Drejtori i Byrosë do t’i nënshtrohet makinerisë së të vërtetës

redaktor

Drejtori që do të emërohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të duhet që t’i nënshtrohet kontrollit me poligraf të tërësisë morale dhe motivimit.

Kjo është një pajisje që përdoret në shumë pak raste në vendin tonë, dhe më konkretisht veç nga shërbimet sekrete.

Poligrafi është një instrument, i cili përdoret për të zbuluar të vërtetën, bazuar në pyetje, duke e cilësuar atë ndryshe, pra edhe si “makina e së vërtetës”.

Poligrafi përdoret në sektorin shtetëror dhe në sektorin privat.

Ai gjen përdorim në organet kompetente shtetërore në zbulimin e krimeve të ndryshme, gjatë hetimit penal, në testime të ndryshme për të zbuluar korrupsionin e të gjitha niveleve, etj.

Në sektorin privat është përdorur për të zbuluar vjedhje të përmasave të ndryshme, sikurse edhe në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me shitjen e informacioneve, e cila shkatërron konkurrencën e lirë.

Vendi ku poligrafi gjen përdorimin më të gjerë sot në botë është SHBA-ja.

Poligrafi u përdor në vitet 1933 nga FBI-ja në luftën kundër mafies dhe në hetimet penale, sikurse edhe për zbulimin e spiunazhit.

Në vitin 1949 u lejua të pranohej për përdorim edhe nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA.

Vende të tjera, të cilat e përdorin poligrafin janë: Izraeli, Rusia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, disa vende të Europës Lindore dhe Amerikës Jugore.

Testi poligraf është më shumë se 90% korrekt dhe i saktë, dhe në disa situata është 100% i saktë./DITA

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • a ka njeri që e beson këtë makinë??
    kjo është një makinë tregon të vërtetën sa dhe dora mbi bibël a kuran!!
    e beson vetëm ai që do ta besojë!!

  • Persa lexova u binda!
    Asht ma e domosdoshme venia ne perdorim nji minut e ma pare te kesaj makinerie ne vendi tone.
    Agjenturat Greko – Serbe per 25 vjet demokraci berishiste kane mbushur si fare hithrash cdo institucion te shtetit tone me agjenta ne sherbim te tyre.Kryeagjenti mbetet dora vet Berisha.Ky asht strumbullari qe kundershton cdo insiative pozitive ne sherbim te vendit e ne vecanti te kundershtoj inisiativen e diplomacis Amerikane dhe ate Europiane per ngritjen e BKH me teknologji makinerine qe gezojne edhe shume shtete te tjera.

  • “Testi poligraf është më shumë se 90% korrekt dhe i saktë, dhe në disa situata është 100% i saktë./DITA”
    çfaaaaaaaaaaaaar?
    o ju martë muti shalët juve që e keni shkruar atyre që e kanë propozuar dhe nja dy komnetuesve që e kanë komnetuar!!
    poligrafi nuk ka asnjë llojë vlere!!ai mund të mashtrohet fare thjeshtë!!MH shko në internet dhe shiko se si mund të mashtrohet poligrafi!!
    ka shumë teknika që përdoren gjatë hetimit ndër to është analiza e shprehjes së fytyrës,lëvizjet e trupit dhe si më e sakta dhe më e pazhvilluara tonalitei i zërit!!që të gjitha këto japin shumë më shumë të dhëna për hetim se pordhi grafi!!
    megjithëse japin shumë të dhëna!?
    asnjë prej tyre nuk mund të përdoret për gjykim!!ato mund të përdoren vetëm për të ndjekur rrugë më të sakta në gjetjen e të vërtetës!!
    merr një njeri që e zë paniku në rast pyetjeje nga policia,psh,dhe do të shohësh se pordhigrafi dhitet fare!!ska idiot ta kuptojë më se kush është e vërteta e kush gënjshtra!!
    shumë njerëz e kanë lexuar,parë në skenë o kinema otellon e shekspirit!!nga kjo vepër ka dal një emër shumë i njohur në hetuesi,”gabimi i otellos”(në mos gaboj)!otello pas fryrjes në vesh nga jago filloi të dyshonte se dezi kishte mardhënje me kasion!!vret kasion dhe merr në pyetje dezin!!i thotë se ai e di që ajo e tradhëton me kasion,ajo nuk pranon dhe i thotë se mund të pyesë kasion vetë!!ai thotë se e ka vrarë!dezi fillon e qan!otello i thotë se ti po qan për dashnorin,por në të vërtetë dezi qante sepse nuk kishte më asnjë mundësi për të vërtetuar pafajsinë e saj!!
    shpesh thuhet se njeriu kur ka duart e djersitura,kur nuk është i qetë,kur i merret goja e shumë raste të tjera,është fajtor!jo gjithnjë!!një njeri që ka emocione dhe ka frikë se nuk do të kuptohet ose do të keqinterpretohet sjellja e tij fillon e bën gabime dhe kur është i ndershëm!!duke qënë nën presion për të mos gabuar!’
    gabon më shumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *