Drejtësia, EURALIUS i kujton opozitës 4 kritere

Elton Tafaruci

Misioni i Bashkimit Evropian EURALIUS, duke reaguar mbi mbledhjen e sotme (17 gusht) të komisionit për reformën në drejtësi, thekson se ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita, për të, katër janë parimet kryesore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Misioni thekson se roli i monitoruesve ndërkombëtarë nuk duhet të reduktohet për sa i përket Vettingut dhe se bazë për vlerësimin e gjyqtarëve duhet të jenë dosjen e ILDKP-së.

Në reagimin në Facebook, EURALIUS liston katër parimet e veta:

a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;

b) Procesi i rivlerësimit përdor informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;

c) Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;

d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.

Nga ana tjetër, OPDAT shpjegoi kontrollin e figurës bazuar në standardet e SHBA-ve, BE dhe NATO-s sipas të cilave një institucion mbledh informacionin dhe komisioni i rivlerësimit merr vendimin.

 

euralisu

Share This Article
1 Comment
  • Opozita e Sali Vicidolit don me ja hedhe menders me
    piken e pare te VETTNGU-t ,sic ka thene Bylyku, te fillo-
    je me pushtetaret e tanishem vettingu- !!! Me nje fjale
    Bylyku thote c’u be u be,c’u vodh ,u vodh ,c’u vra ,u vra,
    ne te semes ! Le ta fillojme tash e tutje vetingun ,qe do te
    thote te shpetojme Sali Vicidolin me banden e tij vrasese
    e hajne.,gjyqtaret e korruptuar ,miq te Saliut t’ja hedhin menderes,tash e tutje ta hajne socialistet dhe simpatizan-
    tet e saj …..?!
    Se dyti, Vetingun ta bejne shqiptaret pa monitorimin e te
    huajve , nen parrullen e patriotizmit qesharak te tyre . Zoterinj pedeiste shqiptaret i hengren nje here karamelet
    tuaja plot helm mashtrues ,ata nuk do te bine per se dyti
    ne gracket tuajs ! Ju kane pare se c’keni bere pergjate 45
    vjeteve ! Po kur u futem ne NATO ,valle e ruajtem sovra-
    nitetin ??? Atehere ju legena e quajtet nje fitore historike
    dhe e tille ishte,por ama as qe ju shkoi ndermend sovra-
    teti ,e “harruat “,u mbytet nga euforia ! Turpi botes ! Por
    ju pedeiste nuk e njihni fjalen turp ,ju jeni thjeshte nje
    bande aventurieresh qe erdhet ne pushtet per te vjedhur
    e per te vrare ! Nen cadren e luftes kunder komunizmit ju
    i plackitet shqiptaret permes ligjit famekeq 7501,i formu-
    luar nga binomi famekeq Berisha- Nano …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *