Ish-ministri i Jashtëm peruan, Manuel Augusto Blacker Miller ka hyrë në Shqipëri me vizë. Ky është konfirmimi që Gazeta Shqiptare ka mundur të marrë nga drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Shqipëri, Pëllumb Nako.
Në një intervistë për GSH, Nako thotë se “e vetmja gjë që mund të konfirmojë ai me siguri, është fakti se Miller ka hyrë në Shqipëri me vizë dhe jo në mënyrë ilegale”. Ndërsa lidhur me vlefshmërinë e pasaportës së Millerit, Nako thotë se “ka kaluar kohë dhe nuk e mbaj mend nëse pasaporta e ish-ministrit peruan është e vlefshme apo e pavlefshme”.
Mediat peruane shkruan disa ditë më parë se ish-ministri i Jashtëm, Miller, ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet SHBA-së, me një pasaportë që rezultonte e pavlefshme prej kohësh.