Anna Wintour është një ndër figurat më të rëndësishme të botës së modës.
Ajo ka qëndruar në postin e drejtoreshës së revistës ‘Vogue’ që prej vitit 1988.
Thashethemet e kohëve të fundit vërviten rreth faktit se Anna do të largohet nga ‘Vogue’ pas dasmës së vajzës së saj Bee Shaffer, e cila do të martohet në fund të korrikut të këtij viti.
Mediat e huaja kanë shtuar se ajo do të bëjë edhe kopertinën e shtatorit e më pas do të largohet në heshtje.
Zëvendësuesit e saj mendohen se mund të jenë Edward Enninful ose Eva Chen, figura mjaft të njohura në revistat e modës.
Gjithsesi, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar mbi këtë çështje.
s.a/dita
