Drejtonte makinën i dehur, përplas çfarë i del përpara

anazapta

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Mësohet se mjeti i drejtuar nga Ervin Aliaj ka goditur një semafor, një shtyllë dhe dy automjete të tjera, në afërsi të pallatit me shigjeta. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve të para tha se dyshon se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *