Drejtori i Agon Channel Italia dorëhiqet vetëm 15 ditë pas startit

redaktor

Huffington Post në gjuhën italiane raporton se gazetari i njohur italian Antonio Caprarica është dorëhequr nga detyra e drejtorit të lajmeve në Agon Channel Italia vetëm 15 ditë pas daljes në transmetim të këtij kanali.

Caprarica ka deklaruar se editori nuk garanton as instrumentat bazikë për të prodhuar lajme – shkruan HP.

Bëra të pamundurën për të realizuar daljen në transmetim të lajmeve të Agon News – thotë Caprarica -, plot 10 edicione në ditë, program mëngjesi dhe thellime të përditshme nga “Times Square”, 5 emisione në javë në pjesën e dytë të mbrëmjes, tre të drejtuara nga unë. Gjithçka me vetëm 9 redaktorë. Dhe kaq. Asnjë producent, asnjë autor, as sekretari telefonike për redaksinë, një aparat telefonik për të gjithë. Një lloj mrekullie autentike që nuk vazhdon dot më duke vazhduar shtrydhjen e bashkëpunëtorëve siç është bërë deri tani.

Gazetari thotë se ka tentuar disa herë të flasë me Beketin pa asnjë rezultat.

Në këto kushte, historia dhe dinjiteti im professional dhe mbi të gjitha përgjegjësia ndaj publikut më detyron të jap dorëheqjen nga Agon Channel, duke ruajtur të drejtën e aksioneve ligjore në mbrojtje të imazhit tim – thotë Caprarica

Caprarica, Bechetti dhe Simona Ventura
Caprarica, Bechetti dhe Simona Ventura

E menjëhershme replika e Agon Channel Italia:

Redaksia e Agon Channel, është e befasuar jo aq nga dorëheqja e Antonio Caprarica, se nga deklarimet e tij. Hedhim poshtë me vendosmëri çdo tentativë për të denigruar projektin televiziv të editorit Francesco Becchetti. Kërkesat e drejtorit jo vetëm janë dëgjuar por edhe plotësuar. Editori e ka ftuar shpesh të punësojë kolegë për të kompletuar organikën… Përshkrimi që Caprarica u bën ambjenteve tona të punës është folkloristic për të mos thënë grotesk. Në këtë pikë sfida jonë bëhet edhe më stimuluese  – thuhet ndër të tjera në replikën, e cila bashkë me deklarimet e Caprarica mund të lexohet këtu në italisht:

http://www.huffingtonpost.it/2014/12/16/antonio-caprarica-lascia-agon-channel_n_6333160.html?ref=fbph

Disa ditë më parë një nga pionieret e këtij ekrani (filiali-Shqipëri), Anjeza Maja dha gjithashtu dorëheqjen.

Përktheu për DITA / J.M.

Share This Article
5 Comments
  • Po poooo se do mbuloje dhe departamentin e burimeve tuaja njerezore zotrria duke punesuar kolege….pa lidhje dhe aspak etike.

  • Shtrydhjen e ka mesuar ne shqiperi zoteria..po ne shqiperi s’ka asnje drejtor apo kryeredaktor lajmesh qe te reagoje si ky italiani qe dha doreheqjen, se jane pa dinjitet dhe servila te pronareve.

  • pronari thote shtrydhi e servilat shtrydhin njerezit dhe cilesine e nxjerrin cope-cope. nje shembull per tu marre rasti i Caprarica, qe shqiptaret e prapambetur nuk e njohin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *