Në mesin e një debati të hapur publik dhe presioneve politike mbi sistemin e drejtësisë, kreu i shtetit Bujar Nishani u ka bërë thirrje profesionistëve të ligjit të mos stepen nga kritikat, por të përmirësohen duke marrë pjesën kontruktive të tyre.
Duke folur në aktivitetin e prezantimit të projektit të përbashkët BE-KIE për drejtësinë, Nishani tha se kuadri ligjor në vend ofron të gjitha garancitë për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit personal të ligjzbatuesve.
“Sistemi i drejtësisë duhet të përqëndrohet dhe përfitojë nga masa konstruktive e kritikës, duke kërkuar të ofrojë më shumë përpjekje në rritjen e cilësisë dhe efiçensës së sistemit të drejtësisë. Në këtë klimë zhvillimesh dhe debatesh detyra parësore për përmirësimin e sistemit të drejtësisë rëndon mbi vetë profesionistin e zbatimit të ligjit, mbi gjyqtarët, prokurorët, mbi mbrojtësit, mbi personelin administrativ. Ky komunitet profesionistësh shqiptarë ka të gjitha kapacitetet për të identifikuar problematikën dhe për tu shndërruar në një forcë shtytëse reformatore të sistemit. Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të zbatimit të ligjit që karakterizohen nga profesionalizmi i lartë, integriteti dhe përkushtimi në detyrë. Ka një numër të lartë profesionistësh që përmbushin detyrat e tyre duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjit, të cilët nuk duhet të stepen aspak nga kritikat masive, gjithpërfshirëse dhe demotivuese që i adresohen në terësi sistemit të drejtësisë, duke krijuar presion të papërshtatshmëm edhe për ata që janë profesionistë. Unë dëshiroj tu drejtohem këtyre profesionistëve që përpjekjet e tyre janë të evidentuara dhe secili prej tyre duhet të vazhdojë të kryejë funksionin duke ju nështruar vetëm Kushtetutës dhe ligjit. Kuadri legjislativ dhe institucional në Shqipëri ka të gjitha garancitë për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional. Ka ardhur dita që kjo pjesë e shëndetshme e sistemit të drejtësisë të veprojë aktivisht dhe të bëhet model orientues dhe frymëzues në veprimtarinë e përditshme të sistemit të drejtësië, duke izoluar çdo ditë e më shumë modelet e korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit”.

Shikoni sa ”rendesi” i ve populli brockullave te Ulokut president ! Asnje ndjesi,asnje te kenaqur”
etj.etj.
E tha dhe ky palla një fjalë të madhe. Ik ore debil se s’je për atë vend ti.
JASHQITJET EKETI KOMBI QE VAZHDOJN PIN GJAKUN E KETJ POPULLI MOS MERZISNI O NJERZ SE KY ESHT FUNDI I KETYRE MBETJEVE