11 të arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Është ky rezultati pas kontrolleve në fundjave nga policia rrugore, që janë zhvilluar në kryeqytet.
Efektivët e rrugores ishin vendosur në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të Tiranës duke përdorur Dragerat dhe Radarin. Një drejtues tjetër është arrestuar pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë.
Gjithashtu 56 leje drejtimi janë pezulluar, nga këto: 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet; 29 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur; 2 leje drejtimi të pezulluara për kalim të afatit. Nga ana tjetër 64 drejtues janë dërguar për komision, dhe janë marrë 19 masa administrative.
