Drejtësia pas reformës, si ndryshon sistemi dhe Kushtetuta

redaktor
Nje punetore, duke pastruar gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes", ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/nA worker, during the Annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.

Reforma në drejtësi synon të ngrihet mbi një histori të gjatë dështimi në atë që mund të quhej shtet i së drejtës në Shqipëri dhe ka në thelbin e vet një dokument analitik që vijëzon profilin e errët të të gjithë sistemit.

Megjithatë, ky dokument është kthyer në udhërrëfyes për grupin e reformës, një proces i nisur vjeshtën e vitit 2014 dhe sot ka si produkt të parë një paketë të plotë të ndryshimeve kushtetuese, e cila pret opinionin e Komisionit të Venecias.

Ndryshimet kushtetuese, të prezantuara nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë ridizenjojnë nga e para gjithë sistemin e drejtësisë. Nëse këto ndryshime miratohen, Shqipëria do të ketë gjithashtu ndërhyrjen më të thellë në Kushtetutë, që prej miratimit të saj në vitin 1998.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese i jep përfundimisht Presidentit një rol honorifik në krye të shtetit, rikompozon funksionet e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, decentralizon institucionin e Prokurorisë dhe prezanton një formulë të re për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Reforma parashikon gjithashtu ngritjen e një komisioni 3-vjeçar me kompetenca kushtetuese, si antidot për korpusin e gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar.

Miratimi i reformës në drejtësi kërkon një shumicë të cilësuar prej 2/3 e votave në Parlament, por mazhoranca nuk ka mundur të sigurojë konsensusin e opozitës. Partia Demokratike e ka kundërshtuar deri më sot mënyrën se si po bëhet kjo reformë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim kapjen e sistemit të drejtësisë.

Në funksion të transparencës dhe në ndihmë të një debati për atë që konsiderohet krye-reforma e Shqipërisë, BIRN Albania do të publikojë një cikël intervistash me ekspertët e rëformës në drejtësi, me aktorë politikë të të dyja kaheve dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të cilët po e monitorojnë atë.

Paketa kushtetuese-Presidenti jashtë!    

Në pamundësi për të kthyer në vend ndryshimet e vitit 2008 që lanë hapur shtegun e zgjedhjes së një Presidenti partiak, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë ka vendosur të rrudhë kompetencat e tij mbi sistemin e drejtësisë. Në paketën e ndryshimeve kushtetuese që BIRN disponon, Presidenti nuk do të jetë më kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë-që pas reformës do të quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Presidentit i hiqet gjithashtu e drejta e dekretimit të gjyqtarëve të lartë dhe i mbetet si e drejtë ekskluzive zgjedhja e vetëm tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nga nëntë gjithsej. Kjo e kthen presidentin në një certifikues formal të emërimeve që do të propozohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por hartuesit e reformës mendojnë se kjo formulë i përgjigjet më mirë pozicionit kushtetues të presidentit dhe shmang përplasjet e tij me parlamentin.

“Kjo formulë është në gjendje të reduktojë ndjeshëm ndikimin politik në procesin e emërimit të anëtarëve të gjykatave të larta dhe do të rrisë cilësinë e tyre profesionale,” thuhet në materialin shpjegues të ndryshimeve kushtetuese.

Presidenti Bujar Nishani, në intervista të përsëritura për median ka mbajtur një mendim kritik ndaj procesit të reformës, për shkak se ai është mbajtur jashtë konsultimeve.

Ndërkohë, paketa e propozuar e ndryshimeve kushtetuese ndryshon kryekëput profilin e Gjykatës së Lartë, duke e kthyer atë në një shkallë të tretë brenda sistemit gjyqësor. Gjykatës së Lartë i hiqet gjithashtu e drejta që të funksionojë si shkallë e parë për funksionarët e lartë të shtetit.

“Gjykata e Lartë kthehet në një gjykatë karriere dhe integrohet plotësisht me sistemin gjyqësor. Jo më shumë se 20 për qind e anëtarëve të saj duhet të vijnë nga radhët e akademikëve të ligjit,” thuhet në dokument.

Paralelisht me Gjykatën e Lartë, reforma parashikon krijimin e një Gjykate të Lartë Administrative si shkallë e dytë dhe e fundit për çështjet administrative. Drafti parashikon që kryetari i Gjykatës së Lartë të propozohet nga vetë anëtarët dhe mandati i tij do të jetë 5-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Së bashku me Gjykatën e Lartë, reforma ndryshon edhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe përcakton kritere të qarta për ta.

KLD dhe Prokuroria

Ekpertët e reformës në drejtësi propozojnë një riformatim tërësor të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që nis me ndryshimin e emrit. Ky organ do të quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe do të reduktohet në 11 anëtarë, nga 15 që janë aktualisht.

Gjatë prej anëtarëve të KLGJ do të jenë gjyqtarë; 1 nga Gjykata e Lartë, dy nga gjykatat e Apelit dhe 3 nga shkalla e parë e gjyqësorit. Pesë anëtarët e tjerë të KLGJ do të emërohen nga Parlamenti me shumicë të cilësuar 3/5.

Reforma i është rikthyer modelit të qeverisë së gjyqësorit me kohë të plotë, duke gjetur edhe një zgjidhje në përputhje me kushtetutën. Në momentin që zgjidhen anëtarë të KLGJ, ata do të ndërpresin mandatin e gjyqtarit dhe pas përfundimit të mandatit do të kthehen në pozicionin e mëparshëm.

Roli i ministrit të Drejtësisë në KLGJ ka qenë gjithashtu një çështje e debatuar brenda grupit të ekspertëve, por në fund është vendosur që ai të mbetet anëtar, por pa të drejtë vote. Ministrit i hiqet gjithashtu e drejta ekskluzive e nisjes së procedimit disiplinor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ruan kompetencat në emërimin e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit si dhe propozon tek presidenti kandidatët për gjykatën e lartë. Ky këshill do të ketë në dorë vlerësimin e gjyqtarëve, transferimin dhe promovimin e tyre në detyrë. Kompetencat e KLGJ zgjerohen gjithashtu, duke marrë përsipër edhe një sërë funksionesh që aktualisht i kryen ministria e Drejtësisë.

Edhe pse deri më sot, KLD ka qenë organi më i lartë i gjyqësorit, reforma parashikon një hallkë të re që do të kontrollojë edhe Këshillin. Drafti parashikon ngritjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë, i cili do të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të KLGJ, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm si dhe Inspektoriateve.

Paketa e reformës i ndërpret në mes mandatin kryeprokurorit aktual, Adriatik Llalla ndërsa pasardhësi i tij do të jetë i detyruar të ndajë pushtetin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ky organ i ri do të jetë përgjegjës për emërimin, transferimin dhe disiplinën e prokurorëve.

“Ndarja e pushtetit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ndikonte në rritjen e pavarësisë së brendshme të prokurorëve në raport me eprorët dhe të pavarësisë së jashtme,” thuhet në paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Sa i përket shkeljeve disiplinore, drafti parashikon ngritjen e një inspektoriati ndërkohë që i gjithë sistemi i ndjekjes penale parashikohet t’i nënshtrohet një decentralizimi të pjesshëm.

Komisioni “antikorrupsion”

Ndryshimet strukturore janë vetëm njëra anë e medaljes për reformën në drejtësi; një skanim i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve premtohet të realizohet brenda 3 viteve. Në draftin e reformës, ekspertët pohojnë se rishikimi në sistem i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve do të ketë në fokus uljen e ndikimit të krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të politikës mbi ta.

Dizenjuesit e reformës synojnë që sistemi i vlerësimit të bazohet mbi një sistem të fortë të deklarimit të pasurisë. Në qendër të këtij procesi vendoset një komision i posaçëm me kompetenca të forta, i cili do të ketë në fokus pasuritë e gjyqtarëve, gjurmimin e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar dhe aftësitë e tyre profesionale.

“Në rast se rezultati i këtyre tre testeve del negativ, komisioni do të dalë me një vendim që varion nga detyrimi i gjyqtarit për t’u rikthyer në shkollën e magjistraturës, deri në largimin e tij nga detyra,” thuhet në draft.

Komisioni i pavarur do të ketë një mandate 3-vjeçar, që ekspertët e kanë përcaktuar nga 1 janari 2016-31 dhjetor 2019. Gjithsesi, ky afat pritet të shtyhet nëse paketa e ndryshimeve kushtetuese nuk miratohet brenda vitit 2015.

Anëtarët e këtij komisioni do të kenë statusin e Gjykatës së Lartë dhe do të jenë nën vëzhgimin e rreptë të ndërkombëtarëve në misionin e tyre për spastrimin e gjyqësorit shqiptar./BIRN

Share This Article
5 Comments
  • BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

  • ORGANIZIMI DHE REFORMA NE DREJTESI DUHET FILLUAR NGA (PREGATITJA VETMORE E USHTARIT TE RI !)qe do te thote ne drejtesi : pregatitja e policise gjyqesore ,kontrolli i shpejte i vendit te krimit ,vendit ngjarjes, ruajtjes te rrepte te provave dhe fakteve te vendit ngjarjes ,me rreptesi te mbaje pergjegjesi penale sejcil ekspert per provat e marrjes ne vendin e ngjarjes .Kontrolli i armve dhe mjeteve rrethanore me imtesi preçize dhe me pergjegjesi penale,por edhe humane nga ekspertet ,besnikeri te studimit te balestikes se armve dhe plumbit ,te mjeteve te helmimit ,te percaktimit te sakte te shkakut te vdekjes ,kunder falsifikimeve dhe fshahjes se provave ,te dokumentave qe duhen plotesuar me saktesi dhe ne harmoni me ngjarjen si vrasje,vjedhja,thyerje banese ,etj,etj.Por kur nuk ka prova materjale duhet te funksionoje gjithe sistemi ne bashkeveprim me polici ne rruge operative ,me deshmitar me shperblim ne leke, pa deklaruar identitetin .Pastaj fillon puna e prokurorit qe duhet te organizoji gjithe punen per te finalizuar provat dhe faktet te argumentuara dhe bindese,pas kesaj vjen pregaditja e gjykatesit te pregatitur dhe te ndrshem te zbardhe qofte edhe ne seancat gjyqesore krimin dhe te jape ndeshkimin simbas kodit penal .Por me kusht qe gjykata te beje seancat Brenda kohes ligjore dhe te ndeshkoje krimin ne menyre TRASPARENTE ,jo fshehur ,por te rregjistruar dhe te diqitalizuar ,ta marre çeshtjen nga fillimi dhe ta perfundoi.Sot ,neser dhe mbas shume vitesh ,sjcili prokurori ,gjykatesi,ekspert,apo poilci gjyqesore pas shume vitesh te mbaje pergjiegjesi ligjore per zbatimin e ligjit.Ketu fillon reforma dhe pregatitja “VETMORE E USHTARIT ” TE DRJTESISE .Pa bere kete saktesim nuk ka drejtesi.Qe ligji te jete i shkruar qarte,vendimi i saket nga gjykatesit ,ligji te zbatohet i barabarte per te gjithe,DHE TE JETE TRANSPARENT .Kush prokuror ose gjykates i shkel ligjet ose bene korrupsion te denohet pa medyshje ,denimi duhet te jete maksimal.Ketu fillohet reforma qe ne themel ne vendengjarje.PREGADITJA e niveleve te larta kushtetuese dhe ligjore jane te domosdoshme por fillimi duhet filloje tek hetimi dhe marrja e provave fillestare me rreptesi dhe humanizem ~~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • Deri sa te sigurohet konsensui,do kaloje keshtu rrumpalle deri ne zgjedhjet kur do te vije PD me te sajet ne pushtet vije ne pushtet,dhe do te behet nje project tjeter per reformen ne Drejtesi.Atehere PS me te sajet nuk do te jape konsensusin{[sipas parimit te PD-se,nga inati sime vjerre une do fle me mullixhine]},dhe gjerat do te rrine ne vend duke fajsuar njera pale, palen tjeter.Atehere del se behet nje loje nga te dy palet, qe gjendja te mbetet kjo qe eshte,sepse keshtu perfitojne ata qe alternohen ne pushtet,ndersa shqiptaret presin ditet kur do bjere nga qielli ndonje gje.

  • @@@@Popullit nuk i duhen kopetencat e K.L.D-se ,gjykstes larte ,presidentit,gjykates administrative ,ndarja e pushteteve midise prokurorit pergjithshem dhe pushteteve te tjera legjislative etj.,etj.nuk i hyjne ne pune popullit se kushe e ka rrogen me te madhe, dhe kushe e bene korrupsionin me te madhe ,kushe mere para me shume. Por vetem hetimi i pergjegjeshem ,percaktimi i saket i rrethanve te krimit dhe zhvillimi i gjyqit transparent ne Kohen e duhur dhe me drejtesi dhe denimi i gjykatesve i menjhershem kur ka korrupsion , ndeshkimi me i rande per prokurorin ekspertin apo cilido qe shkel proçedurat e zbardhjes se krimit ,kete drejtesi duan shqiptaret.@

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *