Drejtori i Burgjeve: S’do të ketë amnisti për festat e fundvitit

redaktor

Nuk do të ketë amnisti për të paraburgosurit dhe dënuarit këtë vit.

Pavarësisht kërkesave të të dënuarve që ndodhen në burgje dhe problemit shqetësues të mbipopullimit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve thotë se nuk do të ketë amnisti për festat e fundvitit.

Për të lehtësuar mbipopullimin e theksuar tashmë në burgje, ku brenda hekurave ndodhen rreth 1700 persona mbi kapacitetin e lejuar.

Si dhe për të krijuar sado pak hapësira në paraburgimet e Tiranës, burgjet kanë transferuar të gjithë femrat që ndodheshin në paraburgimit “Jordan Misja” pranë burgut të grave në “Ali Demi”. Ky burg do të ketë brenda murit rrethues vetëm femra.

Ndërkohë mesditën e së enjtes, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u nënshkrua një memorandum mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe institucionit të Shërbimit të Provës, për të informuar të dënuarit për masat alternative të dënimit, përveç asaj të izolimit në burg./ABC

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *