Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Shqiptarët e dinin vendimin, e dinin që këtu vendimet i jep kupola e mafias. Gjykata e Apelit dha vendimin të cilin shqiptarët e dinin se do të ishte “njolla e zezë” e radhës! E dinin sepse kjo drejtësi nuk i jep vetë vendimet. I jep mafia politike në vend të saj dhe gjyqtarët nuk janë më shumë se “vegla të mafias”, nuk janë më shumë se “koburet juridike” të mafias. Nuk janë asgjë tjetër veç “killerat” e saj. Drejtësia shqiptare është “lavatriçja” gjigante ku të gjithë kriminelët, mafiozët dhe politikanët “lajnë duart e ndyra”, lajnë krimet dhe marrin “certifikatën e pafajësisë”. Drejtësia është mina e demokracisë shqiptare. Drejtësia është grumbulli i lumpenit njerëzor me diplomë, është thjesht fasada “kuazidemokratike” e një shteti të kalbur totalisht nga brenda dhe të manikyruar e parfumuar nga jashtë. Kjo drejtësi dhe njerëzit e saj duhen shpallur “ëanted” dhe shqiptari i parë që gjen një gjykatës duhet të ketë lejen t’i futë plumbin, si kriminel tmerrësisht i rrezikshëm. Tung!
