Pas kritikave të ashpra ndaj kursit të tyre bashkëdrejtuesit e Deutsche Bank, Jürgen Fitschen dhe Anshu Jain njoftuan papritur dorëheqjen. Jain do të largohet që më 30 qershor 2015, kurse Fitschen pas mbledhjes së përgjithshme të aksionerëve në maj 2016.
Anëtar i bordit John Cryan (54) u emërua që nga 1 korriku 2015 si bashkëdrejtor ekzekutiv i Deutsche Bank. Pas dorëheqes së Fitschen, Cryan do të jetë drejtori i përgjithshëm i vetëm i Deutsche Bank.
Britaniku Cryan është që prej vitit 2013 Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Deutsche Bank si dhe Kryetar i Komitetit të Auditimit. Ai është gjithashtu anëtar i Komitetit të Riskut. Me emërimin e tij si bashkëkryetar i bordit ai do të japë dorëheqjen nga posti i tij si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës.
Bordi mbikëqyrës i kërkoi Jain të qëndrojë deri në janar 2016 si këshilltar për bankën. Fitschen do të garantojë mbarëvajtjen e periudhës kalimtare dhe do të qëndrojë në detryë deri në fund të mbledhjes së përgjithshme më 19 maj 2016.
Në kritikë prej vitesh
Procese gjyqësore me shpenzime në miliarda, një e kaluar e palavdishme dhe një zhvillim i dobët i çmimit të aksioneve.
Dyshja Jain-Fitschen ka vite që është në fokus të kritikave. Në mbledhjen e përgjithshme të këtij viti ata e pranuan edhe vetë se që nga qershori 2012 puna e tyre e deritanishme nuk ishte një histori e vërtetë suksesi.
Aksionarët nuk i bindi qëndrimi i tyre. Ata u treguan dy drejtuesve kartën e verdhë: Jain dhe Fitschen u liruan nga detyra vetëm me 61 për qind të votave.
Zakonisht në raste të tilla janë të zakonshme të pakten 90 përqind apo më tepër. Por kjo nuk kishte pasojat direkte, sepse vetëm këshilli mbikqyrës mund të vendosë për shkarkimin e anëtarëve të bordit.

Eh,ku jemi ne e ku eshte evropa!
Fullani jone nuk me kujtohet te kete dhane doreheqje per nje kritike,e lere ma per nje veper kriminale!
bote vendosen njerze te afte dhe me personalitet dhee kuptojne qe forca e tyre ne bashkpunim me kredei marsit kaq qene e pa sukseseshme dhe keto maredhenie nuk gjejne rrugen e permirimit japin doreheqje dhe nuk behen pjese e servilizmit te kupoles politike dhe shteterore se personaliteti ityre dhe ndeshkimi ligjore eshte isigurte kurse tek neve e kunderta kur ke dene efekte negative te drejtimi tende nuk pagun per pasoja qe ke shkaktuare por vlersohes deri ne detyrim se haracet i paguajne varesit e tu ti del i palagur duke qene ne uje dhe ke mesuar si notohet qe heren e dyte te dalesh jo vetem i palagur por dhe i veshur me iminitet ne rangun e deputetit si zoti medi bashaq e shume te tjere