Drejtimi i RTSH, miratohet nisja e procedurës për plotësimin e vendeve

redaktor

Komisioni i Edukimit dhe Medias miratoi sot nisjen e procedurave për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, Alfred Peza,i cili drejtoi këtë mbledhje të radhës, “Mandatet e anëtarëve të Këshillit të RTSH kanë përfunduar. Në këto kushte ka vakancë për të gjithë anëtarët e tij. Do të jenë 40 kandidatura për 10 vende vakante”, tha ai.  Gjithashtu Peza infrormoi se, “do të ketë tryezë për të konsultuar kandidatët me të gjithë aktorët dhe Komisioni i medias fton të gjitha shoqatat të sjellin kandidatët për anëtar dhe kryetar”.

Ndërkohë nga Këshilli Drejtues i RTSH do të zgjidhet më pas dhe drejtori i Radio Televizionit Shqiptar.  Më miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm të Komisionit të medias, u morërn 2 vendime për shpalljen e vendeve vakante. Në mbështetje të Nenit 94, pika 2 të ligjit “Për Median Audiovizuale”, shpallen 10 vende vakante për anëtarët e KD të RTSH. Ndërkohë në mbështetje të Nenit 95, pika 2 të po këtij ligji, shpallet vendi vakant për Kryetarin e KD të RTSH.  Ndërsa diskutimet vendimet mbi Autoritetin e Mediave e Audiovizuale AMA, do të zhvillohen në mbledhjen e rradhës së Komisionit.

Edhe në këtë mbledhje opozita nuk ishte e pranishme, duke vazhduar bojkotin e punimeve parlamentare.

Share This Article
8 Comments
  • TVSH eshte kthyer ne tv privat te kafshes qe po ngordh.Pastrim dhe gjelberim deri tek pllakat e koridoreve,pa meshire.

  • Do të ishte mé e arsyeshme që në këtë lajm të jepeshin jo sasia e vendeve vakant pë kêshillin drejtues te rtsh por standartet për çdo vend vakant. Këto po u mungojne emërimeve té sotme dhe ndodh që në tv publik të vene ca figura që s’kanë asnjë lloj cv-je,madje që nuk kane shkruar asnje faqe në karierën e tyre! Sa për mungesën e opozitës kjo shpjegohet me atë se nuk kane marë urdhër nga saliu për të vajtur. Ju duhet t’i drejtoheni saliut që t’ju japë lejë?

  • 90% e punonjesve te TVSH jane te paafte,e kalojne kohen neper kafene dhe dredhin zinxhirin.Te rinjte jane krejt te paformuar dhe te futur me miqesi ose partiake.Nje aparat burokratik tejet i fryre, paisjet jashte standardeve te kohes,Struktura programore anakronike dhe e ndertuar ne baze te interesit dhe menyres si te vidhet me shume.Emisione si te M.Oktroves, E.Demit,A.Bales etj s’kane shikueshmeri,ndersa drejtuesve u intereson vetem sa fitojne ma ane te tyre Duhet nje tansformim rrenjesor qe te behet nje TV konkurrente ne tregun mediatik.Abuzimet nga drejtuesit kryesore jane kolosale, dhe duhet nje hetim i mire per te pare vjedhjet.

  • Jo te gjithe punonjesit jane te te njejtit nivel, ka dhe punonjes te mrekullueshem ne TVSH, te cilet kane mbijetuar me drejtore te paafte, demode dhe te fryre si Oktrova!

  • Te jete TV Publik e te katandiset per t’ i bere hosana nje partie, kjo eshte e pafalshme. RTSH tere keto vite nuk ka patur shikueshmeri, ndaj njerezit e thjeshte u jane drejtuar mediave televizive e te shkruara ku njerezit hallexhinj gjejne veten e tyre.
    Tere keto vite e kam hapur vetem per te pare ndeshjet e Kombtares se futbollit. Atje duhet pastrim rrenjesor, sepse u abuzua ne ekstrem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *