Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Të pasurit nuk mund ta japin drejtësinë për të varfrit, sepse nuk mund të shesin lirinë e krijimit të pasurisë së tyre mbi kurrizin e të varfërve. Reforma në drejtësi nuk mund dhe nuk do të bëhet realitet me institucione dhe ligjvënës të korruptuar dhe me moral jashtë traditës më të mirë të shqiptarizmit. E drejta nuk mund ta gjejë vendin e vet nga politikanë të korruptuar dhe jo patriotë. E drejta nuk mund të vendoset nga njerëz të shtrembër. E drejta mund të burojë vetëm nga populli. E drejta nuk është kategori politike dhe akademike, por pikësëpari dhe mbi të gjitha kategori patriotike dhe morale. Njerëzit me moral të dobët nuk mund ta bëjnë drejtësinë të fortë. Njerëzit pasanikë të politikes dhe të drejtësisë nuk mund t’ia servirin të drejtën të varfrit. Do shohim vetëm një reformë të qepur me copa të reja dhe nuk do të shohim kurrë një drejtësi të veshur me kostumin e së vërtetës. Mos u ngopni me iluzione të rreme nga ata që kanë frikë të vërtetën dhe nga ata që janë bërë milionerë duke u fshehur nga e vërteta e krijimit të pasurisë së tyre. Tung!
