Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon pavarësisht mungesës së një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore, Adrian Bylyku, njëherësh pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen me Greqinë zbulon se gjatë kësaj periudhe kontaktet me palën greke kanë qenë në nivel teknik.
Ardian Bylyku, drejtor ekzekutiv i AKBN: “Besoj që nuk komplikon shumë pjesën e kërkim-zbulimit për arsye se edhe me kolegët grekë ne jemi duke shkëmbyer të dhëna. Mendoj që gjërat duan momentin e tyre. Kemi një basghkëpunim shumë të mirë me kolegët grekë, ashtu sië kemi dhe me pjesën e Malit të Zi. Janë elemente, të cilat zgjidhen nëpërmjet kontratave, ka disa klauzaola që japin mundësinë e bashkëpunimit.
Mendoj që pjesa e dakordësimit nga pikëpamja “politike” ose “gjeopolitike e kufijve është një element që shkon përtej gjeologjisë, por unë mendoj që kjo nuk do ta pengojë pjesën e zhvillimit të kërkimit në sektorin e hidrokarburit.”
Për kërkimet në detin Jon dhe specifikisht në bllokun 5, shteti shqiptar thotë Bylyku do të ketë ndihmën e partnerëve amerikanë që do të asistojnë në përgatitjen e legjislacionit të ri për kërkimet hidrokarbure.
Ardian Bylyku, drejtor ekzekutiv i AKBN: “Mbetet me interes blloku Joni 5 në pjesën offshore dhe në pjesën onshore. Pra interesi për kërkim-zbulim në Shqipëri mbetet i lartë, por nga ana tjetër do të jetë dhe sipas rezultateve që do të paraqesin kompanitë nën asistencën e Deloite-it mbështetur nga Departamenti i Shtetit ne do të fillojmë përgatitjen për legjislacionin e kërkimit në det, i cili hap një perspektivë tjetër për kërkim-zbulimin e hidrokarbureve në Shqipëri.”
Bylyku sqaron se të njëjtin bashkëpunim si me palën greke shteti shqiptar ka edhe me Malin e Zi në fushën e kërkimit të hidrokarbureve.
o.p / dita

Në Tiranë është zbuluar hileja greke për detin. Dhe kjo hile qëndron në faktin se Greqia, më saktë aktorë politikë në të po kërkojnë deklarimin e 12 miljeve detare det territorial. Sipas asaj që është zbuluar në Tiranë, ky deklarim nuk rregullohet nga Konventa e Detit, pasi ekspertë pa emër kanë bërë të ditur se 12 miljet nuk zbatohet për shtetin arqipelagor. Pra Greqia nuk ka të drejtën e 12 miljeve nëse do të marrë si pikë nisjeje një ishull në veriperëndim të Korfuzit, sepse kështu thonë në Tiranë, vend ku janë zbuluar edhe interesat e Greqisë për këtë marifet. Me 12 miljet zgjerim, Athina synon të fusë nën hegjemoninë e vet gasjellësin EastMed, në mënyrë që të shmangë kalimin e tij në territor detar shqiptar.
Këto janë patjetër çështje ekspertësh të cilët në Shqipëri mungojnë, por edhe kur janë nuk flasin. Mirëpo nëse i hedh një sy të thjeshtë hartës, vëren me sy të lirë se Greqia është një vend kyç, jetik madje për gasjellësin në fjalë, për të cilin po investohen edhe fuqi si SHBA. Sepse thuajse 90% e gjurmës së këtij gazjellësi kalon në hapësirë detare ose tokësore greke dhe pika fundore e tij kalon në detin Jon duke terminuar në Otranto.
Nëse sheh hartën sërish, vëren se gjurma fundore e gazsjellësit e lë Korfuzin në lindje dhe devijon në det të hapur drejt gregut Italian. Po kështu në lindje lihet edhe ishulli Othonoi që konsiderohet si thembra e Akilit e hilesë greke. Kujtojmë se ishulli Othonoi ndohet 20.3 milje detare nga Spileja e Himarës, që është rreth 8 milje më shumë se 12 miljet e bregdetit shqiptar. Nëse do të konsiderojmë ngushticë distancën në fjalë, Shqipërisë dhe Greqisë u duhet të ndjekin parimin e vijës së mesme që shkon diku te 10 milje detare dhe as që e prek fare gjurmën e gazsjellësit në fjalë.
Nuk ka asnjë mendje normale që të shikojë ujëra territoriale shqiptare në perëndim të Othonoit dhe këtu as Zona Ekskluzive Ekonomike nuk hyn në lojë. Më tej akoma, Shqipëria dhe Greqia bashkëndajnë gjurmën e gazsjellësit TAP që kalon në të dy vendet dhe praktika e ndërtimit të tij është shumë e mirë.
Aspekti tjetër i kësaj çështjeje është heshtja e shtetit shqiptar në kontekstin e këtyre zhvillimeve. Shqipëria ka ndarë me Italinë shelfin Kontinental, por jo Zonën Ekskluzive Ekonomike. Me Greqinë nuk ka një marrëveshje, por negociata që nuk dihet sesa do të zgjasin. Nuk ka ndonjë njoftim, nëse qeveria shqiptare ka bërë ndonjë notë, shprehje interesi për gazsjellësin në fjalë, i cili sipas ministrit të Jashtëm grek po kundërshtohet në Itali.
Në një intervistë të djeshme për “Open Tv”, Dendias thotë se mungesa e Italisë në nënshkrimin e projektit më 2 janar lidhet me reagimin e komuniteteve lokale që kundërshtojnë për arsye mjedisore pasi në Otranto, më saktë Pulia, terminojnë dy gazsjellës: TAP dhe EastMed. Është e qartë dhe kuptohet se në kuadër të këtyre dy projekteve rëndësia e Italisë dhe Greqisë për politikën energjetike të Europës rritet ndjeshëm, por nëse krahasojmë prurjet e të dyve ato nuk afektojnë njëri-tjetrin.
EastMed ka një prurje prej 20 miliardë metra kub gaz në vit – parashikimi – TAP që u negociua nga qeveria Berisha ka kapacitet fillestar 10 miliardë metra kub në vit me mundësinë e zgjerimit drejt 20 miliardë metra kub në vit, ndërkohë që parashikon zhvillimin e një rezerve nëntokësore në Shqipëri me kapacitet 8.5 miliardë metra kub gaz.
Nevojat e Europës në vitin 2030, pra kur eventualisht të dy gazsjellësit do të jenë me gjasë në punë do të shkojnë në 100 miliardë metra kub, duke lënë në treg vendin bosh për edhe 60 miliardë metra kub gaz.
Po të marrim në konsideratë faktin se Turqia e tanishme po ndryshon politikë dhe po kthehet në një rival për Europën, është e logjikshme të hamendësohet se EastMed që nuk kalon në hapësirë turke të jetë më me interes strategjik për kontinentin. Mjafton sjellja e Rusisë me gazin vite më parë për të kuptuar se të gjithë duan pavarësinë energjetike sa më shumë të jetë e mundur. Ndaj e vënë në kontekstin e një politike europiane, EastMed dhe politika detare e Greqisë në Jon nuk ka asnjë kundërshtim. Në të kundërt do të ishte Italia ajo që do të dilte hapur si fuqi e madhe rajonale dhe detare.
KOMPLIMENTE!
Nga ky koment kam marrë më shumë informacione,TË sakta, se të gjitha zhgaravinat që na servirin qeveritarët e çdo ngjyre apo llafollogët gdhënj “anal istë”.
Pa pike hezitimi deklarojne se Shqiperia eshte ne shitje. Territori i Shqiperise eshte ne shitje. Kjo e shprehur me “negociatat greke”.
Shqiptaret nuk paskan cipe ne fytyre, por nje cope mut
Vetem debilet e albanistanit halla nuk e kane kuptuar se qillimi i marreveshjes per detin ishte pervetsimi nga grekija e pjeses ku do kaloje ato tubacionet e gazin greki israel itali..
Prandaj sotosi eshte aq present ne Shqiperi, deri te behet kjo nga atdhesitese!
KOMPLIMENTE!
Nga ky koment kam marrë më shumë informacione,TË sakta, se të gjitha zhgaravinat që na servirin qeveritarët e çdo ngjyre apo llafollogët gdhënj “anal istë”.