamëshirshëm. Në vend që të falenderojë opozitën, që la me dhjetra vërejtje dhe u mor vetëm me një substancë të të Venecias dhe tha do të votojë reformën. Çdo Kryeministër do të falenderonte opozitën, por ky nuk është. Ky i tregon linja të kuqe, si miku i madh i kombit shqiptar Bush-Millosheviçit për Kosovën. Njeriu që mbajti peng 2 vjet statusin e kandidatit po mban tani peng hapjen e negociatave sepse ky është armik i integrimit se ky e di që e shkrin këtë, e bën të paqenë. Afrimi me Europën është shkatërrim për këtë. Rama bindi, mashtroi komunitetin ndërkombëtar duke u thënë se në Shqëpëri fjala konsensus nuk ekziston, kur në 24 vite të gjitha reformat përveç njërës ishin bërë me konsensus. Nuk donte që opozita të ishte në Komision mbi bazën e paritetit” deklaroi Berisha.
