Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se në asnjë burg në vend nuk rezulton ndonjë i dënuar me leje shpërblyese.
Në deklaratë shkruhet: “Për të parandaluar fenomene të së kaluarës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve (më datë 07.06.2019, nr. 5211) është vendosur pezullimi i të gjitha lejeve shpërblyese për të gjithë të dënuarit, deri në një urdhër të dytë.
Sot në datë 21 Qershor, Ministria e Drejtësisë me të gjitha strukturat e saj SHKBB dhe ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë kryer hetime dhe verifikime dhe nuk rezulton asnjë i dënuar me leje shpërblyese, jo vetëm për IEVP Fier por në të gjithë IEVP-të në vend”, deklaron Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Në deklaratë theksohet edhe se “bazuar në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë dhe planit të masave të Drejtorit të Përgjithshëm, si pasojë e zbatimit të regjimit të posaçëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve, janë marrë masa shtesë për sigurinë në sistemin penitenciar”.
e.ll./dita

O ju dhjefsha “penitenjcjarin” tuaj,po gjuha shqipe e ka fjalen e saj,nuk i ka flutturuar.
Keshtu ndodh kur Llumi Proletariatit behet me gjuhe te huaj,por jo me kulture.
Pastaj vlojne,fashizmi,nazizmi,kuislinget,tradhetaret,..
I ka pushtuar fashizmi,greqizmi,nazizmi,anglizmi,pa pasur nevoje te shtije me top.