Tashmë në Drejtorinë e Përgjithshme të Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor nuk punon askush.
Të gjithë janë në fushatë, që kur drejtoresha Elvana Hana, u caktua si kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë.
Edhe pse është mëngjes, të gjithë drejtorët duhet të shkojnë pas drejtoreshës Hana, për të bërë rolin e popullit në takimet e Hanës, në kundërshtim me ligjin.
Një skandal të tillë e dokumenton kjo video ku shihen një grusht drejtorësh që shoqërojnë mbesën e Familjes në takimet e saj.
Video e denoncimit është sjellë në gazetën Tema së bashku me emrat e drejtorëve që shfaqen në të.
Kështu, në krah të Elvana Hanës është Alvona Tahiraj, Drejtoreshë e Personelit, mbesë e kryeministrit Sali Berisha; Bajram Caka, Drejtori Ekonomik; Pjerin Kodracaj, Drejtori i Kontrollit të Farmacive, ose siç njihet ndryshe me emrin ‘taksidari’ nga farmacistët; Gazmend Koduzi, Drejtor i Drejtorisë së Mjekut; Naun Sinani, këshilltar i Elvana Hanës dhe natyrisht shoferi i saj, Zoi Gjeku.
Në këtë mënyrë, Hana, e akuzuar me fakte nga gazeta Tema për një rrjet nepotizmi dhe korrupsioni në këtë institucion, po përdor jo vetëm makinat, por edhe çdo burim, përfshi atë njerëzor, në funksion të fushatës së saj./tema
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=qlV5XUPwjI4

…Një pyetje kisha.
.”Po ligji a nuk e ndalon fushatën elektorale me mjetet e shtetit? Nuk tha kryeministri dv.para një jave se ndalohet fushata me mjetet shtetërore? Po ligji nuk thotë që deputetët duhet të dorëhiqen nga detyrat funksionale shtetërore kur hyjnë në fushatë?…
ME ZURI KOKA
Prejin Kodracaj eshte nje letyre neveritese me 2 personalitete-servil lart dhe mizor poshte, dora e fshehte e ryshfeteve dhe shantazheve te Hanes, ki eshte personazhi me negativ i farmaceutikes qe nga viti 1912.Cudi – qenka rilindur.