Drejtësia, tërhiq e mos këput

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Dekriminalizimi i politikës shqiptare është sa i vështirë, aq edhe i pamundur. Tre forcat kryesore politike dominojnë dy pushtete. PS-ja dhe LSI-ja, atë politik, ndërsa PD-ja atë juridik. Le të abstragojmë për një moment: nëse mazhoranca është e interesuar për të përfunduar reformën në drejtësi, opozita do të përpiqet që këtë reformë ta çojë në kalendat greke. Kjo në rastin kur mazhoranca hamendësohet se është e “pakompromentuar”. Nëse opozita kërkon kredo politike dhe do të bashkëpunojë për reformën në sistemin e drejtësisë, atëherë duhet të pranojmë që kjo opozitë është në ringritje. A mund të ketë ringritje pa ndryshime cilësore? Absolutisht jo. Atëherë ç’do të ndodhë?! Tërhiq e mos e këput, kështu do të vazhdojë modeli i 25 viteve të mëparshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *