Drejtorët e shkollave në Shkodër mes dy kërkesave, cilën të zbatojnë?!

Elena Tase

Bashkia e Shkodrës u ka bërë kërkesë shkollave në njësitë administrative të bashkisë dhe Drejtorisë  Rajonale të Arsimit ku i kërkon që objektet e shkollave të mos aksesohen nga persona apo institucione të paautorizuar nga Bashkia.

Por pas bashkisë, Ministria e Arsimit u është drejtuar me një shkresë drejtorëve të shkollave ku u kërkon të sigurojnë materialet zgjedhore dhe të vënë në dispozicion objektet për qendra votimi.

Drejtuesit e këtyre institucioneve në Shkodër nuk dijnë kujt ti referohen në këtë rast për zbatimin e ligjit, bashkisë që ka në administrim shkollat apo Ministrisë

Mësohet se në Shkodër të gjitha institucioneve në varësi të bashkisë, drejtuesve u janë marrë çelësat prej 2 ditësh, duke i kyçur godinat si teatri “Migjeni”, shkollat dhe KZAZ-të.

Sipas burimeve  çelësat janë në administrim të titullarëve të bashkisë.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *