Pas urdhërit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, 35 drejtorët e Hipotekave kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet.
Burime nga Drejtoria Qendrore e Hipotekave bëjnë të ditur për Tv Klan se thuajse të gjithë i kanë paraqitur aktet e largimit vullnetar nga detyra.
Kryeministri u kërkoi publikisht të largohen nga postet, për shkak të performancës së dobët në përgjigjet për shqetësimet e qytetarëve, në regjistrimet e pasurive.
Kreu i Qeverisë tha se zvarritja e punës ishte pasojë e mosnjohjes se ligjit, mungesës së arsimit apo për arsye korruptive.
Zyra e Hipotekave është një prej institucioneve më të kritikuar nga Kryeministri. Kritika ka pasur edhe ndaj Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ku edhe aty kanë nisur dorëheqjet në radhët e drejtuesve.
Ministria e Financave konfirmoi për Tv Klan dorëheqjen e 4 zyrtarëve të lartë të Tatimeve, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor dhe 3 Drejtorëve Rajonal të Hetimit, në Tiranë, Fier dhe Shkodër.

Ore ate Mariel Muratin drejtorin e AUIZNIT ne Sarande kur do ta heqi Rama. Ka mbushur these me dollar dhe ka rrjepur mire popullin per lejen e legalizimit
Mos te kan q… motren o pler qe miresh me akuza dhe shpifje…
Jo vetem doreheqje por edhe kontroll, konfiskim pasurie dhe ndjekje penale nese vertetohet se jane vene me ane te korrupsionit.
T’u jepet nje mesim i mire atyre qe mendojme se ne shtet pasurohesh padrejtesisht
REVOLUCIONI POPULLOR.
Problemi nuk qëndron dhe aq tek drejtorat sesa tek ato nënpunëset e vogla që grabisin si piranja gjynafqarët që kanë nevojë për vërtetimet e pronësisë, ca regjistruese të tipit Lediana Bardhi. Ndaj duhet shkundur me themel tapeti hipotekor që të largohen dhe çimkat e rriqnat e zyrave hipotekore
Problemi nuk qëndron dhe aq tek drejtorat sesa tek ato nënpunëset e vogla që grabisin si piranja gjynafqarët që kanë nevojë për vërtetimet e pronësisë, ca regjistruese të tipit Lediana Bardhi e cila për të alsifikuar një dokument pronësie të merr 5-6 mijë euro. Ndaj duhet shkundur me themel tapeti hipotekor që të largohen dhe çimkat e rriqnat e zyrave hipotekore
Mor po…mire behet qe te hiqen keta se nuk besoj te gjesh ndonje te pa korruptuar, por kur do veproje ligji dhe jo “Maliqi”? Se nga ligji mund te “haje” edhe “Maliqi”.
Mos te kan q… motren o pler qe miresh me akuza dhe shpifje…