Gjykata e Tiranës sot mori një vendim, që lajmeroi shqiptarët dhe botën mbarë se deformimi I demokracisë shqiptare arriti shkallën e vet të fundit. Sot edhe ata që besonin tek tranzicioni i zgjatur I Shqipërisë nga diktatura në demokraci, e morën vesh se ky tranzicioni ynë i programuar në zyrat e Partisë së Punës dhe i drejtuar nga besnikët fanatikë të diktaturës komuniste paskej qenë vërtet sui generis.
Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të shpallur të pafajshëm vrasësit dhe për t’ua hedhur fajin të vrarëve, ishte pika e fundit që e derdhi kupën e zullumeve të një pushteti të inkriminuar deri në atë masë, sa na e ktheu dhe demokracinë perëndimore në demokraci popullore, sikundër na e ktheu dhe drejtësinë e këtij vendi përsëri në drejtësinë popullore të diktaturës së proletariatit.
Nuk ka më vend për të shpresuar se ky lloj pushteti mund të pranojë të organizojë zgjedhje të lira e të drejta sipas standardeve të njohura ndërkombëtare. Nuk ka më asnjë shpresë se ky lloj pushteti mund të pranojë rotacionin normal politik. Nuk ka më asnjë shpresë se ky lloj pushteti, i bërë tok ke krimin, mund të ketë ndonjë skrupull për ta fshehur më tej gjakimin e vet për diktaturë. Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës, e morën vesh shqiptarët e mbarë bota se putinizmi në këtë Shqipërinë tonë u kthye sheshit në stalinizëm. Në stalinizmin që provuam për gjysmë shekulli dhe e duruam si dimë na të durojmë pushtetin zullumqar…
“Jemi të tronditur nga një vendim I tillë” – deklaroi Ambasada Amerikane. Dhe të gjithë shqiptarët normalë e besojnë që kanë arsye të tronditen keq me atë vendim edhe miqtë tanë të Ambasadës Amerikane. Por nuk e kuptojnë dot se si e sa mund të jetë tronditur shkëlqesia e tij, Ambasadori amerikan në Tiranë, kur ka dëgjuar urdhëruesin e atij vendimi të deklaronte se do të hiqej TVSH-ja për plehrat kimike dhe kjo duhet t’I bënte shumë të lumtur fermerët shqiptarë… Dhe këtë deklarim brigadieri i pushtetit aktual e bëri pasi ka urdhëruar gjykatën të shpallë fajtorë të vrarët e të shpallë të pafajshëm gardistët e Republikës, që i ktheu po ai vetë në vrasës me pagesë, kur u dha urdhër të qëllonin mbi demonstruesit e çarmatosur në atë 21 janar, ditën që me armët e Gardës së Republikës u mundua të vriste frikën e vet nga populli i zemëruar.
Dhe duket se atë frikë nga populli, frikë nga demokracia e frikë nga liria, nuk e ka vetëm brigadieri i vrerosur I këtij pushteti që ecën në rrugën kriminale të diktaturës së djeshme gjysmëshekullore. Frikë nga populli, frikë nga demokracia e frikë të madhe nga liria duket se kanë edhe ata gjyqtarë që zbatojnë urdhrat e pushtetit, në vend të zbatimit të ligjeve të këtij vendi.
I duroi ky popull durimshumë edhe juristët e Komisionit Zgjedhor kur shkelën haptazi Kodin Zgjedhor dhe ligjet e Kushtetutën e këtij vendi dhe, në vend të tyre, zbatuan urdhrat e pushtetit për të vjedhur zgjedhjet, madje edhe për t’I grabitur votat sheshit në mes të ditës e në sy të shqiptarëve e të mbarë botës. I duroi ky popull durimshumë dhe ata gjyqtarë që zbatuan urdhrin e pushtetit dhe quajtën të ligjshme shkeljet e rënda të ligjeve e të Kushtetutës , sepse zbatimi I drejtë I ligjit e nxirrte humbës pushtetin. I duroi ky popull durimshumë edhe ata “specialistët” e përdorimit të procedurave e të marifeteve ligjore për të shkelur ligjin e për të zbatuar urdhrin e pushtetit.
Pse të mos mendojë pushteti atëherë që ky popull durimshumë nuk do të durojë dhe këtë vendim të padëgjuar në historinë e re të Europës sonë? Pse të mos mendojë ky lloj pushteti se ky popull durimshumë, që ka duruar diktaturën e Enverit për gjysmë shekulli, të mos e durojë dhe një gjysmë shekulli një diktaturë të trashëgimtarit besnik të Enverit? Tek e fundit tranzicion është dhe kalimi nga një demokraci OMGJ në një diktaturë laramane komunisto-naziste. Tranzicion është edhe të kalojë pushteti nga një enver qyteti tek një enver fshati. Pse duhet ta humbasin durimin për kaq pako gjë shqiptarët e mësuar aq gjatë me diktaturë?
Ja le të pyesin vetë Gjykatën. Aty e kanë. Kush bën komente për vendimet e Gjykatës, është armik i drejtësisë sonë OMGJ! Madje është armik popullit! Këtë ua bëri të qartë shqiptarëve dhe spikerja nevrike e Kuvendit të Rruzhdies. A nuk I telendisi kuvendarët e opozitës me atë tërsëllëmin e saj të njohur për ëmbëlsi fjale dhe edukatë qytetare?
Po ata zymbylagat e grupit kuvendor të pushtetit, nuk e patë sa të gëzuar që qenë nga ai vendim i padëgjuar i Gjykatës së Tiranës? U qe zënë fryma nga gëzimi që drejtësia jonë vuajti sa vuajti këto 23 vjet, po më në fund u kthye aty ku i ka hije: u bë prapë drejtësi popullore!
Nuk e patë se sa i gëzuar ishte vetë kryesyesi I senacës gjyqësore, kur këndoi vendimin historik, që shpalli vrasësit të pafajshëm dhe gjeti që fajtorë paskanë qenë të vrarët? Apo nuk paskeshin rrezikuar dhe vetë demokracinë me atë demonstratë të zemëruar!…
Apo ai avokati i majmë, që nuk e mbante dot gëzimin! E jo vetëm nga vendimi aq i drejtë i një drejtësie të marrë peng nga pushteti për të mirën e popullit dhe të vetë drejtësisë. Ai zotëri , që çuditërisht merr në mbrojtje vetëm pushtetarët dhe të lidhurit ngushtë me pushtetin, a thua se është Avokat i Shtetit, nuk kishte si ta përmbante gëzimin e ligjshëm që ndiente, kur deklamonte se protestuesit me duart në xhepa paskeshin rrezikuar e jo pako gjë, po vetë jetën e kryeministrit(!) Apo nuk qe lodhur për të gjetur aq bukur atë rastin për pafajsinë e karabinierit italin , që shtiu dikur ndaj një protestuesi në Gjenova i trembur për jetën e vet? Do vemi apo nuk do vemi dhe neve në BE? Ja dhe ato të tre ligjet që ka penguar opozita e “bllokimit, bllokuese e bllokatore” do t’i rrëzojmë me “fitoren plebishitare të zgjedhjeve më 23 qershor”! Një fitore që do ta sigurojmë si atë të bashkisë së Tiranës, për të cilën dhe Departamenti Amerikan i Shtetit paska thënë që “nuk lejuan popullin të vendoste me votë për drejtuesit e tyre” E punë e madhe se si e sheh Amerika zhvillimin e zgjedhjeve tona! Këtu nuk është Amerikë, po është Shqipëria e komandantëve të përjetshëm të pushtetit!
Edhe FBI-ja sikur i nxori vrasës ata që Gjykata e Tiranës I shpalli të pafajshëm, Po ajo ekspertizë ka shkuar në Gjykatën tone ”me vonesë”. Dhe ekspertizat e vonuara nuk mund të përbëjnë prova për gjykatat e drejtësisë popullore. Në Amerikë ne kemi ekpsertët e lobimit për të pastruar faqen e pushtetit tonë popullor e prandaj i paguajmë me paratë e taksave të vjela nga qytetarët. A nuk janë qytetarët TË PARËT për këtë pushtet popullor ?
Tek e fundit , pse të zgjatemi për vendimet e Gjykatave? Ne jemi demokraci popullore dhe kur flet drejtësia, të tjerët duhet të rrinë sus! Nuk e patë vetë brigadierin e pushtetit si rrënjete i tëri , kur pikërisht sot në ditën e vendimit historik të Gjykatës së Tiranës, u dha fermërëve të lumtur të Shqipërisë sonë komunisto-fashisto-monarkiste se pushteti do të hiqte TVSH- fare për plehrat kimike? Ç’punë ka i pari I këtij pushteti me vendimet e gjykatave, që t’i komentojë? Ato vendime nuk kanë nevojë për koment, se janë marrë në pavarësi të plotë e në zbatim të rreptë të ligjeve të këtij vendi , ligje që mund t’i shkelë vetëm, pushteti ” për nevoja publike”. Apo kur pushtetit i ka hyrë lepuri në bark nga frika e popullit, që e do aq shumë…
Mbase kjo dashuri e madhe e këtij populli për pushtetin e vet popullor plot goja, e shtyu dhe ambasadorin amerikan në Tiranë t’I jeptë dekoratën “burrë shteti” urdhëruesit të vrasjeve në atë 21 janar të përgjakur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Mbase edhe ai dekorim dha një dorë në këtë vendim gjykate për të nxjerrë fajtorë të vrarët e për të shpallur të pafajshëm vrasësit e tyre.
Ja pse kemi të drejtë të krenohemi me këtë pushtet, që i di të gjitha një njeri e i komandon të gjitha një njeri! Pse të mos thërrasim të gjithë tok: Ta durojmë këtë pushtet që i bën të gjitha, përfshirë dhe krimet që duhet t’I luftonte! Të na rrojë bujqësia dhe bujqit e duruar e të lumtur, se drejtësia jetoi si drejtësi popullore, vendosi si drejtësi popullore dhe vdiq si drejtësi popullore. Nuk është pak për një pushtet që e ka renditur Shqipërinë krah për krah me vendet më të zhvilluara të bririt të Afrikës. Kot nuk i duam e i durojmë aq gjatë komandantët tanë me brirë.
Ia ke futur kot fare or Daut kur thua qe kemi te bejme me nje regjim fashist ose me sakte: “Nuk ka më asnjë shpresë se ky lloj pushteti mund të pranojë rotacionin normal politik”. Po ta perseris ia ke futur kot, nuk je i ndershem me kete qe thua. Perse e them kete, kur cdo eshte e qarte qe shteti eshte pushtuar nga nje bande, c’derqin beni juve FRD-ista qe merreni me dallime ideoligjike majtas djathtas por nuk bashkoheni ne nje front te vetem per te ribere shtetin? Cfare jane keto pislleqe qe po luani me kete popull dhe nuk bashkoheni ne nje front opozitar? A i keni parashtruar kushtet ndaj PS publikisht per ndonje koalicion per shtetin, per rishikimi e kushtetutes, kodit zgjedhor? Apo thjesht ndiqni karrigen e Topit ne qarkun e Tiranes? Mesoni nga konferenca e Mukjes!
Po mire zoti Gumeni, Bamiri i FRD-se a nuk shkoi dje ne Preze dhe foli pikerisht per bujqesine dhe nuk tha asnje fjale te vetme per vendimin e gjykates?
Kam shume respekt per ty, por canaku ku po ha FRD-ja nuk eshte i shendetshem.
Daut Gumeni, pavaresisht nga perkatesia e tij partiake, ajo eshte pune e tij, ka thene shume te verteta, te cilat te gjithe i dine, por pak i thone hapur e me plot gojen. Prandaj une e pergezoj per guximin qe ka, pasi ne regjimin dhe kohen qe jetojme, eshte guxim te flasesh e te shkruash kaq hapur, packa se thua te verteten. A nuk e vertetoi vendimi i gjykates faktin se edhe te rrish me duar ne xhepa perpara kryeministrise, perben krim dhe denohet me vrasje?
Z.Gumeni, e kam shprehur edhe me pare qe jeni njeri i ndershem dhe me vjen keq qe aderoni ne ate palo parti qe asnje lidhje nuk ka me ty, kjo per njerezit qe aderojne aty. Desha te te bej nje pyetje, a do beje koalicion Bamka me Lilken me Camin Idrizi dhe grekun Dule ?. Nese po, atehere ky shkrim i sotem hidhet kategorikisht poshte, ose JU duhet te largohen nga rradhet e tyre. Tungjatjeta z.GUMENI.
Z.Daut, te lumte pena !
Bravo, i ke thene te gjitha dhe ashtu sic duhet.
Me shume prishet.
Jam i te njejtit mendim me nje komentues te mesiperm.Se pari te lumte pena cfar ke shkruar.Punononi per nje opozite gjithperfshirese,lini menjane dallimet ideollogjike,hartoni nje program te perbashket ku te perputhen interesat e shqiptareve per nje shtet ku te vendoset demokracia e vertete ,shteti ligjor dhe instuticonal,barazia para ligjit.Sa per ndarjen ideollogjike nuk shohim deri me sot ndonje dallim kush eshte i majte e kush i djathte,deri me sot qeverite kane luftuar te pasurojne klanet e tyre.
Politika në ndihmë të fermerit
Me këtë titull ishte konferenca e shtypit , që Kryeministri në detyrë , Sali Berisha , mbajti , më 3 Shkurt 2013, përpara gazëtarve . Konferenca e shtypit presupozon komunikimin e Drejtusit , më popullin , ku popullin e përfaqësojnë gazetarët . Saliu nuk dihet të ketë vlerësuar ndonjë nga konferencat e shtypit . Ose i merr pa sajdi , ironizon ndonjë person ose flet , pa fund se si duhet të jetë opozita . Kështu ndodhi dhe me konferencën e sotme . Tha se Qeverrija do të marri masa të tjera , për zhvillimin e bujqësisë. Do të heqi TVSH në , për vegla dhe maqineri bujqësore dhe u shpreh me një fjali ironizuse për opozitën , që vetëm mendon,sipas tij , për aksisën e naftës, gjë që mund të jetë e vërtetë . Kaq ishte kjo , që u regjistrua si konferencë shtypi .Personalisht jam i i nteresuar , për politikat bujqësore dhe analizoj ç’do gjë që flitet , për to .Në këtë koferencë , Saliu praktikisht nuk tha asgjë për të shënuar . Heqjen e TVSh , për maqinëritë , mund ta shpallte medja dhe fshatarët e merrnin vesh një lloj , ndoshta më mirë se sa e paraqiti konferencieri .
Duke qënë në pozicjonin e një vrojtusi të zhvillimeve bujqësore , e them me përgjegjësi se konferencat për bujqësinë nga Kryeministri dhe dy Ministrat e tij , kanë qënë skarcitete , karshi problemeve të mëdha , që ka bujqësija dhe fshati shqiptar . Në këto 20 vite tranzicion fshatari shqiptar ka realizuar në mënyrë të shkëlqyer detyrat , për t’i dhënë bujqësisë drejtimin kapitalist privat dhe ja ka arritur . Shteti nuk ka kryer as një detyrë ndaj transformimit kapitalist të bujqësisë dhe fshatit , madje është bërë pengesë . Në këtë dualitet kontravers , fshatari punon , për të mbijetuar i vetëm , pa ndihmën e shtetit . Kryeministri dhe ndihmësit e tij u lodhën duke i thirrur fshatarit fermer , por fshatari ynë nuk e njef këtë emër . Tek ne , me përjashtime të pa përfillshme nuk ka fermerë , përjashto kushtivusit e perimeve në sera , që dihet se janë realizuar me investime priveate . Kështu janë krijuar dhe ndoshta 10 ferma blegtorale dhe komplekset e pularive , bujqësija tjetër , që përfaqëson , rreth 80 % të prodhimit total është rrudhur në bujqësi kopshtesh , ku mbijetojnë në varfëri zotërusit e dyshimtë e tokës .
Bujqësija vijon të jetë në krizë totale , sepse prodhon sa 40 % e prodhimit të vitit 1990. Nuk punohen ç’do vit mbi 25% e tokës arë . Vijon të jetë jasht funksionit rrjeti inxhinjerik i kullim-ujitjes, janë prerë pa u zëvëndësuar shumica dërmuse e pyjeve dhe importohen ç’do vit një miliard ë dollar ushqime . Kësaj gjëndje është pak t’i thuash gjënje krize , kjo është gjëndje kolapsi total i ekonomisë fshatare. Për këtë katastrofe nuk flasin drejtusit e lartë të bujqësisë , por as gazetarët nuk drejtojnë të tilla pyetje . Gjëndja është pa shpresë shërimi , të paktën nga kjo Qeverri , që ka shkakëtuar kolapsin . Gjëndja e bujqësisë në Kosovë është krejt ndryshe . Qeverrija zbaton një platformë bujqësore shumë efektive . Punohet e gjithë toka dhe nuk ka probleme të tilla me tokën , duke investuar mbi të me shumë efektivitet. Kosova , ka dy vjet , që merr rendimentin më të lartë të grurit në Ballkan .
Krahasimi me bujqësinë kosovare , i nxjerr totalisht zbuluar , qeverritarët shqiptarë .Ata kurrë nuk e kanë pranuar këtë gjëndje dhe mbajnë këto konferenca shtypi të spërkatura me ujë trëndafili , duke shtyrë ditët nëpër fushata elektorale absurde . I quaj absurde , sepse në vënd , që në fshatin shqiptar të zhvillohej një gjyq real ndaj fajtorve , imponohen situata banale euforike . Situata e kolapsit bujqësor duhet t’i neneshtrohet një gjykimi të pa varur , për të piketuar një të arthme të sigurtë bujqësore , duke aplikuar platformën kosovare të zhvillimit bujqësor .
Illo Foto / Studjus.